Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Zhvillohet Tryeza e Rrumbullakėt Qeveri-Donatorė e drejtuar nga Zėvendėskryeministri z. Genc Pollo
 

-Takimi konsiderohet si forumi  më i rëndësishëm mbi efektivitetin e ndihmës së huaj në Shqipëri

Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj (DEBASKON), pranë Këshillit të Ministrave në bashkëpunim me Sekretariatin Teknik të Donatorëve organizoi sot Tryezën e Rrumbullakët  Qeveri-Donatorë, në ambientet e Tirana International.

Takimi u drejtua nga Zëvendëskryeministri z. Genc Pollo me pjesëmarrjen e Ministres së Integrimit Evropian, Ministrit të Financave, Ministrit të Ekonomisë ,Tregtisë dhe Energjetikës, Ministrit të Drejtësisë si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.  Komuniteti donator u përfaqësua nga ambasadorë, kryetarë të përfaqësive diplomatike  si dhe  përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në vend.

Në emër të qeverisë shqiptare Zëvendëskryeministri z. Genc Pollo  prezantoi progresin e  bërë në proceset e integrimit në BE dhe NATO, duke përmendur arritjet dhe reformat e ndërmarra në sektorë të rëndësishëm, si në përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, në drejtësi dhe çështjet e brendshme, në luftën kundër korrupsionit, progresin në ekonomi dhe fushën e financave, në decentralizim, arsim dhe shëndetësi. Z. Pollo vuri theksin tek procesi i koordinimit të ndihmës së huaj dhe hapat që do të merren në të ardhmen për zbatimin e Deklaratës së Parisit mbi Efektivitetin e Ndihmës së Huaj.

Ministrja e Integrimit Evropian Znj. Majlinda Bregu bëri një përmbledhje të problemeve të lidhura me zbatimin e MSA-së, programimin e Instrumentit të Para-Aderimit ( IPA) dhe nevojën për të forcuar bashkëpunimin midis qeverisë dhe donatorëve në financimin e prioriteteve që rrjedhin nga proçesi i integrimit evropian.
Në emër të komunitetit donator fjalën e mori znj. Gulden Turkoz-Cosslett Koordinatore Rezidente e  Kombeve të Bashkuara dhe Kryetare e radhës e Sekretariatit Teknik të Donatorëve dhe  Z. Helmuth Lohan, Ambasador dhe Kryetar i Delegacionit të Komisionit Evropian. Në prezantimet e tyre ata vlerësuan përpjekjet e qeverisë në zbatimin e SKZHI-së dhe organizimin e grupeve sektoriale me komunitetin donator.

Nga çështjet më kryesore të ngritura nga donatorët ishte nevoja për një administratë publike të qëndrueshme, e cila është në zemër të zbatimit të reformave, lehtësimi i procedurave të  rimbursimit të TVSH-së si dhe rritja e rolit të grupeve sektoriale.  Drejtoresha e Njësisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj në DEBASKON, znj. Valbona Kuko, bëri një prezantim të detajuar të Sistemit të Planifikimit të Integruar si dhe të rezultateve të arritura në Anketimin e DAC 2008  mbi monitorimin e efektivitetit të ndihmës së huaj. Në këtë takim u diskutua gjithashtu nevoja për të pasur një strategji të përbashkët dhe për të harmonizuar plan veprimin për koordinimin e donatorëve dhe ndihmës së huaj në Shqipëri.


14/11/2008

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Maqellarė, Dibėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė Has, Kukės
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Bajram Curri
Kryeministri Berisha takohet me qytetarė tė Durrėsit
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Rrashbull, Durrės
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Berat
Kryeministri Berisha prezanton nė Poliēan, kandidatėt pėr deputetė tė qarkut tė Beratit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave