Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha: Sistemi online i gjurmimit tė procesit tė licencimit, shembull frymėzues pėr tė gjitha shėrbimet administrative tė vendit
 

Kryeministri Berisha ishte sot paradite në ceremoninë e organizuar në Qendrën Kombëtare të Licencimit, ku drejtori i kësaj qendre Edmond Palushi, bëri një prezantim të projektit të sistemit online të gjurmimit të dokumenteve dhe gjithë procesit të licencimit dhe lejeve për bizneset në vend.

Përmes këtij sistemi, çdo aplikues ka mundësinë të njihet, fillimisht, me të gjithë dokumentacionin që duhet të plotësojë për marrjen e një lejeje a licence, si dhe për të ndjekur çdo hap të procesit, që nga momenti i paraqitjes së personit në këtë qendër, deri në marrjen e vendimit, aprovimin ose jo tw lejes apo licencës.

Kryeministri Berisha vlerësoi punën serioze të stafit të QKL-së, të cilët, sipas kryeministrit, e shndërruan këtë përpjekje të madhe të qeverisë në një histori të madhe suksesi për biznesin shqiptar, për Shqipërinë dixhitale, për vendin në tërësi.

Kryeministri Berisha, duke risjellë në vëmendje faktin se, bazuar në një ligj të veçantë, qeveria shndërroi në vet - deklarim 2/3 e licencave e lejeve në vend, ndërkohë që 1/3-a  tjetër u grupuan në një qendër të tillë si QKL-ja, siguroi se synimi i qeverisë është që në këtë qendër të mbahet minimumi i mundshëm i licencave dhe lejeve. Për këtë, Kryeministri Berisha kërkoi bashkëpunimin e punonjësve të kësaj qendre, të cilët duhet t’i sugjerojnë qeverisë se cilat leje dhe licenca të tjera duhet të shndërrohen në vet deklarime.

Kryeministri renditi disa avantazhe të kësaj qendre, duke theksuar se, në qoftë se më parë procesi i licencimit e dhënies së lejeve ishte një ndër proceset më të mundimshme, më të zvarritura dhe, absolutisht edhe të korruptuara në vend, është shndërruar sot në një nga proceset më afatshkurtër, më transparent e të një shërbimi më modern. QKL, sipas Kryeministrit,  është shndërruar në një mbështetje të fuqishme të investimeve dhe investitorëve, të veprimtarisë afariste në vend.  

Kryeministri vuri në dukje që në QKL ekziston një shembull frymëzues për të gjitha ministritë dhe agjencitë e tjera, në mënyrë që sistemi i gjurmimit të shtrihet në të gjitha shërbimet e tjera administrative në vend.

Në përshëndetjen e tij për këtë projekt të suksesshëm, kryeministri Berisha u shpreh:

“Së pari, erdha t’ju përgëzoj shumë përzemërsisht për suksesin tuaj në shndërrimin e kësaj përpjekjeje të madhe të qeverisë në një histori të madhe suksesi për biznesin shqiptar, për Shqipërinë dixhitale, për vendin në tërësi.

Në këtë qendër, funksionon sistemi më i avancuar i licencimit dhe dhënies së lejeve që ekziston sot, funksionon sistemi i gjurmimit të dokumenteve dhe procesit, që nga momenti i paraqitjes së personit në këtë qendër, deri në momentin e lëshimit, aprovimit të lejes a licencës.

Qeveria, para hapjes së QKR-së, veprimtaria e të cilës bazohet në një ligj të veçantë, shndërroi në vet deklarim 2/3 e licencave e lejeve në vend, ndërkohë që 1/3 u mendua të grupohej në një qendër të tillë, e cila u ngrit me ndihmën e çmuar të USAID-it, pas vendimit të qeverisë shqiptare. Qendrat e licencimit dhe lejeve janë histori mix-e në Evropë. Jo të paktë janë ato vende, edhe shumë të zhvilluara madje, që nuk ia dolën t’i shndërrojnë në histori suksesi qendrat e lejeve dhe licencave, por  Shqipëria renditet në ato vende me histori të shkëlqyer suksesi në këtë fushë.

Një studim i bërë, po nga UDAID, në 1 vjetorin e kësaj qendre, dëshmon se nga anketimi i rreth 900 biznesmenëve, të cilët kishin aplikuar në qendër, 97 për qind e tyre ishin shumë të kënaqur me veprimtarinë e qendrës. Qendra ka disa avantazhe të mëdha; së pari, në qoftë se më parë ky ishte një ndër proceset më të mundimshme, më të zvarritura dhe, absolutisht, edhe më të korruptuara në vend, është shndërruar sot në një nga proceset më afatshkurtër, më transparent e të një shërbimi më modern. Qendra është shndërruar në një mbështetje të fuqishme të investimeve dhe investitorëve, të veprimtarisë afariste në vend.

Pak muaj më parë, qendrës iu shtua edhe sporteli energjetik, duke u bazuar në përparësinë e madhe që ka për qeverinë energjia, nxitja dhe zhvillimi i këtij sektori. Jam i bindur se ky sportel është dhe do të vazhdojë të jetë një histori e vërtetë suksesi në vendin tonë.

Në tërësinë e vet, qendra vërtetë trajton rreth 1/3 e licencave që mbetën, por, qëllimi ynë është dhe duhet të jetë që në këtë qendër të mbahet minimumi i mundshëm i licencave dhe lejeve. Jeni  ju ata të cilët do t’i sugjeroni qeverisë se cilat leje dhe licenca të tjera duhet të shndërrohen në vet deklarime, jeni ju që duhet t’i sugjeroni qeverisë se, mbi bazën e gjurmimit në këtë portal, cilat janë masat që qeveria duhet të marrë, ndaj agjencive, ministrive, drejtorive përkatëse, për të shkurtuar gjithnjë e më tej afatet e përgjigjes së tyre ndaj jush, për t’u dhënë në dorë, më të çmuarën që kanë biznesmenët, kohën.

Zonja e zotërinj!

 Shqipëria dixhitale është dhe do të mbetet një nga projektet më të mëdha të kësaj qeverie. Ne e nisëm këtë projekt në vitin 2006, e shpallëm këtë nismë në fillim të vitit 2006 dhe e bëmë këtë në një kohë kur shkalla e përdorimit të internetit në Shqipëri ishte e standardeve ndër më të ulëtat në botë, gjithsej 4.8 për qind dhe telefonia mobile ishte 38 për qind. Sot, në një hark kohor të shkurtër, shkalla e përdorimit të internetit është mbi 60 për qind, pra është përafërsisht në nivelet e Bashkimit Evropian, shkalla e përdorimit të telefonisë mobile është rreth 180 për qind dhe po ecën çdo ditë me shpejtësi drejt Smart Phone, falë teknologjive të reja që janë instaluar e do instalohen.

 Në një seri sektorësh, qeveria po punon e financon projekte, në mënyrë që të vendosë sistemin e gjurmimit, siç është sot në QKL. Ne jemi të vendosur që, në një kohë të shkurtër, t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë të gjitha shërbimet që kërkohen ndaj administratës shtetërore, në një sportel të vetëm, unik. Ne po përgatitemi dhe, në muajt që vijnë, do të japim internet falas për qytetarët e këtij vendi, në 1200 pika interneti në vend, si një hap i parë për t’i shtuar ato më tej. Ne do t’i shndërrojmë këto pika në sportele unike, në të cilat qytetari do të mund të marrë, do të mund të ndjekë, do të mund të aplikojë, për të gjitha kërkesat dhe dokumentet ndaj shtetit. Administrata dixhitale është administrata më e mirë, më transparente, më e shpejtë, për të cilën kanë nevojë sot biznesmenët dhe mbarë qytetarët shqiptarë.

 Këtu, në QKL ekziston një shembull frymëzues për të gjitha ministritë dhe agjencitë e tjera, shembull që jam i bindur se do të shfrytëzohet dhe do të bëjë të mundur që shumë shpejtë, siç kemi këtë qendër, të kemi të gjitha shërbimet e tjera në vend.

 Edhe njëherë, ju uroj për punën e shkëlqyer që keni bërë dhe ju uroj suksese. Jeni me të vërtetë një qendër ekselence, në kuptimin e kryerjes së shërbimeve, në kuptimin e teknologjisë, sistemit të gjurmimit, mbështetjes dhe nxitjes së madhe që i bëni jetës afariste të vendit.

Faleminderit”.

 

 


23/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave