Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kėshilli i Ministrave miraton vendimin “Pėr procedurėn e lėshimit tė dokumenteve nga zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme”
 

-          Vendimi ka si qëllim përmirësimin e respektimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të shpejta, cilësore dhe efektive

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme, vendimin “Për procedurën e lëshimit të dokumenteve nga zyrat  e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, i propozuar nga Ministri i Drejtësisë.

Ky vendim miratohet në kuadër të dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë në tërësi, pjesë e të cilit është edhe dixhitalizimi i sistemit të veprimtarisë noteriale dhe në mënyrë të veçantë krijimi i sistemit të aplikimit on-line për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të tjetërsuara.

Vendimi ka si qëllim përmirësimin e respektimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të shpejta , cilësore dhe efektive.

Nisma  e ndërmarre nga ministria e Drejtësisë synon të parashikojë që noteri përpara hartimit të aktit të tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme do të kryejë verifikimin në një bazë të dhënash elektronike , ku janë të pasqyruara të dhënat mbi pronësinë e pasurisë. Realizimi i këtij qëllimi paraqet si avantazhe kryesore, shmangien e kontakteve të drejtpërdrejta të qytetarit me zyrën  e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe për rrjedhojë reduktimin e fenomenit të radhëve të gjata, kohës së humbur dhe veprimeve korruptive.

Realizimi i verifikimit on-line të pasurive të paluajtshme shkurton zhvillimin  e një transaksioni me dy faza për qytetarin: 1 ditë për të shkuar tek noteri për lidhjen  e kontratës dhe 1 ditë për ta tërhequr kontratën , se bashku me vërtetimin e pronësisë.

Me anë të këtij vendimi të miratuar gjen rregullim edhe regjistri elektronik i përpunimit të kërkesave, me të cilin operojnë punonjësit  e zyrës, nën përgjegjësinë e Regjistruesit. Ky regjistër elektronik garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave.

Gjithashtu parashikohet se Kryeregjistruesi miraton me udhëzim procedurat standarde të veprimeve me regjistrin eketronik të përpunimit të kërkesave, duke përfshirë përshkrimin e veprimeve të kryera nga zyra që pasqyrohen në këtë regjistër.

Ky vendim konsiderohet si një prioritet me anë të të cilit zyrat  e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe noteri ofrojnë një shërbim eficent në cilësi, të garantuar dhe efektiv në kohë për qytetarët.


06/06/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave