Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha i bėn sėrish thirrje opozitės tė mos bllokojė votimin nė 6 gusht, tė kufizimit tė imuniteteve
 

Në prag të seancës parlamentare për votimin e draftit për kufizimin e imunitetit të deputetëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të vendit, Kryeministri Berisha i bëri sërish thirrje opozitës për ta votuar bashkërisht draftin, “në një akt historik”, që mirëpritet nga shqiptarët.

“Mos heqja e imunitetit, - tha Kryeministri, - dëshmon se politikanët e këtij vend nuk kanë vullnetin për të luftuar korrupsionin dhe nuk po kërkohet asgjë tjetër, por ajo, e cila është një normë sot, në vendet anëtare të BE-së.”

Kryeministri Berisha informoi se ka marrë një letër nga komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, zoti Stefan Fyle, në të cilën vlerësohet progresi i bërë në sajë të bashkëpunimit, por kërkohet që ky bashkëpunim të vazhdojë me kompletimin e reforma të tjera, para së gjithash, reformës së imuniteteve.

Duke e ftuar kryetarin e Partisë Socialiste që grupi parlamentar i PS-së të votojë në 6 gusht draftin për kufizimin e imunitetit, Kryeministri tha se kjo datë nuk u caktua nga mazhoranca, por nga parlamenti shqiptar në konsensus të plotë, “në përputhje me amendamentin që grupi socialist e ka sjellë në vitin 2008, për procesin e ndryshimeve të Kushtetutës.”  

Në vijim fjala e Kryeministrit Berisha lidhur me kufizimin e imuniteteve.

“Vendi, kombi ndodhet para një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm, para një vendimmarrje kushtetuese që do të jetë përcaktuese për të pasur shqiptarët, dyert e hapura për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, në këtë 100 vjetor.

Komisioneri Fyle më ka dërguar një letër, në të cilën shpreh të gjithë vlerësimet për progresin e bërë nga bashkëpunimi, por kërkon që ky bashkëpunim të kompletojë reforma të tjera, para së gjithash, reformën e imunitetit dhe më pas ligjet që janë në parlament.

Dje, në cilësinë e kryetares së radhës së Këshillit të Ministrave të BE-së, ministrja e Jashtme e Qipros bëri një vizitë dhe shprehu të gjithë vullnetin e saj për të mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë në këtë rrugë, por bëri të qartë se një ndër detyrimet më madhore e përcaktues do të jetë qëndrimi ndaj imunitetit.

Nuk ka diskutim se mos heqja e imunitetit dëshmon se politikanët e këtij vend nuk kanë vullnetin për të luftuar korrupsionin dhe nuk po kërkohet asgjë tjetër, por ajo, e cila është një normë sot, në vendet anëtare të BE-së.

Zoti Rama, të cilin unë prapë e ftoj të lëmë mënjanë retorikën dhe t’i bëjmë një shërbim të madh këtij vendi, sepse çdo qytetar shqiptar mezi pret heqjen e imunitetit tonë. Më 6 gusht, ne kemi në dorë të rrëzojmë së bashku murin e imunitetit, lexo murin e korrupsionit, që i ka zënë derën procesit të integrimit këtij vendi. Nuk mund të besojë kush se në Shqipëri ka një vullnet të plotë për luftën kundër korrupsionit, kur nuk votohet heqja e imunitetit. Cili fëmijë, nxënës, student, i ri apo e re, të punësuar apo jo, i moshuar, biznesmen, burrë apo grua i intereson sot që dera e integrimit të mbyllet me murin e korrupsionit dhe murin e imunitetit. Askujt!

Zoti Rama, nëse mendon se duke mbajtur murin e imunitetin, do të dëmtojë Sali Berishën e qeverinë e tij, bën një gabim shumë të rëndë, se pas zgjedhjeve të 8 majit ishte ti që u the shqiptarëve se kemi bërë gabim me bllokimin dhe se do të votojmë çdo reformë që kërkohet. Në rast se mendon se, për inat të Sali Berishës, do t’i bllokoj Shqipërisë statusin, në 100 vjetorin e saj, e vërteta është se çdo shqiptar ka 100 motive për të të dhënë ty në zgjedhje, atë që ti meriton. Si mund të mendohet në këtë mënyrë! Kërkove ndryshime në projektin e përgatitur nga ndërkombëtarët dhe ato t’u pranuan të gjitha, një e nga një. Apo mos ndoshta i kërkove ato, i bindur se nuk do të të pranoheshin?! Sërish thua se nuk do ta votosh draftin në datën 6 gusht. Kjo datë nuk u caktua nga ne, por nga parlamenti shqiptar në konsensus të plotë. Ajo u caktua në përputhje me amendamentin që grupi socialist e ka sjellë në vitin 2008, për procesin e ndryshimeve të Kushtetutës.  

Edhe një herë shfrytëzoj rastin, të bëj thirrje se është një kalkulim tmerrësisht i gabuar, në qoftë se mendon se duke bllokuar statusin, dëmton më shumë qeverinë. Sigurisht dëmton Shqipërinë. Sigurisht dëmton interesat jetike të çdo shqiptari dhe i bën ata të rikujtojnë thënien e Konicës: Atë që i kanë bërë shqiptarët Shqipërisë, nuk ia ka bërë kush. Apo Zoti e ruajt Shqipërinë nga shqiptarët! Por të jesh i bindur se shqiptarët do të flasin në mënyrën më serioze dhe kanë 100 motive për të të dhënë atë që meriton, nëse bllokon kësaj radhe.

Ato që kërkove, t’u plotësuan. Pavarësisht se del dhe i zhvlerëson të deleguarit e tu, paçka se njëri ishte kryeministër, i çove për t’u tallur me ta. Ne e marrim si proces shumë serioz dhe bëmë çdo lëshim që u kërkua. Edhe ne dinim të thoshim jo, por ishte muri që duhej shembur, në mënyrë që të hapej. Ne dërguam në parlament një draft edhe më të thellë, por u pajtuam me propozimet tuaja, sepse njëra palë duhet të lëshojë dhe lëshuam ne, në mënyrë që muri i korrupsionit të mos zërë derën e statusit të integrimit të vendit. Datën 6 gusht nuk e caktuam ne, por e caktuam bashkërisht. Pandeli Majkon nuk e caktuam ne, por e caktove ti, që të negocionte me zotin Paloka. Ne bëmë çdo lëshim që kërkove, në mënyrë që në 6 gusht muri të rrëzohet.

Unë uroj që në këtë parti të dominojë interesi kombëtar, interesi shoqëror dhe interesi i vendit. Nuk ka gjykim më rudimentar, sesa të mendosh se për të dëmtuar Sali Berishën, Shqipëria të mos marrë statusin. Shqiptarët po e shohin se Sali Berisha po bën gjithçka që ka në dorë dhe në kapacitetin  tij, ka bërë të gjitha lëshimet me qeverinë dhe me aleatët e tij, në mënyrë që 6 gushti të jetë një pengesë e madhe më pak, në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Është absolutisht me çmimin më të shtrenjtë politik, sigurisht për vendin dhe qytetarët, por, në raportet partiake, këta qytetarë do të mendojnë 100 herë të ta faturojnë më parë ty që i bllokon, sesa të tjerëve që përpiqen të bëjnë gjithçka për ta realizuar atë. Zoti Rama mendon se qytetarët “nuk marrin vesh”, por harron sa shumë “nuk morën vesh” në datën 8 maj.

Le të urojmë që fryma e bashkëpunimit, e cila ka ekzistuar në procesin pas tetorit, të vazhdojë dhe në datën 6 gusht të votojmë bashkërisht në një akt historik, në një votim që e pret mbarë kombi shqiptar. E presin shqiptarët në Shqipëri, shqiptarët në të gjitha trojet e tyre, e presin shqiptarët në të katër anët  e botës, kudo që ndodhet sot, sepse duan që vendi i tyre të mos rrijë vendnumëro, por të ecë drejt ëndrrës europiane të tyre.”    


01/08/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave