Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Vendime tė miratuara nė mbledhjen e qeverisė
 

 

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u moren në shqyrtim dhe u miratuan vendime të rëndësishme, si më poshtë:

 

V E N D I M

 

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN     FINANCIAR, 2002

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar, 2002”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

 

P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR, 2002

 

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I :

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar, 2002, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij projektligji.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

 

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2010-2012

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 25, të ligjit nr.9936,                  datë 26.6.2008, Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë», me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2010-2012, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në «Fletoren zyrtare ».

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.808, DATË 4.12.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E LEJEVE TË MANOVRIMIT PËRDORUESVE TË MAKINERIVE TË RËNDA TË NDËRTIMIT”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Në vendimin nr.808, datë 4.12.2003, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:

 

1.      Fjalët “leje manovrimi” zëvendësohen me “dëshmi aftësie”.

 

2.     Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“3.  a)  Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shfrytëzimit të Transportit Rrugor të ngrihet komisioni i posaçëm për dhënien e dëshmisë  së aftësisë, për përdoruesit e makinerive të rënda të ndërtimit.

b)     Kushtet dhe kriteret për dhënien e dëshmisë së aftësisë përdoruesve të makinerive të rënda të ndërtimit, si dhe disiplinimi i përdorimit të makinerive të ndërtimit përcaktohen në rregulloren, që do të hartohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, dhe do të miratohet nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.”.

 

c)     Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“4.  Kurset teorike e praktike, për përgatitjen e manovratorëve të makinerive të rënda të ndërtimit të zhvillohen nga subjektet juridike private, që plotësojnë kushtet e parashikuara në rregulloren e përmendur në shkronjën “b”, të pikës 3, të këtij vendimi.”.

 

d)     Pikat 2 e 5 shfuqizohen.

 

e)     Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“7. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.”.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1712,

DATË 24.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN ME QIRA OSE ENFITEOZË TË PASURIVE SHTETËRORE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të aktit normativ nr.4,           datë  9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, dhe të neneve 784 e 801, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Në vendimin nr.1712, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime :

 

1.     Pas shkronjës “ç”, të pikës 5, të kreut I, “Pasuritë shtetërore, që jepen me qira ose enfiteozë, kriteret e konkurrimit, e drejta, kompetencat dhe afatet”, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje :

 

“d) Dhënia me qira e objekteve shtetërore, për ndërmarrjet, shoqëritë tregtare apo institucionet shtetërore.”.

 

2.      fund të shkronjës “a”, të pikës 6, të  kreut I, “Pasuritë shtetërore, që jepen me qira ose enfiteozë, kriteret e konkurrimit, e drejta, kompetencat dhe afatet”, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

 

 “Ndërmarrjeve, shoqërive apo institucioneve shtetërore u ndalohet të japin me qira truall të lirë, deri në 200 (dyqind) m2. Për dhënien me qira mbi 1 vit, por jo më shumë se 5 vjet, ndërmarrja, shoqëria apo institucioni shtetëror merr miratimin e organit të varësisë administrative.”.

 

3.     Shkronja “ç”, e pikës 1, të kreut II, “Procedurat e dhënies me qira ose enfiteozë të pasurisë shtetërore”, ndryshohet, si më poshtë vijon :

 

“ ç) Genplanin e objektit, ku të jetë shënuar sipërfaqja e truallit, gjithsej, sipërfaqja e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqja e truallit të lirë funksional (jo nën ndërtesë), të konfirmuar nga prefektura, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, dhe nga drejtori i ndërmarrjes, shoqërisë apo institucionit shtetëror.”.

 

4.     Pika 2, e kreut  III, “Përcaktimi i tarifës dysheme për pasuritë shtetërore, që jepen me qira ose enfiteozë”, ndryshohet, si më poshtë vijon :

 

“2.  Për makineritë, pajisjet, linjat teknologjike, galeritë minerare, etj., vlera e qirasë vjetore llogaritet sipas VAM-it (vlerës aktuale minimale), të llogaritur si vlera fillestare e kontabilizuar, duke zbritur amortizimin në vite mbështetur në vendimin nr.401, datë 23.10.1989, të Këshillit të Ministrave, shumëzuar me indeksin e muajit përkatës, të publikuar nga INSTAT-i. Në rastin kur makineritë, pajisjet, linjat teknologjike e galeritë minerare janë të amortizuara, llogaritja e qirasë vjetore të bëhet sipas VAM-it, të përcaktuar nga eksperti vlerësues dhe të miratuar nga komisioni vlerësues i ndërmarrjeve, pjesëtuar me 10.”.

 

5.     Në fund të pikës 4, të kreut VII, “Vlefshmëria e kontratave”, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje :

 

“Në rast se objektet e dhëna me qira ose enfiteozë janë pjesë e kapitalit të shoqërive shtetërore, ato zbriten nga kapitali i këtyre shoqërive.”.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1638,

DATË 17.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET E VLERËSIMIT TË PRONËS SHTETËRORE, QË PRIVATIZOHET APO TRANSFORMOHET, DHE PËR PROCEDURËN E SHITJES”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 3, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Në vendimin nr.1638, datë 17.12.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime :

 

6.     Në fund të pikës 6, të kapitullit I, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje :

 

“Komisioni i vlerësimit, në këtë rast, kryesohet nga kryetari i degës së shoqërive publike, në prefekturën, ku ndodhet objekti, dhe përbëhet nga ekspertë vlerësues, të licencuar sipas nevojave të procesit të vlerësimit.”.

 

7.     Në pikën 3, të kapitullit II, pas fjalëve “...që do të privatizohet...” shtohen “...ose do të përfshihen në fondin e kompensimit...”.

 

8.     Pika 4, e kapitullit II, ndryshohet , si më poshtë vijon:

 

“4. Komisioni i vlerësimit, pas marrjes së dokumentacionit, i drejton institucionit të prefektit, në territorin e të cilit ndodhet objekti, kërkesën për konfirmim të genplanit, të përgatitur nga ky komision.”.

 

9.     Pika 5, e kapitullit II, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“5.  Institucioni i prefektit konfirmon genplanin e objektit për privatizim në 5 kopje origjinale, duke e nënshkruar dhe vulosur atë, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës dhe më pas ia përcjell degës së shoqërive publike.”.

 

10.   Pas pikës 13, të kapitullit II, shtohen pikat 14 e 15, me këtë përmbajtje :

 

“14. Ekspertët vlerësues të pasurive të paluajtshme hartojnë genplanin përkatës të shoqërive aksionare dhe shoqërive me kapital të përbashkët, të cilat janë në proces vlerësimi për privatizim, kur del i nevojshëm hartimi i një genplani të ri, i ndryshëm nga ai i çastit të themelimit të shoqërisë.

 

15. Shoqëria ia dërgon institucionit të prefektit, ku ka vendndodhjen shoqëria, kërkesën për konfirmim të genplanit, të hartuar nga ekspertët vlerësues përkatës. Institucioni i prefektit, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, konfirmon genplanin e shoqërisë në 5 kopje origjinale, duke e nënshkruar dhe vulosur atë dhe më pas ia përcjell shoqërisë.”.

 

11.   Në fund të shkronjës “a”, të pikës 3, të kapitullit III, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

 

“Dokumentacioni për dhënien e së drejtës së parablerjes për objektin, që privatizohet, për çdo rast, shqyrtohet e konfirmohet me procesverbal të veçantë dhe miratohet nga komisioni i ngritur nga drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes të Pronës Publike.”.

 

 

12.   Pika 14, e kapitullit III, ndryshohet, si më poshtë vijon :

 

“14. Kur sipërfaqja e tokës, pronë e subjektit të shpronësuar, shtrihet në mbi 70 % të sipërfaqes së truallit nën objekt, për objektin, që privatizohet, e drejta e parablerjes shtrihet në të gjithë objektin, nëse pjesa tjetër nuk ka pronarë, në të kundërt, pavarësisht se një pronar apo më shumë bashkëpronarë zotërojnë mbi 70% të sipërfaqes së objektit dhe pjesa tjetër ka pronarë trualli të identifikuar, objekti privatizohet vetëm në bashkëpronësi, me marrëveshje të dokumentuar. Në qoftë se nuk arrihet marrëveshja ndërmjet bashkëpronarëve brenda një afati 30-ditor nga përfundimi i publikimit me afishe, objekti u nënshtrohet procedurave të ankandit dhe    ish-pronarët kompensohen.

 

Në rastet e shpalljes fitues, të ankandit, që zhvillohet për shitjen e objektit të njërit prej ish-pronarëve të truallit, në pagesën e vlerës së truallit zbritet vlera e truallit, që i përket pjesës së tij, e njohur apo e kthyer, me vendim të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve, e vlerësuar me çmimet e hartës së vlerës së truallit.

 

Për rastet kur, për objektin, që privatizohet, ka një pronar apo disa bashkëpronarë, të cilët kanë një marrëveshje të dokumentuar dhe gëzojnë të drejtën e parablerjes, por një pjesë e truallit, sipas genplanit të privatizimit, nuk bie në pronën e ish-pronarëve dhe rezulton e pazënë me objekt të konfirmuar shtetëror, veprohet, si më poshtë vijon :

 

-          Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike ua ofron për blerje bashkëpronarëve, që gëzojnë të drejtën e parablerjes së objekteve.

-          Në rast se ish-pronarët shprehen me shkrim se nuk janë dakord ta blejnë këtë sipërfaqe trualli, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, i dërgon një shkresë, të shoqëruar me kopje të genplanit, Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për përdorimin e kësaj sipërfaqeje për fond kompensimi për ish-pronarët, duke vënë në dijeni edhe Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.”.

 

13.   Paragrafi i parë, i pikës 26, të kapitullit III, ndryshohet, si më poshtë vijon :

 

“Brenda 30 ditëve nga data e zhvillimit të ankandit, blerësi është i detyruar të bëjë pagesën, vetëm me lekë, të pjesës së mbetur, sipas çmimit të arritur në ankand, për objektin dhe  truallin.”.

 

14.   Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

* * *

 

 

V E N D I M

 

PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.818, DATË 29.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, «PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS GOLEM, TË QARKUT TË FIERIT»

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5 e 17, të           ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.     Në listën, që i bashkëlidhet vendimit nr.818, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, nga prona nr.243, sipërfaqja 1 018 (një mijë e tetëmbëdhjetë) m2 t’i kalojë në pronësi komunës Golem, të qarkut të Fierit, si truall dhe sipërfaqe funksionale e ndërtesës, ku ushtron veprimtarinë administrative, sipas formularit 1 dhe planvendosjes, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

2.     Komunës Golem i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.

 

3.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Golem për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR, PËRKATËSISHT, PËR BASHKITË VORË, MEMALIAJ E BERAT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936,     datë 26.6.2008,  « Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë », dhe të neneve 9 e 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, « Për buxhetin e vitit 2009 », me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Dhënien e një shtese fondi, prej 36 500 000 (tridhjetë e gjashtë milionë e pesëqind mijë) lekësh, në buxhetin e vitit 2009, miratuar përkatësisht, bashkitë Vorë, Memaliaj e Berat, si më poshtë vijon: 

 

a)     Bashkisë Vorë, 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për mbulimin  e humbjeve nga mosrealizimi i të ardhurave, si pasojë e mbylljes së bizneseve, shkaktuar nga aksidenti teknologjik, i datës 15.3.2008, në fshatin Gërdec, të kësaj bashkie.

b)     Bashkisë Memaliaj, 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekë, për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, të formës së prerë.

c)     Bashkisë Berat, 8 500 000 (tetë milionë e pesëqind mijë) lekë. Ky fond të përdoret, si më poshtë vijon :

 

i)      5 000 000 (pesë milionë) lekë, për blerje karrigesh dhe pajisjesh për qendrën kulturore «Margarita Tutulani»;

  ii) 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekë, për pastrimin e shtratit të lumit Osum nga aluvionet, në zonën, që ndodhet ndërmjet dy asambleve muzeale «Gorricë» e «Mangalem».

 

2.     Fondi, prej 36 500 000 (tridhjetë e gjashtë milionë e pesëqind mijë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

 

3.     Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme, bashkia Vorë, bashkia Memaliaj dhe bashkia Berat për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.115, DATË 2.2.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2009, NË DISA MINISTRI DHE INSTITUCIONE QENDRORE”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të ligjit nr.7961,            datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Pika 1, e vendimit nr.115, datë 2.2.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore, është 2 629 punonjës, i përcaktuar sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data e miratimit të tij.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

  

 

V E N D I M

 

PËR

 

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.489,             DATË 6.5.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK DHE TË TREGUESVE, MAKROEKONOMIKË E FISKALË, TË RISHIKUAR, PËR PERIUDHËN 2010-2012”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 23 e 27, shkronja “a”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1. Në vendimin nr.489, datë 6.5.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

 

a)     Lidhjet nr.2 e nr.2/1, të përmendura në pikën 1, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

b)     Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:

 

“1/1. Tavanet përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm, 2010-2012, për njësitë e qeverisjes qendrore dhe fondet speciale të tyre, janë përcaktuar në lidhjen nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

2. Vendimi nr.171, datë 19.2.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim dhe shtesë në vendimin nr.21, datë 14.1.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kuadrit makroekonomik dhe të treguesve fiskalë, për periudhën 2010-2012”, shfuqizohet.

 

3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.233, DATË 21.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË RADIOSTACIONIT TË KASHARIT NGA RADIOTELEVIZIONI PUBLIK SHQIPTAR TE MINISTRIA E FINANCAVE DHE PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI RADIOTELEVIZIONIT PUBLIK TË MJEDISEVE TË ATELIESË SË RE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, 10, 11, 13, shkronja “c”, e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Pika 3, e vendimit nr.233, datë 21.2.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“3. Objekti “Atelie e re”, me sipërfaqe të përgjithshme 1 213 (një mijë e dyqind e trembëdhjetë) m2, në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, t’i kalojë në përgjegjësi administrimi Radiotelevizionit Publik Shqiptar.”.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

 

 V E N D I M

 

PËR

 

KOMPENSIMIN NË TË HOLLA TË SUBJEKTIT TË SHPRONËSUAR, AMBASADA FRANCEZE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 14, pika 1,         shkronja “d”, e 17, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936,    datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.     Kompensimin në të holla të subjektit të shpronësuar, ambasada franceze në Republikën e Shqipërisë, për sipërfaqen e njohur 557,75 (pesëqind e pesëdhjetë e shtatë presje shtatëdhjetë e pesë) m2, në vlerën 17 332 500 (shtatëmbëdhjetë milionë e treqind e tridhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë.

 

2.     Vlera e parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe t’i vihet në dispozicion Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, e cila të kryejë veprimet për kalimin e saj në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ambasadës franceze, në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me procedurat për zbatimin e buxhetit të shtetit.

 

3.     Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Drejtësisë dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (EBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË ZHVILLIMIT TË RRUGËVE, NË BASHKINË E TIRANËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), për financimin e projektit të zhvillimit të rrugëve, në bashkinë e Tiranës.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në «Fletoren zyrtare ».

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

 

 

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E RAPORTIT TË PARË KOMBËTAR, PERIODIK, NË KUADËR TË KONVENTËS “PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË TË GJITHË PUNËTORËVE MIGRANTË DHE ANËTARËVE TË FAMILJEVE TË TYRE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9703, datë 2.4.2007, Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre””, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Miratimin e raportit të parë kombëtar, periodik, në kuadër të konventës “Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

* * *

 

 

 

V E N D I M

 

PËR

 

DHËNIEN E LICENCËS PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT PARAUNIVERSITAR, SHKOLLË E MESME, “KRYQI I NDERUAR”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 44, të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Dhënien e licencës për hapjen e institucionit arsimor privat, shkollë e mesme, “Kryqi i nderuar”, në Sukth, Durrës, që, sipas programit mësimor, do të zhvillojë edhe lëndë fetare.

 

2.     Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të ndjekur zbatimin, nga ky institucion, të dispozitave, ligjore e nënligjore, për arsimimin, edukimin dhe formimin e nxënësve.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

   

V E N D I M

 

PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.255, DATË 27.4.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FONDIN E EKSELENCËS, PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË STUDENTËVE E SHKENCËTARËVE TË RINJ, TË SHKËLQYER”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9741,                  datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Paragrafi i parë, i shkronjës “a”, të pikës 2, të vendimit nr.255,                  datë 27.4.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“a) studentët, që ndjekin studimet e doktoratës, jashtë shtetit, pasi kanë përfunduar ciklin e parë e të dytë të studimeve universitare brenda vendit, me notë mesatare mbi 9, për shkencat natyrore, inxhinierike e të jetës, dhe mbi 9.5, për shkencat ekonomike e shoqërore, ose, përkatësisht, mbi 8, për shkencat natyrore, inxhinierike e të jetës, dhe mbi 8.5, për shkencat ekonomike e shoqërore, për studimet e kryera jashtë shtetit në secilin cikël studimi, si dhe shkencëtarët e rinj, pasi kanë përfunduar studimet e doktoratës, me vlerësim maksimal, kur:”. 

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA VERIORE, KORÇË”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, (tokë truall), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza veriore, Korçë”.

 

2.  Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

 

3.  Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 581 (pesëqind e tetëdhjetë e një) m2, tokë truall, me vlerë të përgjithshme shpronësimi  10 655 540 (dhjetë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e dyzet) lekë.

 

4.  Shpenzimet procedurale, në vlerën 221 000 (dyqind e njëzet e një mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

 

5.  Vlera e përgjithshme   e shpronësimit, 10 655 540 (dhjetë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e dyzet) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

 

6.  Shpronësimi të fillojë në korrik 2009 dhe të përfundojë më 30.9.2009.

 

7.  Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

 

8.  Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim ZRPP, bashkëpronësi”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë origjinal të pronësisë, sipas bashkëpronarëve, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

 

9. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, në përputhje me dokumentacionin e pronësisë, që do t’i vihet në dispozicion nga pronarët.

 

10. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

 

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR RRËSHEN-KALIMASH

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, (kultura bujqësore dhe dru frutorë), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash.

 

 

2.  Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë  së Përgjithshme të Rrugëve.

 

3.  Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për  kultura bujqësore, me vlerë 1 536 000 (një milion e pesëqind e tridhjetë e gjashtë mijë) lekë, dhe për dru frutorë, me vlerë 74 866 000 (shtatëdhjetë e katër milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 76  402 000 (shtatëdhjetë e gjashtë milionë e katërqind e dy mijë) lekë.

 

4.  Shpenzimet procedurale, në vlerën 2 370 000 (dy milionë e treqind e shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

 

5.  Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 76  402 000 (shtatëdhjetë e gjashtë milionë e katërqind e dy mijë) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

 

6. Shpronësimi të fillojë më 1.7.2009 dhe të përfundojë më 30.9.2009.

 

7.  Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

 

8.   Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi, të bëjë likuidimin e pronarëve të përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, në përputhje me dokumentacionin e pronësisë, që do t’i vihet në dispozicion nga pronarët.

 

 

9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

 

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS MACUKULL, TË QARKUT TË DIBRËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17,të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Macukull, të qarkut të Dibrës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Macukull, të qarkut të Dibrës, miratuar me vendimin nr.789, datë 4.6.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Macukull, të qarkut të Dibrës”.

 

2.     Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Macukull për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS MARTANESH, TË QARKUT TË DIBRËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Martanesh, të qarkut të Dibrës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Martanesh, të qarkut të Dibrës, miratuar me vendimin nr.148, datë 11.2.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Martanesh, të qarkut të Dibrës”.

 

2.     Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Martanesh për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS KALLMET, TË QARKUT TË LEZHËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Kallmet, të qarkut të Lezhës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Kallmet, të qarkut të Lezhës, miratuar me vendimin nr.1605, datë 10.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Kallmet, të qarkut të Lezhës”.

 

2.     Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Kallmet për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

 

  

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS ULËZ, TË QARKUT TË DIBRËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Ulëz, të qarkut të Dibrës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

Lista me 63 (gjashtëdhjetë e tre) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 427 (katërqind e njëzet e shtatë).

 

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Ulëz për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

* * *  

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS GRABIAN, TË QARKUT TË FIERIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17,  të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Grabian, të qarkut të Fierit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

Lista me 36 (tridhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 197 (njëqind e nëntëdhjetë e shtatë).

 

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Grabian për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE SHTESË TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS BUBULLIMË, TË QARKUT TË FIERIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Miratimin e listës përfundimtare shtesë të pronave të paluajtshme, publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Bubullimë, të qarkut të Fierit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

Lista me 39 (tridhjetë e nëntë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 237 (dyqind e tridhjetë e shtatë).

 

 

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Bubullimë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME, PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS LESKOVIK, TË QARKUT TË KORÇËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme, publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Leskovik, të qarkut të Korçës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

Lista me 132 (njëqind e tridhjetë e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 906 (nëntëqind e gjashtë).

 

 

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Leskovik për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 


02/07/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inauguron fillimin e projektit pėr zhvillimin e rrjetit tė transmetimit 110 kV tė Jugut tė vendit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Maqellarė, Dibėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė Has, Kukės
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Bajram Curri
Kryeministri Berisha takohet me qytetarė tė Durrėsit
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Rrashbull, Durrės
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Berat
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave