Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Qeveria thjeshton barrėn burokratike pėr biznesin: Kryerja e tatim-fitimit ulet nga 13, nė 5 pagesa
 

Këshilli i Ministrave miratoi sot, ndryshimin në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, që mundëson kryerjen e pagesës vjetore të tatim-fitimit nga 13 pagesa aktualisht, në 5 pagesa. Drafti u prezantua nga Kryeministri Berisha, të cilin e cilësoi të dobishëm dhe të domosdoshëm për biznesin, pasi “thjeshton në mënyrën të ndjeshme barrën burokratike”.

 

Kryeministri Berisha tha se ky projektligj është një ndër masat që qeveria synon për të lehtësuar më tej barrën burokratike mbi biznesin dhe nxitjen e stimulimin e veprimtarisë së tij.  “Qeveria - tha Kryeministri - po përgatit dhe do të shqyrtojë me hollësi një paketë të re të nxitjes së rritjes ekonomike dhe unë ju garantoj se ajo paketë dhe rritja ekonomike ka si alfën dhe omegën, lehtësimin, mbështetjen dhe nxitjen e biznesit.”

 

Kryeministri garantoi për konsolidimin e modelit të ekonomisë shqiptare, i bazuar në standardet më liberale, uljen e barrës fiskale, thjeshtimin e barrës burokratike dhe krijimin e kushteve për një konkurrencë të ndershme, ndërsa e konsideroi në “kundërrymë” me qëndrimet e institucioneve financiare botërore që “kërkojnë nxitje të rritjes”, propozimet për taksën progresive. Falë këtij modeli, theksoi Kryeministri, ekonomia shqiptare, i rezistoi krizën më të vështirë në Europë e më gjerë dhe dëshmoi performancën më të mirë ndër vendet e rajonit.

 

“Kriza është dhe do të mbetet afatgjatë. Shqipëria -  pohoi Kryeministri  - ka të gjitha mundësitë e potencialet që jo vetëm të shmangë recesionin, por të garantojë rritje progresive, me modelin e saj. Natyrisht, kjo kërkon nga ne që të bëjmë gjithçka, për të nxitur, inkurajuar, lehtësuar biznesin dhe veprimtarinë e tij.”

 

Kryeministri Berisha u kërkoi ministrave të shqyrtojnë çdo procedure dhe mundësi për të lehtësuar, nxitur biznesin, për të inkurajuar partneritetin publik-privat, si një levë e fuqishme e shumëfishimit të financimeve dhe fondeve, në interes publik e privat.


30/05/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave