Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit nė mbledhjen e qeverisė pėr diskutimin e buxhetit tė vitit 2009
 

 

31/10/2008

“Sot ne diskutojmë buxhetin e vitit 2009. Ky buxheti do t’i garantojë Shqipërisë stabilitetin makroekonomik dhe rritjen ekonomike më të madhe në rajon. Buxheti i vitit 2009 do t’i garantojë Shqipërisë investime të mëdha publike si:

 

-përfundimin e rrugës Morinë-Durrës, veprën e shekullit për Shqipërinë;

-përfundimin e rrugës së Bregut;

-përparimin në ndërtimin e autostradës Levan-Vlorë;

-avancimin e punimeve në rrugën Levan-Tepelenë;

-avancimin e madh të punimeve në rrugën Konispol –Sarandë;

-përfundimin e punimeve të autostradës Qafë Plloçë- Qukës;

-përfundimin e punimeve të autostradës Milot – Fushë Krujë, më katër korsi, si pjesë e aksit Durrës-Morinë;

-fillimin e punimeve dhe avancimin e tyre në aksin Shkodër- Hani i Hotit;

-fillimin e punimeve për rrugën Bogë-Theth;

-vazhdimin e punimeve në rrugën e Arbrit, në segmentin Bulqizë- Klos, por me përfundimin e projektit do të nisë dhe segmenti Tiranë- Shkallë e Tujanit- Klos;

-vazhdimin e punimeve Stërblevë- Peshkopi, Peshkopi - Kala e Dodës, Kukës –Kala e Dodës, Kanë- Krumë, Krumë –Kukës;

-përfundimin e punimeve Korçë- Prespë; Elbasan-Gjinar;

-fillimin dhe vazhdimin e punimeve të 11 rrugëve në 11 qarqet e vendit.

 

Pra, viti i katër i këtij mandati do ta gjejë rrjetin rrugor të vendit tërësisht të ndërtuar dhe në ndërtim e sipër. Pas përfundimit të projektit dhe studimit të fizibilitetit, është e mundur plotësisht që të nisin dhe segmentet rrugorë në boshtin e jugut, segmenti Kuçovë-Cërrik, bypass-i Durrësit dhe Shkëmbi i Kavajës-Rrogozhinë.

 

Ky buxhet i jep përgjigjen më të shkëlqyer ndërtimit të infrastrukturës rrugore të vendit.

 

Buxheti i vitit 2009 do të përqendrohet dhe në investime të tjera të mëdha, në ndërtimin e  ujësjellësve, kanalizimeve, në shkolla, përfundimin e spitaleve që janë në ndërtim dhe spitalit kirurgjikal të Elbasanit.

 

Ky buxhet është më i madhi në historinë e vendit. Në qoftë se buxheti i vitit të tretë të qeverisjes, ishte 4 miliardë dollarë, ky buxhet është rreth 5 miliardë dollarë dhe i jep mundësi të madhe një vendi që ka nevojë më shumë se çdo vend tjetër për ndërtim dhe ndryshim.

 

Buxheti i vitit 2009 realizon pikë për pikë të gjitha premtimet tona për rritjen e pagave dhe pensioneve. Me shtesën që do t’u bëhet vitin e ardhshëm, 44 miijw arsimtarë shqiptarë dhe 14  mijë infermierë shqiptarë do të ndjejnë dyfishimin e rrogave. Pensionistët në qytet do të kenë një rritje të ndjeshme të pensionit me 10 për qind, ndërsa pensionistët në fshat do të kenë një rritje me 20 për qind, rritje kjo që garanton dyfishimin e pensioneve të tyre.

 

Përfundimisht, pësojnë rritje të gjitha pensionet e natyrave të ndryshme, si dhe ndihma ekonomike.

 

Nëpërmjet këtij buxheti, zhvillohet një politikë sociale konstante. Rritja e pagave gjatë vitit të ardhshëm, e cila bëhet e mundur sërish në sajë të miradministrimit, administrata shtetërore do t’u peshojë taksapaguesve shqiptarë gjithsej 6. 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm të vendit. Ky është tipar i qeverive të vogla. Të ardhurat janë ato që bëjnë të mundur këtë politikë të stabilitetit ekonomik dhe të rritjes makro-ekonomike, të investimeve më të mëdha në historinë e vendit dhe të rritjes më të madhe të pagave se çdo periudhë e mëparshme.

 

Realizimi i shpenzimeve bën të mundur ruajtjen e buxhetit 2 për qind për Forcat e Armatosura, në përputhje me zotimin që kemi para Aleancës së Atlantikut të Veriut.

 

Ky buxhet bën të mundur një rritje prej 37 për qind të financimit të qeverive vendore, nga qeveria qendrore. Vetëm në vitin 2009, ne japim nga buxheti qendror më shumë sesa kanë dhënë qeveritë socialiste në vitet 2001-2004. Në një vit, ne japim aq sa kanë dhënë ato qeveri në katër vjet. Kjo përbën një risi madhore në procesin e decentralizimit.

 

Buxheti i këtij viti do të mbështesë fuqishëm reformën në sistemin e shëndetësisë. Instituti i Sigurimeve Shëndetësore do të shtrijë aktivitetin me blerjen e shërbimeve nga institucionet tona shëndetësore publike, për të bërë hapin e parë dhe për të kaluar pastaj në blerjen e shërbimeve nga institucionet private.

 

Ky buxhet lejon rritjen e madhe të investimeve për nismën “Shqipëria në moshën dixhitale”, në të gjitha sektorët.

 

Buxheti përcakton të gjitha fondet e domosdoshme për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

 

Buxheti për vitin 2009 shoqërohet me rritje të ndjeshme për mbështetjen e fermerëve shqiptarë dhe të projekteve për mbrojtjen e mjedisit.

 

Buxheti për vitin 2009 shoqërohet me rritje për infrastrukturën e institucioneve të vuajtjes së dënimit, infrastrukturën e institucioneve gjyqësore dhe të sistemit të drejtësisë.

 

Theksoj se arsimi mbetet gjithnjë përparësi madhore.

 

Mbrojtja dhe zhvillimi i pasurive të mëdha kulturore të vendit, trashëgimisë së madhe kulturore, veprimtarive kulturore dhe sportive, është një risi tjetër e buxhetit.

 

Mbështetja e institucioneve të zbatimit të ligjit, për të përmbushur më mirë detyrat e tyre, është një tjetër drejtim shumë i rëndësishëm i këtij buxheti.

 

Zgjerimi i veprimtarisë diplomatike dhe përfaqësimit diplomatik të vendit, me hapjen e disa ambasadave të reja, gjen mbështetje në këtë buxhet.

 

Pra, Shqipëria, duke qenë një vend me një mijë e një kërkesa, - e tillë do të mbetet edhe për shumë vite, derisa të disponojë infrastrukturën moderne evropiane, -disponon aktualisht një buxhet që nuk e ka pasur kurrë më parë.

 

Specifika e këtij buxheti qëndron në përqendrimin e tij më të madh në projekte të rëndësishme më shumë se çdo vit tjetër, sepse qeveria i dha fund praktikave te fragmentimit absurd në mijëra e mijëra projekte të parave të taksapaguesve shqiptarë.

 

Ky buxhet, para së gjithash, u bë i mundur si rezultat i reformave shumë të rëndësishme që ne kemi ndërmarrë. Buxheti u bë i mundur sepse, për tre vjet rresht, ne, si asnjë vend tjetër, kemi rritur të ardhurat me 22 për qind. Këto nuk u bënë të mundura nga ndonjë burim i papritur gazi apo nafte në territorin e vendit, por u bënë të mundura nga një ‘bum’ real i tregut dhe luftë me paanësi të madhe ndaj kontrabandës, evazionit dhe informalitetit.

 

Në tregun shqiptar, në këto tre vitet e fundit, kanë hyrë 460 mijë ton më shumë se në tre vite më parë. Me gjithë këtë, në doganat shqiptare janë zhdoganuar, në sajë të luftës kundër kontrabandës, rreth 350 mijë ton të tjera më shumë. Rreth 810 mijë ton naftë ka qenë zhdoganimi total që ka bërë qeveria e mëparshme në tre vite, kundrejt 1160 mijë ton të bëra në këto tre vite. Në këto vite është prodhuar 460 mijë ton më shumë.

 

Po kështu, në luftën kundër kontrabandës, në rast se në tre vitet e mëparshme u zhdoganuan rreth 11 mijë ton kafe, gjatë këtyre tre viteve zhdoganimi i kafesë ka arritur në tre vite së bashku, 18 mijë ton. Në total, të ardhurat nga akcizat, nga 37 miliardë që ishin në vitet e kontrabandës, kanë arritur pothuajse  në 90 miliardë në vitet e anti- kontrabandës.

 

Është kjo performancë, kjo disiplinë fiskale, që ka dhënë rezultate jashtëzakonisht impresive në rritjen e të ardhurave. Ata që kanë nocionet bazë ekonomike  e kuptojnë se çdo të thotë të rriten të ardhurat, nga një vit në tjetrin, me 22 për qind. Dhe kjo nuk vjen me rritjen e taksave, por me uljen më të madhe të tyre në Evropë.

 

Pra, është kjo disiplinë fiskale që ka bërë që të mund të parashikohet për 2009 buxheti më i madh dhe më i suksesshmi në historinë e vendit.

 

Viti 2009 është një vit elektoral, por unë dua të siguroj qytetarët se, institucionet do të punojnë me përkushtim të madh në mirë administrimin e buxhetit, sikur të mos ishte vit zgjedhjesh. Institucionet do të punojnë me përkushtim dhe në konsolidimin e mëtejshëm të disiplinës fiskale, si interesi më i mirë dhe më madhor i qytetarëve shqiptarë.

 

Unë u ndala në disa nga të dhënat e përgjithshme, pasi kjo është një mbledhje e gjatë.

                                                                                

Dëshiroj të theksoj gjithashtu se, fushata elektorale, jo vetëm që nuk do të ngadalësojë reformën, por do të ndodhë e kundërta. “Xhirot e motorit” të reformave dhe shpejtësia e tij do të njohë tregues shumë më optimalë, nga sot deri në ditën para zgjedhjeve. Ju do të jeni dëshmitarë të një fushate tjetër, të një fushate që do të jetë sinonim i reformës dhe që do të procedojë me vendosmëri me reforma dhe vetëm reforma.  Kjo do të jetë fushata e ardhshme e kësaj qeverie. Ndaj, krahas ditës së zgjedhjeve, çdo ditë do të vazhdojnë reformat dhe shqiptarët do të informohen. Natyrisht, do të zhvillohen reforma, por nuk do të informohen ditën e pushimit elektoral. Por, ne do të ruajmë vrullin e tyre.

 


   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave