Drejtoria e Dokumentacionit është një prej strukturave të Këshillit të Ministrave. Në përbërje të saj veprojnë arkiv - protokolli, redaktoret, operatoret, stenografet, shumëfishimi dhe shpërndarja.
Kjo strukturë organizon dhe kontrollon gjithë punën, për përgatitjen e dokumenteve, për mbledhjet e Këshillit të Ministrave dhe pasi ato nxirren nga mbledhjet e qeverisë.
Tërësia e punës që kryhet, si procese, përfshinë bashkërendimin me drejtoritë e tjera, sidomos me Departamentin e Legjislacionit & Koordinimit, protokollimin e dokumenteve që vijnë, përcjelljen e tyre në adresën e duhur brenda Kryeministrisë, redaktimin, hedhjen në kompjuter, shumëfishimin, stenografimin, arkivimin dhe shpërndarjen në destinacionin e përcaktuar për zbatim.
Cilësia e lartë e punës kërkon disiplinë, profesionalizëm dhe bashkërendim, të të gjithëve, brenda strukturës.
Sektori i Organizimit të Mbledhjeve dhe Dokumentacionit
Sektori i Arkiv-Protokollit