Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Vendimet dhe projektligjet e miratuara nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave
 

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR  NJË NDRYSHIM   NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”,TË NDRYSHUAR”


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998,   “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar,” për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA

***
P R O J E K T L I G J




PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË   NDRYSHUAR


Në  mbështetje  të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Pika 1, e nenit 30, “Parapagimet”, të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Gjatë periudhës vijuese, tatimore, tatimpaguesi parapaguan, në llogarinë e organeve tatimore, këstet tremujore të tatimit mbi fitimin, brenda datës 30 mars për muajt janar, shkurt dhe mars, brenda datës 30 qershor për muajt prill, maj dhe qershor,  brenda datës 30 shtator për muajt korrik, gusht dhe shtator,  dhe brenda datës 30 dhjetor për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Këstet mund të paguhen edhe në baza mujore, jo më vonë se data 15 e çdo muaji, në shumat, si më poshtë:”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2013, pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I


JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

***

V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN  E VETERINARISË



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të  ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
 


SALI BERISHA


***
V E N D I M



PËR

RISHPËRNDARJE NË NUMRIN E PUNONJËSVE DHE TË FONDEVE BUXHETORE, MIRATUAR PËR VITIN 2012, NGA MINISTRIA  E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS AGJENCISË  SË PROKURIMIT PUBLIK



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,  dhe të neneve 10 e 11, të ligjit nr.10 487, datë  5.12.7.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:


1. Në numrin e përgjithshëm të punonjësve në ministritë dhe institucionet buxhetore, miratuar për vitin 2012, të bëhet rishpërndarja, si më poshtë vijon:

a)     Agjencisë së Prokurimit Publik t’i shtohen 2 (dy) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm për këtë institucion, për vitin 2012, në 20 veta.
b)     Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës t’i pakësohen   2 (dy) punonjës, nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, duke e çuar numrin e përgjithshëm  të punonjësve të kësaj ministrie, për vitin 2012, në 776 veta.

2. Në buxhetin e miratuar për vitin 2012 të bëhet rishpërndarje e fondeve, si më poshtë vijon:

a)  Agjencisë së Prokurimit Publik, në programin “Shërbimi i prokurimit publik”, t’i shtohet fondi i shpenzimeve të personelit me 1 025 000    (një milion e njëzet e pesë mijë) lekë.
b)  Ministrisë  së  Ekonomisë, Tregtisë dhe  Energjetikës, në programin “Mbështetje për zhvillim ekonomik”, t’i pakësohet fondi 1 025 000 (një milion e njëzet e pesë mijë) lekë, nga shpenzimet e personelit.

 3. Ngarkohen Ministria e  Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Financave  dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

***


V E N D I M



PËR

MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË ADMINISTRIMIT TË SHOQËRIVE HUAMARRËSE



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 3, të ligjit nr.41/2012, “Për afatet dhe procedurat e mbylljes së procesit të kontrollit financiar të personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit e administrimit të shoqërive huamarrëse është, si më poshtë vijon:

a)    Paga e administratorit të shoqërive huamarrëse barazohet me pagën e funksionit “drejtor drejtorie në ministri” dhe klasifikohet në nivelin  II-b.
b)    Paga e specialistit barazohet me pagën e funksiontt “specialist i nivelit të dyte” dhe klasifikohet në nivelin IV-a.

Vlera përkatëse e pagës për çdo kategori dhe përllogaritja e pagës bruto mujore bëhet në përputhje me pikën 2, të vendimit nr.545, datë 11.8.2011, të Këshilit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucionet në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit, institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e Prefektit”.

2.    Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit mbështetës të administrimit të shoqërive huamarrëse janë të njëjta me ato të punonjësve mbështetës në institucionet buxhetore dhe llogariten në përputhje me vendimin nr.717,  datë 23.6.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucioneve buxhetore”.

3.    Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për administratorin hyjnë në fuqi nga data e emërimit të tij, ndërsa për punonjësit e tjerë pas miratimit të strukturës dhe përballohen nga të ardhurat e shoqërive.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


 ***
V E N D I M


 

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.2 NË MARRËVESHJEN E HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS     SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM     DHE ZHVILLIM (EBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT   TË NDËRTIMIT TË RRUGËS LEVAN - VLORË


Në mbështetje te nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665,datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5, 7 e 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese nr.2 në marrëveshjen e huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës     Levan -Vlorë, me një shtesë financimi 7 500 000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 
SALI BERISHA


***
V E N D I M


 
PËR


NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.508, DATË 19.7.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË TERRITORIN ADMINISTRATIV TË KOMUNËS BICAJ, TË QARKUT KUKËS”, DHE MIRATIMIN E LISTËS SË PYJEVE DHE KULLOTAVE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË KOMUNËS BICAJ, TË QARKUT KUKËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutes, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 23, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
   
V E N D O S I:

1. Miratimin e listës shtesë të pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, në territorin administrativ të komunës Bicaj, të qarkut Kukës. Lista ka 9 (nëntë) fletë dhe mbaron me numrin rendor 259 (dyqind e pesëdhjetë e nëntë).

2. Miratimin e listës së pronave të paluajtshme të tipit, pyje dhe kullota, që transferohen në pronësi të komunës Bicaj, të qarkut Kukës. Lista ka 9 (nëntë) fletë e mbaron me numrin rendor 259 (dyqind e pesëdhjetë e nëntë).

3. Ndryshimet në listën e inventarit dhe në listën përfundimtare të pyjeve dhe kullotave, që transferohen në pronësi, si dhe lidhja 1 (një), i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikes së Shqipërisë dhe komuna Bicaj, e qarkut Kukës, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
 

SALI BERISHA
   

***
V E N D I M


PËR



NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.90, DATË 31.1.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE NË TERRITORIN ADMINISTRATIV TË KOMUNËS  SHEZË, TË QARKUT ELBASAN”, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.131, DATË 3.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,  “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PYJEVE DHE KULLOTAVE  QË TRANSFEROHEN NË PËRDORIM TË KOMUNËS SHEZË, TË QARKUT ELBASAN”
 


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 8, të ligjit nr.8652,  datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, dhe të nenit 8, pika 3, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
   
V E N D O S I:

1.    Miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, në territorin administrativ të komunës Shezë. Lista është me 1 (një) fletë dhe përfundon me numrin rendor 5 (pesë).

2.    Miratimin e ndryshimit të formës së transferimit nga “përdorim” në “pronësi” dhe shtesës në listën e pyjeve dhe kullotave të transferuara në përdorim të komunës Shezë, të qarkut Elbasan, sipas formularit me 1 (një) fletë, që përfundon me numrin rendor 15 (pesëmbëdhjetë).

3.    Lista shtesë e inventarit, lista e transferimit dhe lidhja 1 i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë  përbërëse e tij.

4.     Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Shezë, e qarkut të Elbasanit, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I



SALI  BERISHA


***
V E N D I M


 
PËR


NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.763, DATË 28.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË TERRITORIN ADMINISTRATIV TË KOMUNËS KARINË, TË QARKUT  TË ELBASANIT”, DHE MIRATIMIN E LISTËS SË PRONAVE, PYJE  DHE KULLOTA, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË KOMUNËS KARINË, TË QARKUT TË  ELBASANIT



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 23, të ligjit nr.9385,   datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e  ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
   
V E N D O S I:

1. Miratimin e një shtese në listën e inventarit të pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, në territorin administrativ të komunës Karinë, të qarkut të Elbasanit. Lista është me 1 (një) fletë dhe përfundon me numër rendor   10 (dhjetë).

2. Miratimin e listës së pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që  transferohen në pronësi të kësaj njësie. Lista  ka 2 (dy) fletë dhe përfundon me numër rendor 26 (njëzet e gjashtë).

3. Lista shtesë e inventarit, lista e pyjeve dhe kullotave që transferohen në pronësi të komunës Karinë, të qarkut të Elbasanit dhe lidhja 1 (një), i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Karinë, e qarkut të Elbasanit, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

 
SALI  BERISHA


***
V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS   SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT EUROPIAN, PËR PROGRAMIN NDËRKUFITAR, NDËRMJET ISH - REPUBLIKËS JUGOSLLAVE   TË MAQEDONISË DHE SHQIPËRISË, NËN INSTRUMENTIN   E ASISTENCËS SË PARAADERIMIT (IPA), KOMPONENTI II – BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR, PËR VITIN 2011



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për programin ndërkufitar, ndërmjet ish - Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërisë, nën Instrumentin e Asistencës së Paraaderimit (IPA), komponenti II – bashkëpunimi ndërkufitar, për vitin 2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

 
 
SALI BERISHA

***

V E N D I M


 
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS  SË  SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT EUROPIAN, PËR PROGRAMIN NDËRKUFITAR, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE KOSOVËS,  NËN INSTRUMENTIN E ASISTENCËS SË PARAADERIMIT (IPA), KOMPONENTI II - BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR,  PËR VITIN 2011



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të    ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin ndërkufitar, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, nën Instrumentin e Asistencës së Paraaderimit (IPA), komponenti II - Bashkëpunimi ndërkufitar, për vitin 2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi;

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI


SALI BERISHA


***

V E N D I M


PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1180, DATË 5.8.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E VLERËS  SË TARIFËS SË SHËRBIMIT PËR LEGALIZIM DHE MBLEDHJEN E ADMINISTRIMIN E TË ARDHURAVE TË PROCESIT   TË LEGALIZIMIT”, TË NDRYSHUAR



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 32, të  ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Pika 1, e vendimit nr.1180, datë 5.8.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1.Tarifa e shërbimit për legalizimin e objekteve pa leje, shtesave informale në ndërtime me leje përbëhet nga:

1.1.    Tarifa e shërbimit për përditësim, e cila është në vlerën 4 000 (katër mijë) lekë, për çdo kat të objektit pa leje/shtesës informale në ndërtime me leje.
1.2.    Tarifa e shërbimit për hartimin e dokumentacionit tekniko - ligjor, me vlerë 6 000 (gjashtë mijë) lekë për çdo objekt pa leje/shtesë informale në ndërtim me leje.
1.3.    Të ardhurat e mbledhura nga tarifa e shërbimit për përditësimin dhe për hartimin e dokumentacionit tekniko - ligjor do të përdoren nga ALUIZNI dhe do të destinohen respektivisht për përditësimin në terren të gjendjes ndërtimore dhe mbulimin e shpenzimeve për hartimin e dokumentacionit administrativ për legalizimin e objekteve pa leje/shtesave informale në ndërtime me leje.
1.4.    Subjektet, që përfitojnë legalizimin e objekteve informale, do të shlyejnë brenda 10 (dhjetë) ditësh nga data e njoftimit me shkrim mbi pagesat, vlerat e përcaktuara në pikat 1.1 dhe 1.2 të këtij vendimi, në llogarinë e hapur për këtë qëllim.”.

2.    Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA

 

 


30/05/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave