Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pėrshėndet 100 vjetorin e themelimit tė shkollės sė parė Normale tė Elbasanit dhe Kongresin e Parė tė Arsimit
 

“I nderuar zoti nënkryetar i parlamentit,

Zotërinj ministra,

Zoti kryetar i Akademisë,

Zoti kryetar i bashkisë së qytetit të Elbasanit,

Zotërinj rektorë,

Të nderuar studiues, pedagogë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia,

Miq të ftuar,

Të dashur studente dhe studentë,

mësuese dhe mësues të Normales së Elbasanit,

 

Është privilegj dhe i nder i madh për mua t’ju përshëndes ju sot, në këtë festë të madhe të të gjithë shqiptarëve. Krijimi i Normales dhe Kongresi i Arsimit janë ngjarje të mëdha në historinë e kombit dhe kjo ditë shënon një festë të vërtetë kombëtare për dijen, shkollën, arsimin, mësuesin, fëmijën, nxënësin, studentin dhe prindin.

 

100 vjet më parë rilindësit tanë themeluan këtu tempullin shqiptar të dijes, tempullin e përgatitjes së misionarëve të mëdhenj të kombit, të cilit kishin një mision kryesor, të çonin te çdo vatër shqiptare doktrinën e shqiptarësisë. Kombi vinte pas disa shekujsh pushtimesh osmane dhe paraosmane, të cilat nuk mund të injorohen, se kishin hedhur pluhur, ndryshk, por edhe baltë mbi identitetin e tij. Në këtë kontekst, Normalja u themelua si tempulli i shqiptarësisë. Misionarët e saj vërshuan në të katër anët e kombit dhe me një përkushtim të madh u bënë meremetuesit e identitetit kombëtar të lënduar, e atdhetarisë, e dashurisë për Shqipërinë, për kombin. Po t’i referohemi Konicës, sigurisht ai e ekzagjeron kur thotë se vetëm 37 shqiptarë  e duan Shqipërinë dhe e vërteta është se e ka thënë në një moment dëshpërimi, sepse Lidhja e Prizrenit i kishte faktuar Konicës, një shkrimtar që unë e dua shumë, se nuk ishin 37, por ishin qindra mijëra. Megjithatë nuk mund të mohoj se pesha e shtypjes, pesha e të huajit mbi identitetin, nuk është se nuk e kishte lënduar atë. Ndaj edhe tempulli që u themelua  nisi misionarët për të mëkuar dhe një herë, krahas me nënën shqiptare, dashurinë e madhe për kombin, besimin për të ardhmen e tij.

 

Normalja e Elbasanit ishte tempulli i vokacionit tonë kombëtar perëndimor. Ata që zgjodhën alfabetin midis dhjetëra alfabeteve dhe i dhanë gjuhës shqipe germat latine, i dhanë germat, me të cilat kishte lindur ndoshta, themeluan edhe Normalen, si tempull të vokacionit tonë perëndimor. Normalja është universiteti i parë i shqiptarëve, është universiteti i të gjitha universiteteve dhe kjo është e vërteta e saj. Ajo, në këtë vend, ku pasuria më e madhe shpirtërore e tij është toleranca fetare, zhvilloi dhe strukturoi laicizimin, si tipar themelor të arsimit, të dijes, të zyrtares, të publikes shqiptare. Dhe ky ishte një kontribut madhor në zhvillimin e këtij komi dhe këtij vendi.

 

Normalja e Elbasanit, në të gjitha veprimtarinë e saj, iu përmbajt të vërtetave të mëdha të shqiptarëve, iu përmbajt vokacionit perëndimor. Vokacion, i cili u qëndroi të gjitha kohërave, i qëndroi linjës së Theodhosit, ndarjes së madhe të kishës, natës së gjatë osmane; vokacion, i cili u zhvillua, u mbrojt me aq përkushtim nga Normalja dhe normalistët, në të katër anët e kombit shqiptar.

 

Normalja e Elbasanit është tempull frymëzues sot për qindra e mijëra arsimtarë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe kudo, ku flitet gjuha shqipe. Parimet që ajo vendosi në themel të arsimit, të edukimit të të rinjve shqiptarë janë parimet më të ndritura, të cilave çdo mësues duhet t’i përkushtojë jetën e tij, në interesin më të mirë të fëmijëve që mëson dhe të shoqërisë shqiptare.

 

Normalja nxori burra të madhej të këtij kombi. U drejtua nga kolosë si Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani. Sot, në këtë 100-vjetor, të gjithë së bashku duhet të frymëzohemi nga tempulli i dijes dhe  dua t’ju garantoj se qeveria do ta ketë arsimin përparësi më madhore. Në epiqendër të përpjekjeve tona për një arsim që shqiptarët meritojnë, do të jetë përpjekja për mësuesit, për misionarin. Ne nuk lëmë dhe nuk do të lemë përpjeke pa bërë për t’i krijuar atij të gjitha mundësitë, kushtet, që më dinjitet të plotë të përmbushë misionin e tij të madh.

 

Reforma në arsim do të vazhdojë. Qeveria është e vendosur që të angazhojë të gjitha burimet njerëzore dhe financiare për realizmin e saj. Eshtë drita e dijes, është zhvillimi i arsimit, ato, të cilat do të bëjnë këtë komb, këta qytetarë që të gëzojnë gjithnjë e më shumë demokracinë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë qëndrim demokratik real pa një arsim, edukim të zhvilluar dhe këtu ne jemi të përqendruar me të gjitha potencialet dhe burimet që disponojmë. Ne kemi kënaqësi se në një hark kohor të shkurtër, shpresoj dhe besoj, se kemi ecur në rrugën e idealeve të atyre që themeluan Normalen, të atyre djemve dhe vajzave që bënin me qindra dhe mijëra kilometra, nga të katër anët e kombit, për të çuar dritën e dijes.

 

Këtë vit jam shumë kënaqësi t’u informoj se ne kemi kapur një standard të vendeve më të zhvilluara të Evropës dhe ky standard është rekrutimi në universitetet e vendit i nxënësve që mbarojnë shkollat e mesme. Sot, vetëm në shkollat publike, ne numërojmë mbi 120 mijë  studentë. Shumë e afërt është dita kur ne, që në vitin 2005 kishim 52 mijë studentë, do të kemi 150 mijë studentë. Kjo është e domosdoshme. Drita e dijes duhet të ndriçojë në mendjet e të rinjve shqiptarë. Ëndrra e tyre do të bëjë një Shqipëri tjetër, do të ndërtojë një Shqipëri më të bukur të tyren.

 

Sot, ne nderojmë 100-vjetorin e Normales dhe Kongresit të Arsimit, duke shprehur një nderim të madh për qytetarët e Elbasanit. Nuk ishte as rastësi, as diktim themelimi i Normales së Elbasanit. Tempulli u themelua aty ku ishte më i gatshëm shpirti. Çelepia në librin e tij thoshte, para më shumë se 3 shekujsh, se Elbasani ishte qyteti i mijërave sarajeve, qyteti i vlerave të mëdha, ishte qyteti i një shpirti të madh. E vërteta është se qytetarët e Elbasanit kanë një meritë të jashtëzakonshme, se janë ata, të cilët më mbështetjen që i dhanë, i bënë të mundur Normales, misionin e saj kombëtar. Ndaj edhe kjo është një ditë homazhi për të gjithë qytetarët e këtij qyteti.

 

Zonja dhe zotërinj!

 

Ne kremtojmë këtë ditë të madhe, krenarë. Unë, personalisht, nuk jam shumë për krenarira, por ka edhe momente, në të cilat duhet të krenohemi. Jemi krenarë, pasi e gjejmë Shqipërinë anëtare të NATO-s. Nuk kishin nxënësit e Pantenosit ëndrra më të bukura, sesa të shihnin Shqipërinë zonjë në Europë. Sot, Shqipëria është anëtare e NATO-s. Sot, është miratuar kërkesa e Shqipërisë për vend anëtar në Bashkimin Eupropian. Sot, shqiptarët, çështje muajsh, do të lëvizin të lirë në mbarë Europën. Ndofta janë banorët më të vjetër të këtij kontinenti dhe, më së fundi edhe ata do të lëvizin të lirë në kontinentetin e tyre, ku janë themelues qytetërimesh. Reformat përkushtimi dhe sakrificat po shndërrojmë në realitet ëndrrën më të bukur, idealin më të ndritur të rilindësve tanë: Shqipëria zonjë në Europë. Ky ishte i gjithë projektimi i tyre. Kjo ishte e gjithë përpjeka e madhe e normalistëve. Kjo është përpjekja dhe ideali i të gjithë shqiptarëve, të cilët i besojnë lirisë dhe vlerave të saj.

 

Edhe një herë ju uroj juve, i uroj qytetarëve të Elbasanit, i uroj mbarë shqiptarëve gëzuar këtë ditë të madhe, festë të dijes, festë të mësuesit, festë të arsimit shqiptar. Faleminderit!

 

 


   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave