Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Ministri Pollo: “Konferenca e OKB-sė nė Tiranė e para qė trajton nė vendin tonė njė temė globale qė ėshtė reformimi i OKB-sė.
 

Në përfundim të konferencës së OKB-së në Tiranë, sot Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo, i cili kryesoi grupin ndërinstitucional të punës për organizimin e saj, mbajti një konferencë për mediat ku deklaroi se:

 

“Nuk do e kisha thirrur këtë takim me shtypin pas konferencës globale të OKB-së thjesht për të njoftuar mbylljen me sukses të saj.

Është i spikatur fakti se për herë të parë në Tiranë mblidhet një tubim ndërshtetëror global me pjesëmarrjen e vendeve nga Norvegjia në Tanzani dhe nga Uruguaji në Vietnam. Deri tani, në këta 20 vjet, ne kemi mikpritur vetëm konferenca rajonale, si Nisma e Evropës Qendrore apo ajo Detit të Zi. Me këtë konferencë Tirana është shënuar në hartën globale të qyteteve mikpritëse.

Por më e rëndësishme është diçka tjetër: Shqipëria është një nga vendet pilote nismëtare për reformën e OKB-së, që nga viti 2007, dhe ne kemi arritur të reformojmë punën e agjencive të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë.

Por me këtë konferencë, ku mbizotëroi Fryma e Tiranës, siç e  pagëzoi delegacioni francez (Esprit de Tirana, Spirit of Tirana), kemi dhënë një kontribut të rëndësishëm përtej kufijve tanë, duke udhëhequr konferencën e duke miratuar dokumentin më të qartë për këtë reformë, i cili apelon veçanërisht Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-moon të marrë hapa konkretë për reformën Një OKB.

Ne jemi mësuar këta 20 vjet ta shohim vendin tonë si vend përfitues, që bota e ndihmon. Kjo ka filluar të ndryshojë;  jo vetëm me trupat tanë që ruajnë paqen në vende të afërta apo të largëta. Por edhe me ide, reforma brenda vendit, me veprimtari politiko-diplomatike efektive, siç ishte rasti i konferencës së OKB-së në Tiranë, siç është rasti i Frymës së Tiranës që besojmë se do të ndikojë në zhvillimet e javëve të ardhshme në New York, Pallatin e Qelqtë, selinë e OKB-së.”

 

Konferenca e Pestë Ndërqeveritare për Reformën “Një OKB”e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u mbyll dje, më 29 qershor,  në Tiranë, nën drejtimin e Shqipërisë, arriti konsensus në propozimin për reformimin e OKB-së, reformim prej kohësh i domosdoshëm. Nga përgatitja e mirë e propozimeve dhe drejtimi i mirë i konferencës u arrit një mbështetje e plotë nga gjithë vendet pjesëmarrëse nga ato donatore, te vendet pilote të këtij projekti, sa dhe Franca e quajti arritjen e konsensusit Fryma e Tiranës (L’esprit de Tirana). 

 

Konferenca e OKB-së në Tiranë, e para e dimensionit global që mbahet në kryeqytetin shqiptar, ra dakord për rekomandime të qarta për vendet anëtare të OKB-së, agjencitë e specializuara dhe në mënyrë të veçantë për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Z. Ban Ki-moon, që të iniciojë procesi i reformës faktike, në të gjitha agjencitë e kësaj organizate, në javët e muajt e ardhshëm.

 

300 përfaqësues nga 40 vende te globit të nivelit të lartë, ndër ta edhe ministrat e shteteve të Norvegjisë, Tanzanisë dhe Uruaguajit, u mblodhën nga data 27-29 qershor 2012 për të marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkura në Shqipëri.

Konferenca, u përshëndet në ditën e parë të saj nga Kryeministri i vendit z. Sali Berisha dhe  Znj. Helen Clark, Kryetare e Grupit të Zhvillimit të OKB-së (UNDG) dhe Administratore e UNDP-së (ish kryeministre e Zelandës së Re).

 

Për organizimin e konferencës, u ngrit një grup ndërinstitucional pune, i kryesuar nga Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo, i cili çeli siparin e konferencës.

 

Synimi i organizimit të konferencës ishte përmirësimi i efektshmërisë së sistemit të Kombeve të Bashkuara si dhe një mundësi e rëndësishme për të paraqitur rezultatet, arritjet, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga qasja Një OKB. Në ditën e fundit të konferencës u dakordësua mbi dy dokumente kryesore të cilat japin rekomandime mbi të ardhmen e kësaj nisme në vendet ku ajo do të aplikohet:

 

  1. Vendet pjesëmarrëse ranë dakord mbi një qëndrim të përbashkët që, elementë kyç të nismës Një OKB, t’i paraqiten, në korrik 2012, Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së (ECOSOC) dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në vjeshtë të vitit 2012.
  2. U identifikuan dhe njohën praktikat më të mira të nismës Një OKB ndër të cilat edhe shembulli i Shqipërisë si një histori suksesi dhe arritja e konsesusit e pagëzuar nga pjesëmarrësit si Fryma e Tiranës

Shqipëria dhe Nisma”Një OKB”.

 

Ne vitin 2007 pas kerkeses se Qeverise shqiptare, Kombet e Bashkuara zgjodhen Shqiperine si nje nder tetë vendet pilote të nismës Një OKB ne bote. Ndërtuar mbi programin e reformave të vendosura nga shtetet anëtare të OKB-së, koncepti “Një OKB” përshpejton përpjekjet për rritjen e koherencës dhe efektshmërisë së aktiviteteve të zhvillimit në nivel vendi.  Tetë vendet pilote te programit Një OKB filluan zbatimin e nje modeli te ri ku programet dhe agjencite do te bashkoheshin ne “Një Program”, “Një Kuadër Buxhetor”, Një Drejtues” dhe “Një Zyrë”.

Më 24 tetor 2007, Qeveria e Shqipërisë dhe njëmbëdhjetë Agjenci, fonde dhe programe të OKB-së, nënshkruan Programin Një OKB. Objektivi i Programit Një OKB në Shqipëri është përmirësimi i rezultateve dhe impaktit të zhvillimit duke bashkuar avantazhet krahasuese të sistemit të OKB në një program të vetëm strategjik.

Ndersa ne tetor te viti 2011 qeveria e shqipërisë dhe Kombet e Bashkuara nënshkruan programin e ri të bashkëpunimit për periudhën 2012-2016 i cili mbështet përparësitë kombëtare dhe sfidat e zhvillimit të vendit në fushat e qeverisjes, shtetit të së drejtës, ekonomisë dhe mjedisit, zhvillimit rajonal dhe lokal dhe politikave sociale gjithëpërfshirëse. Programi mbështet Shqipërinë në axhendën e saj të integrimit evropian.

 

  Për më tepër për konferencën: www.dao5conference.org

 

 


02/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave