Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, 1.04.2009
 

Zotërinj ministra,

 

Sot e tutje, kjo ditë, do të jetë për shqiptarët nuk do të jetë më ditë e Nastradinit, por dita e integrimit, sepse sot hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian. Sot, midis shqiptarëve dhe BE-së hapet një kapitull i ri, jashtëzakonisht i rëndësishëm, në procesin e integrimi të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e votëbesuar si rezultat i reformave serioze të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe Shqipëria në tërësi, gjatë këtyre dy viteve, u ratifikua nga 27 qeveritë dhe parlamentet e vendeve anëtare. 

 

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së hyjnë në një erë të re. Shqipëria dhe BE-ja, tani e tutje, do të bashkërendojnë bashkëpunimin e tyre mbi bazën e Këshillit të Stabilizim Asociimit, i cili mblidhet muajin maj që vjen. Ndërkohë, shqiptarët me këtë Këshill dhe status  fitojnë të drejta në përputhje me standardet shumë më të gjerë në procesin e integrimit se deri tani dhe një ndër më të rëndësishmet është ajo e lëvizjes së lirë. Natyrisht, liberalizimi i vizave me Shqipërinë apo heqja e tyre nuk përcaktohet vetëm nga hyrja në fuqi e MSA-së, por përcaktohet gjithashtu, njëlloj edhe nga pajisja e qytetarëve shqiptarë me dokumente të reja identiteti. Ndaj, edhe një herë, në emër të qeverisë, u bëj një apel miqësor çdo shqiptari që të marrë letërnjoftimin e ri, si një dëshmi e vullnetit të tyre për të kontribuar si në procesin e votimit, për të votuar si çdo qytetar tjetër i vendeve më të zhvilluara të këtij kontinenti, por për të dëshmuar gjithashtu, se me aktin e tij, ai dëshiron të kontribuojë në lëvizjen e lirë, të kontribuojë në rritjen e sigurisë së vendit, dëshiron të kontribuojë në procesin e integrimit.

 

Hyrja në fuqi e MSA-së do të thotë hyrje në fuqi e përgjegjësive të reja për qeverinë, parlamentin dhe të gjitha institucionet e vendit. Unë kam besim se institucionet e vendit, sikundër ia dolën deri më sot që, me reformat e ndërmarra, të bindin dhe të meritojmë votëbesimin e 27 vendeve anëtare, me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje do të dëshmojnë seriozitetin më të madh në implementimin e përpiktë të të gjitha klauzolave të saj. Dua të theksoj edhe një herë se për vendin është e domosdoshme që të implementojmë të gjitha çështjet e ngritura në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Çdo vonesë në implementimin e tyre, çdo shtyrje absolutisht veçse shtyn dhe vonon procesin e progresi të mëtejshëm të Shqipërisë drejt BE-së. Të gjitha ato janë objektiva që ne duhet t’i realizojmë sa më shpejt. Ndaj në mbledhjen tjetër, ne do të bëjmë një analizë objektiv për objektiv të çdo ministrie, mbi bazën e dokumenteve që Ministria e Integrimit ka shpërndarë për çdo ministri, do t’i shqyrtojmë ato dhe do të raportohet për përmbushjen e tyre.

 

Sot, gjithashtu, dua të ndalem në vendimin mbi kufizimin, limitimin e të drejtës së pushtetit vendor për të rritur maksimalisht vetëm deri në 10 për qind mbi taksën e biznesit të vogël, shumën që ata duhet të paguajnë për të gjitha tarifat dhe taksat e tjera të marra së bashku.

 

Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme. Ky vendim i ndërmarrë me shpejtësi nuk ka absolutisht asnjë lloj tendencioziteti politik. Unë u çudita me reagimin e pastudiuar të kryetarit të bashkisë së Tiranës, sepse, të jem i sinqertë, nuk kishte synim t’i drejtohej atij që i rri ‘miza nën kësulë’, por kishte qëllim t’i drejtohej të gjithë qeveritarëve vendorë, në një moment shumë delikat. Ne nuk jemi një vend i industrive gjigande, por edhe këto vende 70 për qind të forcës së punës e ka të punësuar në biznesin e vogël. Prandaj, përkujdesja ndaj këtij biznesi duhet të jetë përkujdesja e parë e qeverisë qendrore dhe asaj vendore, në mënyrë që mbarëvajtja e tij të mos cenohet, pasi ai është gjeneratori i punësimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë e kudo. Edhe sikur të ishim një vend i industrive të mëdha, çka nuk jemi, por që do të bëhemi, ne duhet të tregonim përkujdesje maksimale ndaj biznesit të vogël. Le të quhet taksë apo tarifë, ato janë para që dalin nga kontot. Unë nuk jam që ata të mos kenë të drejta për tarifat dhe të kenë një hapësirë, por qeveria i ka lejuar vetes totalisht vetëm 10 për qind mbi tatim fitimin, totalisht vetëm 10 për qind mbi të ardhurat personale, nga 25 për qind që ka qenë më parë dhe nuk po bën asgjë tjetër, por po u kërkon qeverive vendore të përdorin të njëjtën përqindje mbi taksën e biznesit të vogël, që vilet tërësisht për llogari të arkës së qeveritarëve vendorë.

 

Ne nuk po bëjmë asnjë arbitraritet, por po u vendosim atyre atë kufi që i kemi vendosur qeverisë qendrore. Është e pandershme të spekulosh me tatim fitimin. Tatim fitimi është interesi më i mirë i biznesit të vogël, sepse është mekanizmi që u jep mundësi atyre të rimbursohen në fund, edhe për taksën që paguajnë mbi xhiron. Në qoftë se taksa është 1.5 për qind, futja e komponentit prej 10 për qind e tatim fitimit bën që në fund të vitit, ata të mund edhe të marrin nga taksa e xhiros që kanë paguar më shumë. Nuk duhet të spekulojmë e ta kthejmë në politike këtë çështje, përkundrazi ajo është bërë për ta nxjerrë nga informaliteti, sepse nëse dikush bëhet evazor, falimenton tjetrin fqinj. Këto praktika nuk mund të ndodhin.

 

Nga ana tjetër, qeveritarët vendorë janë të vetëdijshëm se ne kemi 3 dhe 4-fishuar grantin për ta, gjë të cilën e meritojnë dhe ne do ta rrisim sërish në mandatin e dytë. Ne e kemi politikë konstante rritjen e grantit për qeveritë vendore. Një përpjekje që u bë për të transferuar taksa të tjera tek pushteti vendor, u rrëzua nga vetë socialistët. Këtu nuk ka ndonjë hidhërim, por nuk mund të tolerojmë në mënyrë absolute asnjë lloj barre fiskale më të madhe se taksa 1.5 për qind dhe 10 për qind të saj.

 

Ne do të bashkëpunojmë me qeveritarët vendorë dhe do t’i ndihmojmë me buxhetin qendror. Këtë ne e kemi faktuar, duke rritur buxhetin për të gjithë. Nuk duhet të bëjmë politikë në kurriz të atyre që rrinë 18 orë në këmbë për të nxjerrë jetesën.

 

Zotërinj ministra,

 

Ideja e taksës për hyrjen në Tiranë është ide më feudale se feudalizmi. Kjo ide është një lloj regjimi vize, i pashpallur. Nuk e di, se ku e ka gjetur kryetari i bashkisë këtë ide, por është e pabesueshme. Në konceptim e vërtetë, aksionerë në kryeqytetin e vendit janë të gjithë qytetarët shqiptarë. Si qytetari shqiptar që jeton mbrapa Dajtit, ashtu edhe ai që jeton në shpatet e Çajupit, apo të Shkëlzenit, të gjithë kanë pikëzat e djersës së tyre në këtë kryeqytet. Është jashtë çdo imagjinate që targat e kamionëve, mikrobusëve, autobusëve të tatohen me 1 mijë lekë për çdo hyrje në kryeqytete. Kjo, absolutisht, nuk mund të ndodhë. Kjo ka ndodhur në kohën e principatave. Ne kemi hequr edhe 1 euro-n që kishim vendosur për të hyrë në Shqipëri dhe ta vendosësh taksë për të hyrë në kryeqytet është tmerrësisht e pamenduar. Ndaj nuk do të lejohet të ndërtohet asnjë  lloj barriere. Prandaj, e donte kryetari i bashkisë edhe mbikalimin-bunker në Zogun e Zi. Nuk dua t’i ndërhyj në kompetenca, por në Tiranë janë aksionerë jo vetëm 3.4 milion shqiptarë, por është aksioner mbarë kombi shqiptar.

 

Kjo çështje duhet të diskutohet me kryetarin e bashkisë dhe në rast se ka nevojë për fonde mbi bazë projektesh, qeveria rrit fondin. Këtë, ne e bëjmë për çdo qeveri vendore. Një nga zhvillimet më të mëdha e pozitive të këtyre 4 viteve ka qenë ky partneritet që ne vendosëm me qeveritë vendore, meritat e tyre në investime në tërësi. Nuk them se nuk ka pasur defekte, por, nëse janë ndërtuar me mijëra kilometra rrugë rurale, pa pjesëmarrjen e kontributin e qeverisë vendore sto nuk mund të ecnin aq mirë. Këtë praktikë të re, që kaluam nga çakulli tek asfalti, nga moskomunikimi tek partneriteti me qeveritë vendore, e kemi një trashëgimi shumë pozitive.

 

Këto ishin dy nga problemet që doja të trajtoja.

 

Kjo është mledhja e fundit e epokës para NATO-s. Kohë e cila bëri të mundur nisjen e një epoke të re, atë të Shqipërisë anëtare të NATO-s, epokës, në të cilën ky komb e ky vend do të ndërtojë të ardhmen më i sigurt dhe i vendosur se kurrë. Të falënderojmë edhe një herë të gjithë qytetarët shqiptarë që kontribuuan, të gjithë zyrtarët e të gjitha institucioneve të vendit që me përkushtimin e tyre, reformat e ndërmarra, luftën kundër krimit të organizuar, me partneritetin e shkëlqyer me ushtritë e vendeve mike dhe misionet e kryera nga ushtria shqiptare me dinjitet të madh kudo në botë, reformat e thella që ndërmori, me luftën e madhe e të vendosur kundër korrupsionit, me reformat e thella ekonomike dhe sociale, e bënë Shqipërinë një vend të vlerësuar e të besueshëm për t’u bërë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, bënë të mundur arritjen më të madhe të vendit, pas shpalljes së pavarësisë.


   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave