Ministrja e Integrimit znj. Majlida Bregu, duke analizuar Progres Raportin për Shqipërinë për vitin 2008, si dhe strategjië e Komisionit Evropian për zgjerimin raportin, gjatë mbledhjes së KNI-së, u shpreh se për sa i përket kritereve politike Shqipëria vazhdon të bëjë progres në demokraci dhe në shtetin e së drejtës. “Bazuar mbi konsensusin midis forcave politike reforma kyçe janë çuar përpara. Megjithatë kultura e dialogut midis partive politike dhe vetë funksionimi i institucioneve të shtetit kanë nevojë për konsolidim të mëtejshëm. Zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 duhet të përgatiten siç duhet në mënyrë që te tregojnë maturinë e demokracisë së vendit”, u shpreh ministrja Bregu. Për sa u përket kritereve ekonomike, Ministrja e Integrimit theksoi se “Shqipëria ka bërë hapa përpara në krijimin e një ekonomie tregu funksionale”.
Konkluzionet e Progres Raportit për vitin 2008 për Shqipërinë
Për sa i përket kritereve politike, Shqipëria vazhdon të bëjë progres në demokraci dhe në shtetin e së drejtës. Bazuar mbi konsensusin midis forcave politike reforma kyçe janë çuar përpara.
Megjithatë kultura e dialogut midis partive politike dhe vetë funksionimi i institucioneve të shtetit kanë nevojë për konsolidim të mëtejshëm. Zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 duhet të përgatiten sic duhet në mënyrë që te tregojnë maturinë e demokracisë së vendit. Shqipëria ka nevojë te vazhdojë të ndërtojë kapacitetin e saj administrativ. Megjithëse ka njëfarë progres ne luftën kundër korrupsionit dhe krimi te organizuar mbetet një sfide e madhe.
Njëfarë progresi janë arritur ne demokratizimin dhe shtetin e së drejtës. Parlamenti Shqiptar miratoi amendamente kushtetues të rëndësishëm, përfshirë dhe reformën elektorale, e bazuar një konsensus të gjerë midis dy partive më të mëdha. Një kod i ri elektoral mbetet për tu miratuar në kohë për zgjedhjet parlamentar të vitit 2009. Shqipëria ka bere njëfarë progres në forcimin e strukturave te sajë qeverisëse për te implementuar detyrimet qe rrjedhin nga MSA-ja si dhe për të koordinuar punën drejt integrimit të së ne BE. Megjithatë forcime të mëtejshme të kapacitetit dhe planifikimit strategjik mbeten të nevojshme. Ne fushën e administratës publike, përpjekje te mëdha janë të nevojshme për të ngritur një shërbim civil te bazuar në merita dhe efiçence. Vazhdohet të ketë thyerje të ligjit të shërbimit civil. Implementimi i plotë i ligjit të shërbimit civil , duke përfshirë strukturën e karrierës se nëpunësve, do të jetë kyc per progresin.
Ka pasur njëfarë progresi në reformat e sistemit gjyqësor. Akte te rëndësishëm legjislativ mbi organizimin e gjyqësorit janë miratuar. Infrastruktura e gjykatave ka filluar te përmirësohet por ngelet e pamjaftueshme. Mungon një strategji bashkëkohore e reformave në drejtësi. Akte të rëndësishme legjislativë që kanë të bëjnë me funksionimin e Gjykatës së Lartë te Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme janë pezull. Zbatimi i gjykimeve, në mënyrë të veçantë në çështjet civile, mbetet i ngadaltë. Problemi i atyre të prapambetura vazhdon dhe infrastruktura e gjykatave mbetet e pamjaftueshme. Sistemi gjyqësor vazhdon të funksionojë varfërisht dhe shumë ngelet për tu bërë për të siguruar pavarësinë, transparencën, dhe eficencën e tij.
Qeveria ka vazhduar përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, e cila është një prioritet kyç e Partneritetit Evropian. Një strategji e përgjithshme antikorrupsion, me planin e saj te veprimit, u adoptua por implementimi i saj nuk ka filluar dhe monitorimi i mekanizmave mbetet për tu vlerësuar. Procedurat elektronike janë futur për taksimin dhe prokurimet publike. Hetime antikorrupsion kanë çuar në pushimin nga puna dhe, në disa raste, në arrestimin i një numri zyrtaresh. Perceptimi i korrupsionit është përmirësuar. Megjithatë, korrupsioni mbetet i përhapur dhe përbën një problem veçanërisht serioz. Bashkëpunimet institucionale dhe koordinimi ndërmjet agjencive ne luftën kundër korrupsionit mbetet i dobët. Lufta kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor mbete çështje kyçe. Një hetim i thellësishëm i çështjes se shpërthimit te Gërdecit është i nevojshëm. Shumë më tepër nevrite në këtë fushë duke përfshire llogaridhënia e gjyqësorit, dhe transparenca e financimeve të partive politike.
Progres i pjesshëm është arritur lidhur me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve. Përgjithësisht ekziston kuadri ligjor i nevojshëm. Janë bërë disa përpjekje për të proceduar penalisht rastet e keqtrajtimit në mjediset e paraburgimit. Janë ndërtuar burgje të rinj dhe qendra të reja paraburgimi. Megjithatë, ende nevojiten përpjekje të konsiderueshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe procedimin penal të personave të akuzuar për dhunimin e tyre. Lidhur me aksesin në drejtësi, ekziston legjislacioni që synon dhënien e ndihmës ligjore falas, por nuk aplikohet me efektivitet. Standardet shumë të ulëta të paraburgimit, të përkeqësuar më tej nga mbipopullimi, mbesin një çështje mjaft shqetësuese.
Shqipëria ka bërë progres të mëtejshëm në lidhje me lirinë e shprehjes. Kuadri ligjor për politikat mbi mediat është përmirësuar, por nevojitet zbatim më i mirë i legjislacionit ekzistues. Duhen bërë përpjekje të mëtejshme në mënyrë që shpifja të mos përbëjë vepër penale, si dhe për të siguruar lirinë e informacionit dhe pavarësinë e rregullatorit publik për transmetimet.
Kuadri ligjor për organizatat e shoqërisë civile është i favorshëm. Është krijuar një Fond i Shoqërisë Civile për të promovuar OJQ-të, por nuk ekzistojnë mekanizmat për ta zbatuar. Organizatat e shoqërisë civile mbeten të dobëta dhe pjesëmarrja e tyre në politikë-bërje kërkon forcim të mëtejshëm.
Ka pasur progres të mëtejshëm për forcimin e të drejtave të grave. Është miratuar legjislacion i ri për barazinë gjinore. Është miratuar një strategji për parandalimin e dhunës në familje, por nuk është zbatuar. Mbrojtja e grave ndaj të gjitha formave të dhunës është e pamjaftueshme dhe mbetet një çështje mjaft shqetësuese. Ka pasur progres të mëtejshëm lidhur me të drejtat e fëmijëve. Amendimet e Kodit Penal referuar shfrytëzimit të fëmijëve u miratuan, por nevojiten më shumë përpjekje për të adresuar çështjen e punës së fëmijëve. Tashmë të miturit mund të dënohen me punë në shërbim të komunitetit ose të lirohen me kusht. Janë përmirësuar disi nivelet e frekuentimit të shkollës nga fëmijët Romë. Megjithatë, zbatimi i plotë pengohet nga mungesa e burimeve. Është miratuar një strategji për mbrojtjen sociale 2008 – 2013, por i mungojnë mekanizmat për ta zbatuar. Mbeten të kufizuara mekanizmat e mbështetjes për personat shoqërisht vulnerabil dhe ata me aftësi të kufizuar. Nevojitet koordinim më i mirë ndërmjet agjencive qeveritare. Në lidhje me politikat kundër diskriminimit ka pasur njëfarë progres në kuadrin ligjor. Mungesa e progresit në amendimin e legjislacionit të punës pengon zhvillimin e dialogut social.
Ka pasur progres në konsolidimin e të drejtave të pronës. Regjistrimi i fillestar i pronave të paluajtshme thuajse ka përfunduar dhe po vazhdon procesi i vlerësimit të pronës për të adresuar pretendimet për kthimin dhe kompensimin e saj. Çështjet e pazgjidhura të pronës kanë minuar përpjekjet për zhvillimin e një tregu toke funksional dhe i kanë mbajtur investimet e huaja nën potencialin real.
Shqipëria ndërmori disa masa për të përmbushur angazhimet e saj për mbrojtjen e minoriteteve, veçanërisht në lidhje me promovimin e gjuhëve të minoriteteve. Nevojiten përmirësime, veçanërisht lidhur me mbledhjen e të dhënave të besueshme për përqindjen që zënë minoritetet dhe situatën e tyre. Janë ndërmarrë disa hapa për përmirësimin e situatës së minoritetit Rom, veçanërisht në lidhje me regjistrimin në shkollë, por impakti i këtyre masave ka qenë i kufizuar. Nevojitet koordinim më i mirë dhe burimet e duhura për pjesëmarrjen në Dekadën e Romëve dhe për të zbatuar strategjitë ekzistuese. Minoriteti Rom vazhdon të përballet me kushte jetese shumë të vështira dhe diskriminim, me akses të kufizuar në sistemin arsimor, mbrojtjen sociale, shërbimin shëndetësor, strehim dhe punësim.
Lidhur me çështjet rajonale dhe detyrimet ndërkombëtare, Shqipëria ka vazhduar të luajë rol konstruktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së. Vendi mori pjesë aktivisht në bashkëpunimin rajonal, duke futur këtu edhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (KBR), të krijuar së fundmi, si dhe në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (MTLEQ). Në lidhje me Gjykatën Ndërkombëtare Penale marrëveshja dypalëshe për imunitetin me SHBA nuk është në linjë me pozicionin e përbashkët relevant të BE.
Ekonomia e Shqipërisë vazhdoi të ketë rritje me ritme të shpejta. Presionet e inflacionit u frenuan, por mosbalancimet me jashtë u zgjeruan dhe politika fiskale u liberalizua. Në përgjithësi stabiliteti makroekonomik në përgjithësi arriti të jetë i qëndrueshëm dhe u mbështet nga sërë reformash strukturale. Klima e biznesit u përmirësua. Sidoqoftë, furnizimi i parregullt me energji elektrike, infrastruktura e dobët dhe dobësia e shtetit të së drejtës dhe sigurimi i zbatimit të kontratave vazhduan të pengonin zhvillimin ekonomik.
Për sa i përket kritereve ekonomike, Shqipëria ka bërë hapa përpara në krijimin e një ekonomie tregu funksionale. Vazhdimi i reformave strukturore dhe investimet madhore në infrastrukturë dhe arsim janë të nevojshme për të bërë ekonominë të aftë të përballojë presionet e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda Bashkimit në një periudhë afatgjatë.
Konsensusi politik mbi bazat e politikave ekonomike si dhe stabiliteti makroekonomik janë mbajtur në të njëjtin nivel. Ekonomia ka përballuar me sukses presionet që vinin nga rritja globale e çmimeve të ushqimeve dhe ka pasur përmirësime në përformancën e tregut të punës. Është përmirësuar administrimi i financave publike, i cili ka sjellë edhe rritjen e të ardhurave nga taksat. Ka përparuar privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha shtetërore dhe procedurat e regjistrimit të bizneseve janë thjeshtëzuar.
Janë marrë masa për përmirësimin e aftësive të fuqisë punëtore dhe ka shënuar progres promovimi i investimeve në infrastrukturë dhe ristrukturimi i ndërmarrjeve. Qeveria ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal. Sektori financiar qëndroi i shëndoshë , duke rritur nivelin e transparencës në tregun e kredive. Shtrembërimet e induktuara nga shteti në fushën e konkurrencës mbetën të kufizuara.
Megjithatë rreziqet makroekonomike u rritën kur u thellua deficiti i llogarive rrjedhëse, kryesisht si pasojë rritjes së kërkesës për energji dhe importe makinerish. Eksportet vazhduan të ishin të kufizuara dhe ishin shumë poshtë nivelit të importeve. Në anën financiare hyrjet e kapitaleve qëndruan në nivele të ulëta. Gjithashtu vonesa e konsolidimit fiskal kontribuoi ne hendekun agregat kursim-investime, duke parë këtu edhe shtimin e investimeve publike në infrastrukturë. Ristrukturimi i pambaruar i Korporatës Shtetërore me bilanc negativ vazhdoi të përbëjë risk fiskal.
Furnizimi i paqëndrueshëm me energji vazhdoi të pengojë rritjen ekonomike. Konkurueshmëria e ekonomisë u pengua nga mangësitë në stafin e kualifikuar dhe nga kufizimet në stokun kapital përfshirë këtu edhe infrastrukturën e dobët. Punësimi në sektorin Bujqësor vazhdoi të jetë i lartë. Sektori i madh informal nxitet nga dobësia e politikave të taksave dhe shpenzimeve si dhe nga sigurimi i zbatimit të ligjit, përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sektori informal vazhdon të paraqesë një sfidë të rëndësishme sepse ul bazën e tatimpaguesve dhe efikasitetin e politikave ekonomike.
Shqipëria ka bërë progres në përafrimin e legjislacionit, politikave dhe kapaciteteve të saj me standardet Evropiane dhe në zbatimin e kërkesave të Marrëveshjes së Përkohshme. Progresi ka vazhduar në fushat e doganave dhe të konkurrencës. Në fusha të tjera si, energjia, transporti dhe të drejtat e pronësisë intelektuale progresi ka qenë i kufizuar. Progresi në sektorin fitosanitar dhe veterinar është ende i nevojshëm për të përfituar plotësisht nga koncesionet tregtare që parashikohen në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Nevojiten përpjeke të mëtejshme në përmirësimin e kapaciteteve administrative për dispozitat jo tregtare të MSA-së dhe për zbatimin efikas të ligjit.
Ka pasur progres në disa fusha të tregut të brendshëm, por kërkohen përpjekje të mëtejshme për të përmbushur detyrimet e MSA-së. Progresi për adoptimin e standardeve teknike evropiane dhe në fushën e akreditimit ka qenë në vazhdimësi. Ka pasur disa përmirësime në fushën e metrologjisë dhe të mbikëqyrjes së tregut, por kërkohen përpjekje të mëtejshme. Është përmirësuar kuadri legjislativ në fushën e mbrojtjes së konsumatorit. Nuk ka pasur progres domethënës në fushën e së drejtës së vendosjes. Mbeten ende në fuqi disa kufizime në liberalizimin e lëvizjes së kapitalit.
Progresi vazhdon në forcimin e kapaciteteve administrative te doganave. Është përmirësuar infrastruktura në pikat ndërkufitare. Të ardhurat doganore vazhdojnë të rriten, ndërsa reduktimi i tarifave në përputhje me Marrëveshjen e Përkohshme janë zbatuar në kohë. Megjithatë, mbeten për tu përcaktuar strategjitë për teknologjinë e informacionit dhe nevojat për trajnime dhe kërkohen përmirësime të mëtejshme në infrastrukturë dhe përputhshmëria me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian. Ka pasur progres në fushën tatimore. Janë rritur të ardhurat si dhe realizimet tatimore (të ardhurat) nga biznesi. Megjithatë, mbledhja e taksave mbetet e ulët, veçanërisht në nivelin e qeverisjes vendore. Kërkohet të forcohet më shumë mbledhja e taksave, strategjia e kontrollit dhe përputhshmëria me legjislacionin komunitar dhe praktikat e BE-së.
Progres i vazhdueshëm ne fushën e konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës është forcuar me tej duke vendosur gjoba për anti-trustin ne sektorët kyç. Aspekti ligjor është ne linje me acquis, megjithëse nevojiten përpjekje te vazhdueshme per zbatimin e tij. Shqipëria ka bere progres te mëtejshëm ne drejtim te ndihmës shtetërore ne kuadër te MSA-se. Ka përfunduar inventari i skemave të ndihmës shtetërore.
Progres i kufizuar për sa i përket prokurimit publik. Procedurat e prokurimeve elektronike kane hyre ne përdorim, megjithatë nevojitet përafrim i mëtejshëm i legjislacionit, kryesisht ne fushen e koncesioneve dhe te utiliteteve. Kapacitetet administrative ne Agjencinë e Prokurimeve Publike janë përmirësuar dhe kërkohet forcimi i mëtejshëm. Duhet te sigurohet paanshmëria ne procedurat e rishikimit. Procedurat aktuale për menaxhimin e ankesave nuk janë ne linje me standardet ndërkombëtare. Janë ndërmarrë ndryshimet ne Kodin Doganor ne lidhje me te drejtat e pronësisë intelektuale dhe ligjin mbi te drejtat e pronësisë industriale. Megjithatë, përforcimi i fushës të së drejtës se pronësisë intelektuale mbetet i dobët dhe numri i rasteve te shkeljeve te dërguara ne gjykate është i vogël. Kapacitetet administrative për zyrën e patentave dhe të së drejtës së autorit janë te pamjaftueshme. Progres i mëtejshëm nevojitet ne zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga MI për fushën e te drejtës se pronësisë intelektuale.
Progres të pjesshëm ka pasur në përafrimin e standardeve evropiane mbi punësimin dhe politikat sociale. Janë venë në zbatim programe për të forcuar punësimin e grupeve të pambrojtura (vulnerabel). Inspektorati i punës është forcuar, por kapacitetet për të zbatuar të drejtat e punës janë të kufizuara. Shëndeti dhe standardet e sigurisë në punë mbeten të varfra. Progres të vazhdueshëm ka pasur në shëndetin publik. Progres të pjesshëm ka pasur në fushën e arsimit. Buxheti i arsimit ka vazhduar të rritet. Është ngritur një sistem qendror i kompjuterizuar për pranimet në fakultete. Është rritur aksesi për studentët me paaftësi. Gjithsesi regjistrimi në shkollat 9-vjeçare në zonat rurale mbetet në nivele të ulëta. Ka pasur progres të pjesshëm në fushën e kërkimeve, por kërkohet forcim i mëtejshëm i kapaciteteve.
Progres raportohet në disa politika sektoriale. Për sa i përket industrisë dhe SME-ve, progres është bërë në zbatimin e Kartës Evropiane për ndërmarrjet e vogla. Progres i pjesshëm mund të raportohet në bujqësi, veçanërisht për sa i takon kuadrit ligjor dhe ngritjes së strukturave për zhvillimin rural. Kuadri ligjor për sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare është përmirësuar, por përafrimi me standardet e BE-së mbetet i ulët dhe përpjekje të mëtejshme nevojiten për forcimin e kapaciteteve institucionale. Progres i pjesshëm është bërë në fushën e peshkimit për sa i takon inspektimit, kontrollit si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Kërkohet vëmendje e mëtejshme në miratimin dhe zbatimin e legjislacionit.
Për sa i përket ambientit , është përmirësuar legjislacioni horizontal, por implementimi dhe zbatimi lënë për të dëshiruar . kapaciteti administrativ për bërjen e politikes ambientale dhe zbatimi kane nevoje per përforcim.
Njëfarë progres mund te raportohet ne fushën e transportit , Shqipëria vazhdon te marre pjese ne mënyre aktive ne Observatorin e Evropës juglindore për transportin. Megjithatë përmirësime substanciale janë përsëri te nevojshme ne te gjithë sektorët e transportit .
Ne sektorin e energjisë ka progres te kufizuar. Është bere progres ne kuadrin ligjor duke e vene atë ne linje me traktatin e energjisë se komunitetit. Progresi ka vazhduar ne ristrukturimin e OSSH-se dhe po bëhen përpjekje për te përmirësuar situatën e saj financiare. Megjithatë sektori energjetik mbetet një ne një status kritik . Siguria e sistemit shpërndarës nuk është akoma e siguruar , pasi sistemi i gjenerimit nuk është i mjaftueshëm për ti bere balle kërkesave te konsumatoreve. Kapacitet i kufizuar i interkonjeksionit vazhdon te pengoje importet.
Njëfarë progres ka ne fushën e shoqërisë se informacionit dhe medias . Legjislacioni i ri ne komunikimin elektronik dhe firmosja eltranike ( e-signature) u miratuan dhe liberalizimi i tregut ne këtë fushe filloi . megjithatë, kuadri rregullues nuk është akoma ne linje me acquis dhe kapaciteti rregullues i telekomunikacioneve është i pamjaftueshëm. Ne fushën e politikes audiovizuale kapaciteti administrativ i autoritetit transmetues ( KKRT) është forcuar. Por burimet teknike vazhdojnë te jene te paketa. Për sa i përket kontrollit financiar një buxhet i ri u miratua . Megjithatë llogaridhënia e menaxhereve dhe kontrolli financiar janë ne hapat e pare. Progres është bere ne fushën e statistikave. Kapaciteti i INSTAT është rritur. Shume klasifikime statistikore janë duke u bere ne linje me standardet e BE-se . Njehsimi i është duke avancuar mesatarisht.
Ne fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, është bere njëfarë progres ne shumicën e fushave, megjithëse, jo i rregullt . Ne përgjithësi kërkohet përmirësim i mëtejshëm. Persa i perket vizave, nje sistetem adresash dhe nje regjster i gjendjes civile i qendrueshem eshte ngritur per te permiresuar sigurine e dukumenteve. Ligji per te huajt u miratua . marreveshja e Ripranimit BE-Shqiperi ka hyre ne fuqi qe nga viti 2006 . edhe marevshja per lehtesimin e vizave hyri ne fuqi me 1 janar 2008, dhe dialogu per liberalizimin e vizave u lancua. Pasaportat bimetrike ne linje me standartet e BE-se duket te leshohen. Regjimi i vizave nuk eshte akoma ne linje me standartet europiane.
Kontrolli i kuifinjve eshte permiresuar si rezultat i nje ligji te ri per menaxhimin e kufirit ( ligji per kontrollin e kufirit ), bashkepunimi me te mire nder agjensi dhe ifrastrukture me te mire. Zbatimi i nje strategjie per menaxhimin e eintegruar te kufinjve kafilluar . megjithate , niveli i stafit dhe trajnimi per policine e kufirit duhet te perforcohet . bashkepunimi nderkufitar duhet te rritet. Ka pak progres ne lidhje me Politikat e Azilit. Rishikimi i kuadrit ligjor ne perpythje me standartet e BE-se akoma nuk eshte plotesuar. Kapaciteti zbatues vazhdon te mbetet i dobet dhe bashkepunimi nderagjensi dueht te forcohet. Njëfarë progres mund te raportohet edhe per fushen e migracionit. Eshte ngritur nje njesi qendrore per kthimin dhe ripranimin per te mbikqyrur qendrat rajonale te ripranimit .
Progres i kufizuar eshte bere per parandalimin e pastrimit te parave. Kuadri ligjor i bashkepunimit midis bankave dhe institucioneve te tjera bankare, eshte permiresuar. Megjithate fuqia zbauese per konfiskim te aseteve ngelet e ulet. Burimet hetimore nder agjensi, dhe kapaciteti zbatues kane nevoje per permiresim te metejshem.
Ka pak Progres mund te raportohet edhe ne luften kunder droges. Dhe trafiku I droges ngelet nje problem serios . ndekjet penale ne lidhej me drogen jane rritur. Eshte ndertuar Ifrastrukture me e mire per magazimin para-gjykimit per drogat e kapura. Megjithate vendosmeri e forte kerkohet per te arritur rrezultate te mjaftueshme ne kete fushe, ndersa masat zbuluese dhe paisjet e nevojshme ne kufi kane nevoje te permiresohen.
Progresi i policisë ka vazhduar me zbatimin e ligjit te ri për policinë. Zbatimi i marrëveshjes strategjike me Evropolin dhe Konventës se Bashkëpunimit Policore te vendeve te Evropës Juglindore ka filluar. Megjithatë, menaxhimi i policisë, personelit , trajnimet dhe kontrolli i strukturave duhet te forcohet me tej. Me shume përpjekje kërkohen për zhvillimin e statistika te besueshme mbi krimin.
Progres i limituar mund te raportohet për sa i përket luftës kundër krimit te organizuar, qe mbetet një problem serioz dhe po ndikon shtetin ligjor dhe mjedisin e biznesit. Strategjia kombëtare për luftën kundër krimit te organizuar është miratuar. Kuadri ligjor është përmirësuar. Bashkëpunimi me Interpolin është përmirësuar, i cila ka rezultuar ne ekzekutimin e një sere mandat arrestimesh ndërkombëtare. Megjithatë, përpjekjet për luftën kundër krimit te organizuar janë dëmtuar nga korrupsioni dhe mbrojtja e dobët e dëshmitarëve. Vështirësitë ne bashkëpunimin e policisë dhe prokurorisë vazhdon te uli efektivitetin e hetimit.
Strategjia për luftën kundër trafikimit te qenieve njerëzore është miratuar. Mbetet akoma shume për te bere, ne veçanti për sa i përket mbrojtjes se viktimave. Me shume vullnet politik dhe një koordinim me i mire nevojitet për zbatimin e strategjisë antitrafik, ne veçanti për mbrojtjen e viktimave. Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm origjine për trafikimin e qenieve njerëzore, si për shfrytëzim seksual te grave dhe vajzave ashtu dhe për pune te detyruara..
Progres i mirë mund te raportohet për mbrojtjen e te dhënave personale. Kuadri ligjore tashëm është miratuar dhe një autoritet i pavarur mbikëqyrës është caktuar. Megjithatë, ka nevoje për burime te mjaftueshme për zbatimin e duhur te mandatit.
07/11/2008