Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Vendime tė miratuara nė Kėshillin e Ministrave
 

 -       Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimet e mëposhtme:

 

V E N D I M

 

PËR

 

NGRITJEN E QENDRËS SË MBYLLUR DHE PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË SAJ

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 83, të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Ngritjen e Qendrës së Mbyllur dhe për miratimin e rregullores së organizimit e të funksionimit të saj, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

2.     Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi dhe për nxjerrjen e akteve të nevojshme në zbatim të rregullores.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

 

LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 20 e 26, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Z. Ahmet Prençi, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

 

2.     Z. Hysni Burgasi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

***

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS ZALL-BASTAR, TË QARKUT TË TIRANËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Zall-Bastar, të qarkut të Tiranës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Zall-Bastar, të qarkut të Tiranës, miratuar me vendimin nr.1488, datë 12.11.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Zall-Bastar, të qarkut të Tiranës”.

 

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Zall-Bastar për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R ²

 

SALI  BERISHA

 

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS OROSH, TË QARKUT TË LEZHËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Orosh, të qarkut të Lezhës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

Lista me 65 (gjashtëdhjetë e pesë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 942 (nëntëqind e dyzet e dy).

 

 

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Orosh për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

***

 

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË LIBRAZHD, TË QARKUT TË ELBASANIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17,  të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1.     Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme, publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Librazhd, të qarkut të Elbasanit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

Lista me 85 (tetëdhjetë e pesë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 422 (katërqind e njëzet e dy).

 

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Librazhd për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

***

V E N D I M

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DOKUMENTIN ELEKTRONIK”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Propozimin e projektligjit “Për dokumentin elektronik”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

  

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 


28/10/2009

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave