V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR PËRFITIMIN E MUNDËSIVE QË OFRON AMBASADA E REPUBLIKËS SË TURQISË, NË BAKU, PËR PËRFAQËSUESIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË REPUBLIKËN E AZERBAJXHANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për përfitimin e mundësive që ofron Ambasada e Republikës së Turqisë, në Baku, për përfaqësuesin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, TF011176, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM/SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM, SI ADMINISTRATORE E FONDEVE TË GRANTIT TË AKORDUAR NGA FONDI I BESIMIT MULTIDONATOR PËR LEHTËSIMIN E QEVERISJES ME PARTNERITET, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “MBËSHTETJA PËR RRITJEN E SIGURISË SË SISTEMIT TË PROKURIMIT ELEKTRONIK NË SHQIPËRI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, TF011176, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim/Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim, si administratore e fondeve të grantit të akorduar nga Fondi i Besimit Multidonator për Lehtësimin e Qeverisjes me Partneritet, për financimin e projektit “Mbështetja për rritjen e sigurisë të sistemit të prokurimit elektronik në Shqipëri”, për një shumë prej 100 000 (njëqind mijë) dollarësh amerikanë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN E VLERËS SË TAKSËS SË BIZNESIT TË VOGËL, TË PËRDORUR PËR RIMBURSIMIN E PAJISJEVE FISKALE DHE TAKSIMETRAVE, PËR 6 BASHKI DHE 13 KOMUNA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.10487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e pajisjeve fiskale dhe taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, për 6 bashki dhe 13 komuna, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ky fond, në vlerën 22 129 235 (njëzet e dy milionë e njëqind e njëzet e nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e pesë) lekë, të përballohet nga fondi i kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2012.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN NË PËRDORIM KËSHILLIT TË QARKUT TË BERATIT DHE DREJTORISË SË SHËRBIMIT TË PROVËS, BERAT, TË DISA AMBJENTEVE KU USHTRON VEPRIMTARINË ADMINISTRATIVE PREFEKTI I QARKUT TË BERATIT DHE ADMINISTRATA E TIJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien në përdorim Këshillit të Qarkut të Beratit të disa ambjenteve ku ushtron veprimatrinë administrative prefekti i qarkut të Beratit dhe administrata e tij, sipas formularit dhe planimetrisë 1 që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Dhënien në përdorim Drejtorisë së Shërbimit të Provës, Berat, të disa ambjenteve ku ushtron veprimatrinë administrative prefekti i qarkut të Beratit dhe administrata e tij, sipas formularit dhe planimetrisë 2 që i bashkëlidhen këtij vendimi.
3. Ngarkohen ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Beratit, kryetari i Këshillit të Qarkut të Beratit dhe Drejtori i Shërbimit të Provës, Berat, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.194, DATË 22.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGËS SË PUNONJËSVE MËSIMORË, NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4/,2, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, ”Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të ligjit nr.10487, datë 5.12.2011, ”Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lidhja nr.1, “Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar”, që përmendet në pikën 1, të vendimit nr.194, datë 22.4.1999, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Efektet financiare për vitin 2012, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për vitin 2012.
3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2012.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10 e 12, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e një shtesë në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes, listë e miratuar me vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, sipas formularit 1 dhe planvendosjes që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN PËRPARIM, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të komunës Përparim, të qarkut të Elbasanit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 493 (katërqind e nëntëdhjetë e tre).
2. Ndryshimet, që i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
PËRBËRJEN DHE DETYRAT E KOMISIONEVE TË REGJISTRIMIT TË PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE NË BASHKI DHE KOMUNA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “d”, të nenit 12, të ligjit nr.10201 datë 17.12.2009, “Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore”, me propozimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Përbërja e komisionieve të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në bashki/komuna
1. Komisioni i regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në bashki kryesohet nga kryetari i bashkisë dhe përbëhet nga këta anëtarë:
i. Përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile;
ii. Drejtori (përgjegjësi) i zyrës së shërbimeve sociale ;
iii. Përgjegjësi i zyrës së urbanistikës;
iv. Një përfaqësues i INSTAT-it.
2. Komisioni i regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në komunë kryesohet nga kryetari i komunës dhe përbëhet nga këta anëtarë:
i. Përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile;
ii. Drejtori (përgjegjësi) i zyrës së shërbimeve sociale;
iii. Përgjegjësi i zyrës së urbanistikës;
iv. Një përfaqësues i INSTAT-it.
II. Detyrat e komisionit të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në bashki/komuna
Në zbatim të detyrimeve ligjore, të përcaktuara në ligjin nr.10 201, datë 17.12.2009, “Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore”, të nenit 12, shkronja “d”, dhe udhëzimeve të Institutit të Statistikave (INSTAT), komisioni i regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në bashki e komuna, ushtron detyrat e mëposhtme:
- Miraton programin e punës së komisionit të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore të bashkisë/komunës, si për fazën përgatitore ashtu dhe për atë përfundimtare;
- Emëron anketuesit e përzgjedhur në bazë të kritereve të kualifikimit, të hartuara nga INSTAT-i;
- Organizon punën për trajnimin e anketuesve (siguron ambientet për trajnimin dhe të gjitha mjetet e tjera të nevojshme logjistike);
- Organizon punën për ofrimin e asistencës teknike për anketuesit, nëpërmjet ekspertëve dhe profesionistëve të tjerë të INSTAT-it, në përputhje me vlerësimet në terren dhe nevojat e paraqitura prej tyre;
- Organizon inspektime periodike, në bashkëpunim me kontrollorët, gjatë procesit të anketimit dhe ndjek në vazhdimësi, nëpërmjet mbikëqyrësve dhe kontrollorëve, mbarëvajtjen dhe cilësinë e regjistrimit, me qëllim plotësimin e standardeve të përcaktuara nga legjislacioni, si dhe metodologjitë e udhëzimet e INSTAT-it për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore;
- Raporton pranë komisionit të regjistrimit në qark dhe në INSTAT lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore;
a) një herë në javë, gjatë periudhës përgatitore, dhe
b) çdo ditë, në periudhën e regjistrimit;
- Organizon punën në bashkëpunim me punonjësin e INSTAT-it, në nivel bashkie/komune, dhe me komisionin e regjistrimit në qark për sigurimin e mjediseve të nevojshme e të përshtatshme, marrjen në dorëzim dhe magazinimin e pyetësorëve e të materialeve të tjera shoqëruese, në mënyrë të sigurt dhe për aq kohë sa është e nevojshme për procesin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në të gjithë territorin e njësisë vendore;
- Siguron ambientet e nevojshme për koordinimin e punës ndërmjet anketuesve, kontrollorëve e mbikëqyrësve për të realizuar plotësimin me cilësi të anketave dhe zgjidhjen e problemeve të tjera që lindin gjatë procesit të regjistrimit në terren;
- Organizon procesin e ruajtjes dhe të dorëzimit të materialeve të regjistrimit në afatin e përcaktuar nga INSTAT-i.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
PËRBËRJEN E KOMISIONEVE TË REGJISTRIMIT TË PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE NË QARK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të nenit 12, të ligjit nr.10 201, datë 17.12.2009, “Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore”, me propozimin e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Komisioni i regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore në qark kryesohet nga kryetari i këshillit të qarkut dhe përbëhet nga:
- Prefekti nënkryetar;
- Përgjegjësi i zyrës së INSTAT-it në rrethin
qendër qarku anëtar;
- Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe
Ushqimit, në qark anëtar;
- Drejtori i Drejtorisë së Policisë së qarkut anëtar.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.41, DATË 11.1.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET BAZË, SEKTORËT QË DO TË MBËSHTETEN SI DHE PËR MASËN E PËRFITIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL, PËR VITIN 2012”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, dhe të nenit 15, të ligjit nr.10487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Kreu VIII i vendimit nr.41, datë 11.1.2012, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“VIII. Për informimin e publikut si edhe për aktivitete të tjera promovuese të përdoren nga ky fond 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë.”.
- Fondi shtesë prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh të përballohet nga fondet e miratuara, në buxhetin e vitit 2012, për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në zërin “Transfertë në buxhetet familjare”.
3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.140, DATË 17.2.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE SPITALORE NGA SKEMA E DETYRUESHME E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, pika 2, shkronja “c”, dhe 26, të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë“, të ndryshuar, të nenit 26, të ligjit nr.9106, datë 17.7.2003, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të nenit 5, të ligjit nr.10487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shtojca nr. 2, bashkëlidhur vendimit nr.140, datë 17.2.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2012.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUBLIKUT NGA SHKARKIMET NË MJEDIS, PËRCAKTIMIN E MOSTRAVE, RAJONEVE DHE FREKUENCËS SË MATJEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e publikut nga shkarkimet në mjedis, përcaktimin e mostrave, rajoneve dhe frekuencës së matjeve”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “RUNJA” DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18. 12. 2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Runja”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
2. Miratimin e bonusit prej 2 % të pikëve, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “RUNJA” sh.p.k., për dhënien me koncesion të këtij hidrocentrali.
3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Runja” të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.
4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË TE MINISTRIA E BRENDSHME, TË OBJEKTIT “KARANTINA - DOGANË- HANI I HOTIT” DHE PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.250, DATË 24.4.2003,TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Shëndetësisë te Ministria e Brendshme (për Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit), të objektit “Karantina-Doganë-Hani i Hotit”, Malësi e Madhe.
2. Listës së pronave, që i bashkëlidhet vendimit nr.250, datë 24.4.2003, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Rendit Publik”, të ndryshuar, t’i shtohet prona sipas formularit dhe planimetrisë që i bashkëlidhen këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe kryregjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I ST R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
AKORDIM FONDI BASHKISË KUKËS PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME KU JANË VENDOSUR VARREZAT PUBLIKE TË QYTETIT TË KUKËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, dhe ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Bashkisë Kukës, në buxhetin e vitit 2012, t’i akordohet fondi prej 3 460 000 (tre milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë) lekësh për shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurive të paluajtshme ku janë vendosur varrezat publike të qytetit të Kukësit.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm dhe bashkia Kukës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
09/05/2012