Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha nė mbledhjen e qeverisė: Qeveria do tė marrė pėrsipėr ndėrtimin e HEC-it tė Skavicės
 

Skavica normalisht duhet të kishte qenë hidrocentrali i parë që duhej ndërtuar në kaskadën e Drinit. Pozicioni i saj natyror e bën atë një nga vendet më të përshtatshme në tërë Europën për ndërtimin e një hidrocentrali. Skavica është një nga ngushticat më të ngushta në vendin e presupozuar që do të ndërtohet diga, por dhe me shpatulla shkëmbore më të forta. Skavica përbën edhe nënën e digave nën të, në sensin e ushqimit të tyre të pandërprerë, me sasitë e nevojshme të ujit për turbinat e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Ashtës. Skavica jo vetëm që shton rreth 350-400 megavat prodhim energjie, por ajo optimizon tërë funksiononim e kaskadës. Në rast se këtë janar, pavarësisht nga fatkeqësia natyrore, KESH-i ia doli të prodhojë një sasi të paprodhuar kurrë më parë, rreth 700 milion kilovat/orë, ndërtimi i Skavicës këtë prodhim e bën të mundur në tërësi, pa varësi të mëdha nga koha, edhe pse sigurisht që ka një ndikim, por shumë më të vogël. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për 350-400 megavat që do të prodhojë ky hidrocentral, por janë, së paku, mbi 1 miliard kilovat/orë që do të prodhojnë më shumë të gjitha hidrocentralet e kaskadës, të marra së bashku, për shkak të optimizimit.

 

Kjo ide ka rreth 30 vite që qarkullon në të gjitha kabinetet dhe institucionet energjetike të vendit. Qeveria e mëparshme kishte firmosur një memorandum mirëkuptimi me një nga kompanitë më serioze energjetike të Italisë dhe grupit më serioz financiar. Qeveria jonë vendosi ta njohë këtë vendim dhe këtë memorandum e shndërroi më vonë në një tender, të cilin e fitoi kompani italiane. Kompania italiane që ishte një konsorcium pati disa probleme me partnerët. Ndërkohë edhe mendimi i ekspertëve evoluoi lidhur me përmasat e digës dhe përmasat e liqenit. Në qoftë se fillimisht ishte parashikuar një liqen gjigand, i cili mbyste jo vetëm luginën e Dibrës, por dilte edhe në territore të tëra në Maqedoni, në Dibrën e Madhe, u mendua që të aplikohen projekte që  harmonizojnë maksimumin e prodhimit me minimumin e përmbytjes, sepse përmbytja në vetvete është një faktor  shumë i rëndësishëm, një faktor jo i parëndësishëm ekologjik etj.. Ndaj edhe kjo pikëpamje filloi të konsolidohet. Kështu që qeveria zhvilloi negociata me konsorciumin italian, i cili u tregu i arsyeshëm dhe pranoi pikëpamjen tonë dhe këtë kriter. Por kjo kërkoi që me Skavicën të dilnim për së dyti në treg. Tenderi u hap dhe kompanitë më të mëdha të Europës treguan interesin më të  madh. Kompania italiane që kishte rezistuar, kompania norvegjeze Statkraft, kompania më e madhe në Europë në fushën e hidrocentraleve, kompania e dytë më e madhe energjetike e Gjermanisë RVE dhe kompani të tjera treguan një interes shumë aktiv për këtë hidrocentral. Por, mesa duket kriza e thellë financiare bëri që këto kompani të mos mund t’i dalin zot ambicieve dhe projekteve të tyre.

 

Atëherë, ne jemi para dy alternativave. E para është të shkojmë sërish të tender. Por ka edhe një alternativë tjetër që, të jem i sinqertë e ju, më është dukur gjithnjë më  mira, që qeveria shqiptare të marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre të mrekullueshme energjetike. Në këtë ide kam hasur në kundërshtime të shumta më parë, por kundërshtimet kanë qenë të bazuara, sepse energjinë e blen në tregun botëror, rrugët nuk mund t’i blesh, por t’i ndërtosh. Ky ka qenë fakti që qeveria në rrafshin infrastrukturor u dha përparësi rrugëve dhe natyrisht, rrugët në njërën anë dhe Skavica, një projekt gjigand në anën tjetër, me një kosto minimale gjysmë miliardi Euro, nuk ishte në rrezen e mundësisë sonë. Tani është krijuar një situatë tjetër. Situata është më premtuese që qeveria të konsiderojë vetë ndërtimin e kësaj vepre gjigande. Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, KESH-i dhe agjenci të tjera duhet ta shqyrtojnë me hollësi, duhet të hapë tenderin për projektin, nga studimet fillestare deri tek projekti i zbatimit, ose të përcaktojë parimet dhe ta tenderoi me çelësa në dorë.

 

Ne duhet ta ndërtojmë Skavicën. Kaskada është një pasuri e madhe dhe Skavica është kurora e kaskadës, nëna e të gjitha digave nën të. Mendoj se nuk duhet që të pranojmë që kjo pasuri e madhe natyrore të mos shndërrohet në një vlerë reale për të gjithë qytetarët shqiptarë. Në kohën që përgatitet projekti, i cili kërkon një kohë minimumi një vit, maksimumi dy vjet, edhe projektet e mëdha të rrugëve do të kenë marrë zhvillimin. Nuk mund të them se ai mbarohet, por mendoj se ne duhet ta fillojmë gjatë këtij mandati. Shpresoj që mandatin tjetër ajo të jetë vepra kryesore publike që ndërtohet në Shqipëri. Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të veprave botërore. Pas rrugëve, Skavica është vepra më e domosdoshme që brenda portofolit tonë mund të ndërtojmë. Pasi të bëhen të gjitha përllogaritjet, kostoja, projekti, në pamundësi ekstreme mund të shihet mundësia e afrimit të aksionerëve të tjerë, por ku qeveria të jetë lider, të udhëheqë e të ketë të gjithë përgjegjësinë e përfundimit të kësaj vepre. Sërish mendoj se duhet t’i përmbahemi parimit përmbytja më e vogël, prodhimi më i madh. Në idetë paraprake, nga kompanitë më serioze të Europës janë shprehur mendime se mund të jetë e nevojshme të ndërtohen dy a tre hidrocentrale për të zvogëluar përmbytjen. Unë i qëndroj mendimit se ne duhet të përpiqemi që përmbytjet t’i zvogëlojmë dhe të shohim të gjitha mundësitë që përmbytja të jetë sa më e vogël dhe prodhimi sa më i madh.

 

Zoti ministër, duhen filluar me shpejtësi përgatitjet, së bashku me sipërmarrjen e KESH-it, i cili duhet të jetë tërësisht i përfshirë dhe më pas qeveria do të vendosë nëse do të jetë KESH-i që do të angazhohet në ndërtimit e tij dhe qeveria do të mbulojë garancinë e kredisë që do të marrë, apo do të jetë direkt qeveria dhe jo KESH-i që do të hyjë me buxhetin e shtetit. Kjo vepër duhet të marrë jetë, nuk duhet të qëndrojë më si fantazmë në sirtarët e burokracisë shqiptare. Ajo është e domosdoshme. Nga ana tjetër, ndërtimi i saj ul në mënyrë shumë të ndjeshme edhe mundësitë e përmbytjeve të mëdha në zonën e nën Shkodrës dhe Shkodrës, është një lloj tamponi jo i parëndësishëm. Megjithëse parësore janë arsyet që numërova, pasi ne kemi edhe një seri masash të tjera anti përmbytje, të cilat i fillojmë dhe i vëmë në zbatim brenda këtij viti.

 

Kjo ishte kryefjala e mbledhjes së sotme. Pas dy viteve, Skavica do të jetë projekti lider i punëve publike në republikën e Shqipërisë. Ne duhet ta ndërtojmë Skavicën dhe Shqipëria i ka të gjitha potencialet për të ndërtuar këtë vepër mahnitëse, pasi e tillë është për funksionet që ajo merr.      

 


   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave