Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria vendos rimbursimin e TVSH-sė brenda njė muaji
 

Qeveria vendos rimbursimin e TVSH-së brenda një muaji. Kryeministri Berisha, duke prezantuar projektin e ri mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u shpreh se parimi “heshtja, është pranim” do të jetë i vlefshëm edhe në këtë rast.

 

“Vendosim që TVSH-ja të rimbursohet brenda një muaji. Parimi “silence is consentqë në këtë rast ka këtë kuptim: në rast se brenda një muaji autoriteti tatimor nuk ka rimbursuar TVSH-në, sipërmarrësit i lind automatikisht e drejta për të mos derdhur taksat e tjera. Ai do të mbushë formularin, do ta nisë, por nuk do të derdhë gjë gjer në shumën e TVSH-së. Pra, nis përfitimi i saj,” u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri Berisha u shpreh se ky vendim shndërron në ligj një nga premtimet elektorale, në traditën më të mirë të mbajtjes së premtimeve dhe që i jep fund arbitraritetit të shtetit.

 

“Ky ka qenë një premtim shumë i goditur dhe kjo i jep fund një herë e mirë arbitraritetit të shtetit, i cili, duhet të jemi realistë nuk ka qenë i ekzagjeruar, por nuk duhet të ekzistojë dhe nuk mund të themi se nuk ka ekzistuar."

Kryeministri tha se me këtë standard të ri, Shqipëria vendos një parim të ndershëm dhe lehtësues për biznesin.


08/07/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inauguron fillimin e projektit pėr zhvillimin e rrjetit tė transmetimit 110 kV tė Jugut tė vendit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Maqellarė, Dibėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė Has, Kukės
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Bajram Curri
Kryeministri Berisha takohet me qytetarė tė Durrėsit
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Rrashbull, Durrės
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Berat
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave