Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėshilli i Ministrave miraton ndihma financiare pėr lehtėsimin e pasojave tė shkaktuara nga tėrmeti nė Itali, si dhe pėr viktimat dhe tė lėnduarit e aksidentit tė Himarės
 

Në mbledhjen e sotme të Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për dhënie ndihme financiare qeverisë së Republikës së Italisë, për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti”, si dhe vendimin “Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2012, miratuar për Ministrinë e Brendshme, për dhënie ndihme financiare familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve të aksidentit rrugor, të datës 21 maj 2012, në aksin Vlorë-Sarandë, vendin e quajtur Vishë të Himarës.”

Kryeministri Berisha, i cili u fokusua tek këto vendime që në nisje të mbledhjes së qeverisë, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve njerëzore në vendin mik, bëri të ditur se kontributi modest i qeverisë shqiptare konsiston në dhënien e një shume prej 50 mijë eurosh në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti, në Itali.

Gjithashtu, kryeministri Berisha drejtoi një thirrje në emër të qeverisë shqiptare për bizneset dhe qytetarët, të cilët në shenjë solidariteti janë të ftuar të japin kontributin e tyre pranë dy kontove bankare të hapura nga ambasada italiane në Tiranë.

Për sa i përket vendimit të dytë, Kryeministri bëri të ditur se në përputhje me ligjet  e vendit qeveria do të japë një ndihmë financiare për viktimat e aksidentit të Himarës, si dhe të lënduarit nga ky aksident, të cilat konsistojnë përkatësisht në 1 000 000 (një milion) lekë për çdo viktimë, si dhe 300 000 (treqind mijë) lekë për çdo person të plagosur, ndihma për të cilat kryeministri u shpreh se synojnë të lehtësojnë sadopak gjendjen e krijuar në këto familje.

Më hollësisht për këto vendime, kryeministri Berisha u shpreh:

Në këtë mbledhje kemi një seri çështjesh por unë po e nis me dy nga më të veçantat.

Gjatë këtyre dy javëve të fundit, Italia, ky vend mik i shkëlqyer ka pësuar një seri tërmetesh me shkatërrime serioze, me humbje të 25 jetëve të qytetarëve të saj, por fuqia e këtyre tërmeteve ka qenë një fuqi shkatërruese. Një numër i madh ndërtesash janë shkatërruar, si dhe ka një numër të madh plagosurish. Duke ju shprehur edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta qeverisë italiane, familjeve të viktimave dhe duke bashkuar lutjen me këto familje dhe të gjithë qytetarët italianë që shpirtrat e tyre të prehen në paqe dhe në qetësi dhe të gjithë të plagosurit të shërohen, qeveria ka vendosur të japë një kontribut modest prej 50 mijë eurosh në ndihmë të familjeve të dëmtuara.

Ndërkohë ambasada italiane ka hapur dy llogari bankare dhe thirrja jonë ndaj biznesit dhe qytetarëve është të japin kontributin e tyre modest, në shprehje të solidaritetit ndaj një vendi, i cili e ka mbështetur këtë vend dhe ka ndihmuar shqiptarët në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë këtyre 20 viteve. Në të gjitha vështirësitë, në të gjitha momentet e rëndësishme ka qenë ndihma bujare e tyre, ndihma e parë që ka arritur ne Shqipëri.

Ndërkohë, në përputhje me ligjet e vendit qeveria vendos ndihmën për familjet e viktimave në aksidentin e Himarës, ndihmë e cila sipas ligjit është 1 000 000 (një milion) lekë, përveç shpenzimeve të varrimit, të cilat do të mbulohen me shpenzimet  e qeverisë. Për të plagosurit, po në përputhej me vendimin është përcaktuar shuma 300 000 (treqind mije) lekë, e cila synon të lehtësojë sadopak gjendjen e krijuar në këto familje, të cilat humbën njerëzit  e tyre më të dashur apo patën të lënduar nga ky aksident.


06/06/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave