Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
Kabineti Qeveritar

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
 
Weekly News
 
Zhvillohet mbledhja e Grupit parlamentar tė Partisė Demokratike
 

 -     Kryeministri Berisha theksoi se dyfishimi i eksporteve të prodhimeve shqiptare dhe rritja e ndjeshme e rieksporteve dëshmon për forcën e ekonomisë së vendit.

 - Kryeministri u shpreh se varreza masive me njerëz të ekzekutuar nga regjimi komunist është një apel për të gjithë shoqërinë shqiptare për të mos i lënë shpirtrat e tyre në harresë.

Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e grupit parlamentar të Partisë demokratike, gjatë se cilës kryeministri informoi lidhur me  dyfishimin e eksporteve “ Made in Albania” në janarin e këtij viti krahasuar me vitin 2009,  si dhe rritjen e ndjeshme të rieksporteve.

Kryeministri vuri në dukje se statistikat faktojnë që në janarin e viti 2009 Shqipëria eksportoi 56, 7 mijë ton mallra me  nje vlerë prej 1 miliard e 413 milion lekë,kurse në janarin e viti 2010 eksportet shqiptare rriten në rreth 103 mijë ton. Kjo rritje në tonazh theksoi  kryeministri,  në mënyrë të përpiktë dhe akoma më të thelle ndjek rritjen në vlerë nga 1 miliard e 400 milion të janarit të vitit 2009, eksportet e janarit të vitit 2010 arrijnë në 3 miliard e 455 milion lekë, pra mbi 100 %.

Kryeministri  Berisha  bëri të ditur gjatë kësaj mbledhje, zbulimin e një varreze masive në veri të Tiranës. “Mjerisht më duhet të kaloj nga një lajm i mirë, në një lajm thellësisht tronditës, prekës deri në thellësi të shpirtit dhe ndërgjegjes njerëzore. Zbulimin e varrezës masive në veri të Tiranës. Në këtë vend në afërsi të një reparti ushtarak janë gjetur trupat e 19 të ekzekutuarve me nje plumb në kokë.”  Kryeministri u shpreh se qeveria do ta trajtojë në mënyrën më serioze dhe të vendosur  këtë cështje.

Kjo varrezë me njerëz të ekzekutuar nga regjimi komunist, u shpreh kryeministri është një apel për të gjithë shoqërinë shqiptare për të mos i lënë shpirtrat e tyre në harresë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Së pari dëshiroj tu përshëndes dhe vij tek ju me dy probleme njëri prej të cilëve thellësisht pozitiv dhe i paprecedent që konsiston në dyfishimin e eksporteve “Made in Albania”, në janarin e këtij viti, krahasuar me janarin e vitit 2009, si dhe rritjen e ndjeshme të rieksporteve  në janarin e këtij viti krahasuar me vitin 2009. Statistikat faktojnë se në janarin e viti 2009 Shqipëria eksportoi 56, 7 mijë ton mallra me  një vlerë prej 1 miliard e 413 milion lekë. Kurse në janarin e viti 2010 eksportet shqiptare rriten në rreth 103 mijë ton. Kjo rritje në tonazh në mënyrë të përpiktë dhe akoma më të thelle ndjek rritjen në vlerë , nga 1 miliard e 400 milion që ishin eksportet e janarit të viti 2009, në 3 miliard e 455 milion lekë, në janarin e 2010-s,pra mbi 100 % . Kjo është rritja më ë madhe, më e paparë ndonjëherë çka dëshmon se ekonomia shqiptare nis me një stad të paprecedent.

Këto ditë po lexoja parashikimet e njërës prej bankave më të mëdha dhe më serioze të Evropës dhe vlerësimet për ekonominë shqiptare ishin më maksimalet. Sipas vlerësimeve të Bankës “Uni Credit”, ndër më kryesoret në Evropë, Shqipëria këtë vit do të ketë një rritje rreth 9 %. Kur e lexova para dy ditësh përshëndeta parashikimin optimist, por gjithashtu urova që ta kemi, por kur shoh këto statistika,them me bindje se parashikimi do të jetë një realitet.  Po kjo bankë jep një rritje prej 7 % për vitin 2009. Megjithatë eksporti dhe rritja e tij në një ekonomi si kjo e jona , e cila nuk ka si qëllimin më  kryesor  rritjen e eksporteve është jashtëzakonisht domethënëse. Reformat e këtij vendi janë konsoliduar. Kjo do të thotë punësim dhe garanci për vendet e punës, për kontingjentin  më të madh të të punësuarve në sektorin privat.  Rieksportet janë mallrat ë cilat vijnë për tu përpunuar në Shqipëri dhe rieksportohen. Shumica janë prodhimet e këpucëve, tekstilet dhe të tjera. Edhe ato kanë një rritje të admirueshme, por rëndësinë kryesore  e ka eksporti I vendit. Ai tregon forcën e ekonomisë së vendit, por për hir të së vërtetës edhe në  sektorin e rieksportit ku janë mbi 100 mijë shqiptarë të punësuar pritet një vit I bardhë, I bardhë si dëbora e Dajtit, të cilën pata kënaqësinë e madhe ta shijoj. Duhet ta dini se nga të gjitha bulevardet  e natyrës, për mua dëbora është bulevardi i të gjitha bulevardeve.

Rieksportet në vitin 2009 kanë qene 6,2 mijë ton me një vlerë prej 5,2 milard.  Në vitin 2010 vlera e tyre është rritur në 6 miliard. Pra ka një rritje në muaj prej 800 milion dhe një rritje prej rreth 17 apo 18 % krahasuar me janarin e viti të kaluar çka do të thotë se ka një shtim të sigurte të vendeve të punës dhe punësim në këtë sektor shumë punësues. Ky është sektori më punësues në Shqipëri krahasuar me sektorët e tjerë. Mund tru them këtu se të tilla janë edhe të dhënat e bankave të cilat kanë patur një rikthim të shpejtë të depozitave. Të nderuar deputetë ky është një fillim shumë I mbarë. Ekonomia shqiptare është entuziaste, ndofta nuk kam statistika të tjera, por jam i sigurte se nuk ka vend tjetër që shënon dyfishimin e eksporteve në janarin e 2010-s. Pra nis një vit shumë i mbarë.

Mjerisht më duhet të kaloj nga ky lajm, në një lajm thellësisht tronditës, prekës deri në thellësi të shpirtit dhe ndërgjegjes njerëzore. Zbulimin e varrezës masive në veri të Tiranës. Në këtë vend në afërsi të një reparti ushtarak janë gjetur trupat e 19 të ekzekutuarve me një plumb në kokë. Nuk dihet koha. Nuk dihet në se janë këto të grupit të deputetëve, apo janë  të ekzekutuar pa gjyq, apo ndoshta janë të vitit’ 90 dhe të ngjarjeve të ambasadave.Këtë do ta thonë rezultatet e analizave. Për sa i përket vitit ’90 unë nuk kam dijeni, por në atë kohë siç e dini gazeta gojore fliste se janë rreth 50 të ekzekutuar në malin me gropa. Më duhet tu rrëfej këtu se në 12 gusht të vitit 1990 në takimin me intelektualë që diktatori Ramiz Alia zhvilloi, ishte skulptori Montaz Dhrami që me një kurajë qytetare, teksa po diskutonin për lirinë e informacionit dhe po e kërkonin lirinë e informacionit si një të drejtë, zoti Dhrami tha këto fjalë: Shoku Ramiz, kjo është e domosdoshme sepse në Tiranë flitet për 50 të pushkatuar në malin me gropa. Përgjigja ishte se mali ka gropa, por nuk ka kufoma. Nuk mund të bëj asnjë lidhje për kohën e ekzekutimit, por e vërteta është se ato janë ekzekutuar me një plumb pas koke. Do të bëhet një analizë e hollësishme. Duhet të identifikohen kufomat nëpërmjet AND-së dhe të gjitha analizave te tjera.

Ligji i lustracionit, në konflikt të plotë interesi u hodh poshtë. Po pavarësisht nga ky gjykim, demokracia nuk mund të flerë mbi varre. Ne së pari duhet të krijojmë një organizëm të veçantë, ta pajisim me të gjitha mekanizmat e duhura për të kërkuar të ekzekutuarit, kudo që ata janë. Di që një grup deputetësh, intelektualësh po shqyrtojë mundësinë e referendumit. Në parlament kemi ligjin për ngritjen e institutit të kujtesës kombëtare. Ju lutem ta shqyrtoni ligjin dhe të avanconi ngritjen e këtij instituti i cili  dallon nga instituti polak, i cili ka seksione policie, seksione gjykatash, etj. Ky është një institut i ngjashëm me institutin çek, i cili synon të zbardhë të gjithë të vërtetën e barbarive të regjimit komunist.

Instituti ka gjithashtu të drejtën e dërgimit në prokurorinë e vendit të materialeve të cilat faktojnë krime të rënda, por nuk ka të drejtë të ketë as seksione  prokurorie, hetuesie, apo gjykate. I tillë është vetëm instituti i kujtesës së Republikës së Polonisë.

Edhe ky institut me punën e tij, me studimet  e tij, me të vërtetat që do tu paraqesë shqiptarëve, mund të japë një kontribut në ndarjen e shoqërisë shqiptare nga periudha më e zezë, më mizore, më barbare  e historisë së saj, që ishte diktatura hoxhiste. Por ngritja  e një institucioni apo e një task force,  e cila të mund të gjejë trupat e të rënëve për liri dhe dinjitet njerëzor për besimin tek zoti, besimin tek vendi, besimin tek vlerat, është  e domosdoshme.

Janë të shumtë qytetarët që më adresohen me mesazhe. Nuk ka emision televiziv, që ata të mos shprehin kërkesën e parë me aq pak zë sa kanë në media, pikërisht  për mundësinë e gjetjes së varrit. Askush nuk e di se ku prehen eshtrat e luftëtarëve të lirisë, që në kuadrin  e kompanisë 4000 hynë nga të gjitha anët në territorin e Shqipërisë për të përmbysur diktaturën. Qeveria ka marrë një vendim që ti shpallë ata, dëshmorë të lirisë. Vendimi duhet të konkretizohet sepse ata erdhën me një mision të madh për të çliruar vendin nga diktatura. U parashutuan,  hynë nga territore të tjera me një qëllim të vetëm përmbysjen e regjimit komunist.

Po kështu ekzekutimet dhe zhdukja e trupave kanë shoqëruar diktaturën deri në fundin e saj vitin '89. Varri i përbashkët që u zbulua është një apel i madh për shoqërinë shqiptare. Shpirtrat e tyre dërgojnë një apel të madh shqiptarëve: Mos na harroni, ky është apeli I tyre. Ata nuk i ekzekutoi as serbi as pushtuesit e tjerë. Ata i ekzekutoi regjimi i Enver Hoxhës. Ndaj dhe ne duhet ta trajtojmë në mënyrën më serioze, më të vendosur këtë çështje. Në vende të tjera ish komuniste është bërë shumë më tepër për gjetjen e varrezave dhe të trupave. Askush nuk e di se ku prehen kolosë dhe intelektualë të kombit, luftëtarë të paepur të lirisë së tij, themelues të pavarësisë së këtij vendi, por edhe qytetarë të thjeshtë të cilët ekzekutoheshin vetëm e vetëm që Shqipëria të mbahej nën terror.

E nisa me një lajm shumë pozitiv , por u detyrova të ndalem këtu sepse varreza e përbashkët e Dajtit është një apel për ndërgjegjen qytetare, të shqiptarëve që sot janë të lirë. Qeveria do të vendosë shpërblim për të gjithë ata që do të kontribuojnë dhe që kanë dijeni. Personi që e gjeti këtë varrezë do të shpërblehet. Ne kemi një detyrim të madh që të mos e lemë në harresë të gjitha ata që u martirizuan për lirinë dhe vlerat e saj.

 


08/02/2010
   Foto Galeri ...
   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha: 100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė, do kremtohet me vepra tė mėdha publike
Kryeministri Berisha inauguron spitalin e ri tė Kavajės, investim 1 miliard lekė
Fjala e Kryeministrit Berisha, nė hapje tė sesionit tė ri parlamentar
Zhvillohet mbledhja e KRRTRSH-sė
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsues tė kompanisė Schäfer, qė po realizon projektin pilot tė trajtimit tė diferencuar tė mbetjeve urbane nė Lezhė
Grupi COTECNA i prezanton Kryeministrit projektidenė pėr instalimin nė pikat doganore tė sistemit tė kontrollit pėrmes skanimit
Grupi italian INCANTO i shpreh Kryeministrit interesin pėr ndėrtimin e njė kompleksi tė prodhimit tė mobilieve luksoze
Kryeministri Berisha pret delegacionin e Fondacionit holandez “Eduardo Frei”
Kryeministri Berisha: Pėrdorimit i gazit nga konsumatorėt, njė alternativė qartėsisht e leverdishme ekonomike
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave