Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e kryeministrit Berisha nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave
 

Në agjendën e sotme ka një seri vendimesh, por unë do të konsideroja si ndër vendimet, më të rëndësishme, vendimin për hapjen në disa universitete të vendit të degëve të informatikës, në universitetin e Vlorës, të Durrësit dhe në universitet të tjera, ne vendosim për të hapur katër fakultete për përgatitjen e specialisteve, ekspertëve në fushën e teknologjisë së informacionit.

Ky përbën një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe unë dua të përgëzoj së pari, universitetet të cilët kanë bërë të gjithë përgatitjen dhe kanë marrë një vendim të tillë të guximshëm. Dua të përgëzoj ministrinë  e Arsimit dhe kjo është një mënyrë konkrete për të ecur me shpejtësi drejt objektivit tonë të Shqipërisë dixhitale.

Shqipëria duhet së paku të trefishojë pa asnjë lloj druajtje apo emocioni numrin e studentëve në fakultete e IT , sikundër zoti Ministër duhet të procedojmë me shkolla të tipit “Maringer” që ndodhet në Shkodër, qoftë duke biseduar direkt me palën austriake dhe ti krijojmë të gjitha lehtësitë dhe mundësitë që kjo shkollë e shkëlqyer në këtë fushë, si shkollë e mesme, të funksionojë  mundësisht dhe në qarqe të tjera të vendit, si në Fier, në Tiranë, Korçë, Elbasan, etj. Kjo përbën një domosdoshmëri të madhe që ne tu përgjigjemi urisë së madhe që ka tregu për specialistë në këtë fushë.

Por përpjekja jonë për shumëfishimin e studentëve, në universitetet e vendit në këtë fushë, përpjekja jonë për hapjen  e shkollave profesionale të mesme, të kësaj fushe duhet të shoqërohet paralelisht me përpjekjen e madhe për garantimin dhe ruajtjen  e cilësisë së përgatitjes. Kjo e fundit nuk është e thjeshtë, është më e vështirë se sa e para, sepse e para bazohet  në një vendim , në një parapërgatitje dhe në një buxhet përkatës.

Dhe  e dyta kërkon buxhet, kërkon përqendrim të madh dhe reforma të thellë, reformë  e cila duhet të fillojë me kurrikulën e këtyre fakulteteve. Ne mund të kërkojmë që ky kurrikul të jetë i njëjtë për shkollat publike dhe private të vendit. Rektorët, ministria të ulen së bashku me ta dhe të nisë menjëherë puna për kurrikulin më të mirë të mundshëm në këtë fushë. Së dyti është e domosdoshme  që fakultetet e reja që krijohen tu vihen në dispozicion të gjitha fondet, për laboratorët, kabinetet që atyre u nevojiten për të zhvilluar veprimtarinë normale. Koha është e mjaftueshme gjatë këtyre muajve që ata të angazhohen për  një pajisje sa më të mirë të fakulteteve që hapin.

Së treti është jashtëzakonisht e rëndësishme që me përparësinë më të madhe të nxisim kërkimin shkencor dhe inovacionin në këtë fushë. Është  e domosdoshme që ne të angazhojmë fonde për të angazhuar të rinjtë në softbërjen. Është e domosdoshme që zoti Ministëri  Ekonomisë që fondet e SME-ve tu adresohen para së gjithash me mbi të gjitha këtyre sipërmarrjeve, me destinacion të caktuar prodhim softesh dhe programesh në tërësinë e vet. Është  e domosdoshme zoti Ministër të krijojmë qytetin e ICT, Tirana ICT city.

Në një nga zonat  përreth kryeqytetit duhet të ndërhyhet dhe të diskutohet me kryetarët e komunave të zgjedhin territorin dhe të krijojnë me përparësi dhe të gjitha lehtësirat qytezën e ICT.

Rikthehem sërsih në Ministrinë  e Arsimit. Fakultet e vendit dhe në mënyrë të veçantë fakultetet e teknologjisë së informacionit duhet të kontratojnë ekspertë të huaj në rast se u nevojiten. Kjo ëhstë e domosdoshme. Duhet të bëhen takime të veçanta, të shqyrtohen mirë se kush do të mbulojë lëndë, sikundër kontratojë kundrejt kushteve dhe pagesës profesorë nga universitete  e huaja. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për dyfishimin e këtyre fakulteteve. Këto fakultete duhet të shndërrohen në qendra të fuqishme të kërkimit shkencor. Duhet të inkurajohen që me prodhimet e tyre të hyjnë direkt në treg. Duhet të inkurajohen të krijojnë sipërmarrje të vogla në përputhje me të gjitha ligjet dhe kushtet  e vendit, te nxiten maksimalisht ambiciet  e tyre.

Vendimi I qeverisë për të përgjysmuar taksën për këtë fushë është një vendim I rëndësishëm, por ne nuk duhet të reshtim për të krijuar të gjithë lehtësirat e tjera të mundshme. S’duhet të reshtim së nxituri me çdo çmim zhvillimin e shpejtë të këtij sektori I cili ecën me shpejtësi të madhe, ecën në mënyrë të papërmbajtur. Koha dixhitale është koha më e shpejtë.

Pra duhet të bëjmë çdo përpjekje për të kapur një nivel, është i mundshëm , por i vështirë realisht dhe kërkon përqendrim të madh. Gjithcka në këtë vend mund të shkojë drejt programimit dixhital, nga vaditja në ara tek sporteli I vetëm për qytetarin. Kështu që me këto katër fakultet ne bëjmë një hap përpara. Suksesi do të varet nga të gjitha masat  e tjera. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kjo të ketë sukses. Duhet të bëjmë çdo gjë që fakultetet ekzistuese të dyfishojnë kapacitet e tyre dhe të kenë sukses. Gjithashtu edhe universitet të tjera private të ngrihen, të ndihmohen, të lehtësohen dhe të kenë të njëjtin kurrikul.

 


   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave