Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė seancėn e sotme Parlamentare
 

Më poshtë vijon e plotë fjala e Kryeministrit Berisha në seancën e sotme Parlamentare:

“Të nderuar deputetë,

E mora fjalën për t’i adresuar një thirrje mbarë qytetarëve shqiptarë që të bëjnë disponibël letrat me vlerë që ata kanë marrë. Ligji për përdorimin e gjerë të tyre është plotësisht në fuqi. Në bazë të këtij ligji letrat me vlerë do të përdoren për pagesën e 70 për qind të detyrimeve për legalizimin e sipërfaqeve deri në 300 metër katror dhe do të përdoren 50 për qind për sipërfaqet mbi atë që është parashikuar në ligj. Ligji njeh, gjithashtu, të drejtën e pronarëve për të parablerë me letrat me vlerë. Për të bërë një qartësim, në totalin e tyre vlera e letrave me vlerë është rreth 820 milionë dollarë. Ato u emetuan jo si obligacione.  Qytetarët shqiptarë i morën ato gratis nga qeveria e Partisë Demokratike e asaj kohe si një vullnet për tu dhënë mundësi për të blerë aksione në privatizim. Morali është moral, ndaj dhe qeveria ime vendosi bëj ato të vlefshme, ndonëse për kaq vite mbetën jashtë përdorimit.

Në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë, mbajtësit e këtyre letrave, tregu i hapur për këto letra është një nga tregjet më të fuqishme dhe është disa herë më i madh sesa tregu i paracaktuar për to në kohën e emetimit. Në këtë mënyrë, nga vënia në përdorim, të parët që përfitojnë janë qytetarët shqiptarë posedues të këtyre letrave dhe, natyrisht, përfitojnë edhe ata të cilët do të blejnë këto letra.  Ndaj, i bëj një thirrje miqësore të gjithë qytetarëve shqiptarë që i disponojnë ato. Sikundër, ministria e Financave do të marrë të gjitha masat për të gjitha ato që ndodhen të grumbulluara, për rishpërndarjen e tyre të zotëve që u takojnë dhe të mund të përdoren gjerësisht nga përfituesit e tyre.

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Krahas këtij detyrimi ndaj qytetarëve  shqiptarë, ne nisim një proces të ri në të cilin do të njohim detyrimet çdo vit ndaj çdo qytetari shqiptar për taksat që ai paguan tepër. Sot në dyqanet e vendit, në magazinat e tij, blejnë me të njëjtin çmim ata që kanë dhe ata që s’kanë, ata që lahen me vaska floriri dhe ata që numërojnë kafshatën e gojës, sepse nuk është vendosur një sistem, i domosdoshëm, që bën të qartë evidentimin e të ardhurave të gjithsecilit dhe, detyrimisht, qeveria në fund do të detyrohet tu paguajë mbarë qytetarëve, t’ua  kthejë në buxhetin e tyre tepricën e taksave që ata kanë paguar në raport me të ardhurat. Të gjithë blejnë me 20 për qind TVSH, edhe ai që ka edhe ai që s’ka. Tashmë me këtë dokument të ri, i cili është edhe standard evropian i domosdoshëm dhe synon të lubrifikojë kohezionin social, synon të shmangë barazinë midis të pabarabartëve, e cila formon varfëri.

Ministria e Financave po punon me seriozitetin më të madh dhe po përzgjedh modelet më të mira, që me instalimin e tij ne të përgatitemi tu kthejmë qytetarëve shqiptarë tepricën që ata i paguajnë padrejtësisht taksë buxhetit të shtetit. Mendoj se me këtë akt shoqëria shqiptare bëhet më e drejtë, më transparente, por mendoj, gjithashtu, se kjo përbën një levë të fuqishme në përpjekjen tonë në luftën kundër varfërisë. Sikundër, dua t’ju informoj se qeveria po përgatitet me një reformë të sistemit të ndihmës ekonomike për të çrrënjosur tërësisht varfërinë ekstreme.  Nuk mund të them se mund të çrrënjosim tërësisht varfërinë, por varfërinë ekstreme ky vend do ta çrrënjosë tërësisht. Po përgatitemi për regjistrin elektronik të të gjitha familjeve në varfëri dhe në varfëri ekstreme. Me Bankën Botërore po punojmë me mendimet dhe një rindërtim të ligjit për ndihmën ekonomike. Përfundimi i dixhitalizimit do të na krijojë ne mundësi të plotë të identifikojmë se cilat familje shqiptarë janë nën 1.25 dollarë dhe, absolutisht, pas identifikimit nuk do të ketë as edhe një familje të vetme në këtë nivel, sepse shteti do i nxjerrë nga ai status, qeveria do ti nxjerrë nga ai status.

Faleminderit!”


   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave