Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha flet nė mbledhjen e qeverisė pėr listėn e re tė barnave qė rimbursohen dhe strategjinė pėr zhvillimin e zonave malore
 

Zotërinj ministra,

 

Sot, rendi i ditës i mbledhjes është në tërësi social. Sot, ne miratojmë listën e barnave që rimbursohen nga qeveria, për mjekimin e të sëmurëve. Këtë vit, kjo listë arrin në një numër rekord ilaçesh, prej 420 medikamentesh. Në të janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm ilaçesh alternative në fushën e endokrinologjisë, në fushën e gjëndrave me sekrecion të brendshëm të mushkërive, zemrës, syve etj.. Nga 3.8 miliard lekë që ka qenë fondi i rimbursimit për mjekimin e qytetarëve shqiptarë me ilaçe të quajtura gjenerike, sot, ky fond është 7.4 miliard lekë, pra, është rritur me mbi 90 përqind. Kjo rritje është dëshmi e vendosmërisë së kësaj qeverie për të mbështetur trajtimin sa më të mirë dhe të mundshëm plotësisht të patologjive dhe sëmundjeve të ndryshme të proceseve, të sëmundjeve të ndryshme, në vendin tonë. E vërteta është se kjo përbën një hap të madh të rëndësishëm, por të mos harrojmë se hapa jashtëzakonisht të rëndësishëm janë shënuar në fushën e diagnozës. Sot, sistemi ynë shëndetësor është i pajisur me teknologjitë më moderne, si ato të imazhit, të kimisë molekulare, bakteriologjisë dhe fushave të tjera.

 

Çdo ditë ka një fuqizim të sistemit shëndetësor. Vetëm në sektorin privat, në trajtimin e sëmundjeve, prodhimin e ilaçeve, në diagnozë janë investuar 8 muajt e fundit, 110 milion euro. Ndërkohë Task Force për reformën në shëndetësi vazhdon dhe kjo reformë do të finalizohet duke hedhur themelet e shëndosha të një sistemi shëndetësor eficent, bashkëkohor që do t’u ofrojë qytetarëve shqiptarë shërbimet më të mira shëndetësore. Lista e re e barnave zgjeron gamën e sëmundjeve dhe medikamenteve që përfshihen në rimbursimin që bën qeveria apo Instituti i Sigurimeve Shëndetësore dhe shumë shpejt, me finalizimin e reformës, do të konsolidohet mekanizmi i ri financiar, mekanizëm që është jetik për funksionimin e reformës në shëndetësi.  

 

***

 

Në rendin e ditës kemi edhe një çështje tjetër të po këtij karakteri. Sot, ne kemi një vendim shumë të rëndësishëm, me të cilin miratojmë krijimin e statutit të shoqërisë “Nxitja e biznesit social”.

 

Zhvillimi i Shqipërisë është një proces i vështirë, i ndërlikuar e kompleks. Ky vend ka potenciale shumë të mëdha, por edhe probleme të mëdha. Të mos harrojmë se vetëm 22 përqind e këtij vendi është ultësirë bregdetare e fushë. I tërë është zonë kodrinore dhe malore. Kodrat e malet e bëjnë Shqipërinë një vend me lartësi dy herë më të madhe, se mesatarja e Europës, një vend me lartësi me lartësi rreth 708 metër dhe kjo, jo se Shqipëria ka majat më të larta, por i ka të panumërta. Por Shqipëria nuk mund të jetë një vend i zhvilluar, në rast se ajo nuk zhvillohet në çdo skaj të saj, në çdo komunë, fshat, zonë e kudo. Ky është një objektiv i vështirë, ambicioz, por plotësisht i mundur, sepse kudo, në kodrat, luginat e malet e saj, ekzistojnë potenciale reale të mëdha, për t’u zhvilluar. Ky është një vend i bekuar, një vend me ujëra. Nga malet e Shqipërisë burojnë rezerva të mëdha ujore. Ato mbartin në gjirin e tyre pellgje botërore mineralesh. Por, mbi të gjitha, ato ofrojnë potenciale turistike të mëdha, potenciale të virgjëra, të pashfrytëzuara që në disa aspekte janë të fjetura që nga mesjeta. Koha atje ka lëvizur shumë pak, ka qenë shumë e plogësht dhe koha nuk lëviz nëse ne nuk i afrojmë infrastrukturë moderne, nëse drejt tyre nuk ecim me të gjithë infrastrukturën e zonave të tjera turistike. Ndaj është e domosdoshme që shumë shpejt, në kuadrin e Komitetit Ndërministror për Turizmin, të aprovohet paketa që në zonat malore, ku nuk ka investime, të përjashtohen për 7 a 8 vjet nga çdo lloj takse. Të mos harrojmë se me potencialin e jashtëzakonshëm turistik që kemi në male, ne mund të dy-trefishojmë numrin e turistëve që kemi pasur vitin e kaluar dhe e shndërrojmë Shqipërinë në një vend turistik të çdo sezoni. Por ka një problem. Për investitorët në këto zona ekziston një druajte, për leverdishmërinë e këtij investimi. Sikundër duhet të jemi realistë, ekziston edhe një mungesë tradite. Ky popull ka pasur vuajtjen konstante, por jo turizmin dimëror, në traditën e tij. Por ai duhet dhe do të zhvillohet. Ndaj për nxitjen e zhvillimit në këto zona, nga Çajupi në Vermosh, të cilat të marra sëbashku bëjnë tre herë sipërfaqen e ultësirës bregdetare, ne duhet të kemi një strategji të kthjellët, të qartë, nxitëse. Strategji që duhet të synojë së pari, ndërtimin e infrastrukturës drejt tyre. E vërteta është se ne po ecim me infrastrukturë drejt të gjitha zonave malore, nga Çajupi në Vermosh. Fatmirësisht, sot janë në ndërtim e sipër rrugë që do të garantojnë në një hark kohor dyvjeçar, aksesin e plotë në këto zona. Kjo është njëra anë. Ana tjetër është të nxisim me të gjitha mundësitë tona investimet vendase e të huaja në këto zona. Imagjinoni Alpet e Shqipërisë, me masivin e madh që kanë, përveç Thethit e Valbonës, këto bukuri mahnitëse natyrore, nuk kanë as edhe një ndërtim turistik. E tillë është e tërë Shqipëria jo bregdetare, Shqipëria malore. Ndaj përpunimi me shpejtësi i këtij kuadri, nxitja dhe gjetja e stimujve për ata që investojnë në këto zona, është jetike, përcaktuese për zhvillimin e ekuilibruar të vendit.

 

Sot, ne miratojmë statutin e shoqërisë “Nxitja e biznesit social”. Ne kemi vendosur të bashkëpunojmë me nobelistin e shquar Muhammad Yunus, në sistemin e mikrokreditit. Filozofia jonë e projektit kombëtar të arrorëve përputhet plotësisht me konceptet e babait të mikrokreditit në botë, i cili ka pranuar ftesën tonë dhe së shpejti, ne vendosim këtë sistem të suksesshëm. Ne do të bëjnë gjithçka për të rritur me mbi 100 herë drurët frutorë, në zonat kodrinore e malore të vendit. Ne nuk mund ta bëjmë këtë në zonën fushore, në këtë shkallë, sepse ajo ka edhe destinacione të tjera. Por e tërë zona kodrinore e malore nuk mund të ketë destinacion më të mirë, sesa drurët frutorë. Ne po ecim shumë mirë me projektin e ullirit. Por një fillim të mbarë kanë edhe arrorët, që, siç del, ka një territor tre herë më të gjerë ku mund të mbillen, sesa ulliri, duke mos injoruar këtu se edhe në zonën e ullirit mund të mbillen  shumë mirë arrorët, por të supozojmë se kjo zonë do të mbetet vetëm për ullirin. Qeveria do t’i rrisë në mënyrë të ndjeshme nga viti në vit, grantet për fermerët shqiptarët, sepse, në fund të fundit, kjo fushatë sigurisht që solli qeveritarët e zgjedhur vendorë, parlamentet vendore, por, krahas kësaj, edhe një nga projektet më të bukura e më madhështorë në historinë e vendit, Shqipëria kopshti më i bukur i Europës. Kudo ku unë kam shkuar në këtë fushatë, lexoja në sytë e qytetarëve këtë ide, këtë projekt. Përse të mos e bëjmë, çfarë mund të bëjmë më shumë se kjo, për të ndarë shqiptarët nga varfëria, për të bërë që çdo pëllëmbë tokë e këtij vendi të ketë vlerën e vet. Kjo është e para. Edhe sistemi i mikrokreditit që do të nisim me nobelistin Yunus, i cili do t’i adresohet kryesisht grave në konceptin e bashkëkryefamiljarit, pasi dihet se ato janë më korrekte në kthimin e  saj, sikurse është e sigurt se ato nuk mund të përfundojnë ndonjëherë në lojërat e fatit apo të mëkatit, do të ndihmojë shumë, veçanërisht në projektin e arrorëve, pasi do t’i adresohet zonave të varfra, që potencialin më të madh e kanë në këta dru frutorë që kanë treg të pakufishëm, të pakonkurrueshëm në Europë. Importi i Europës për arrorët  është nga më të mëdhatë. Le t’i prodhojmë dhe të mund të bëheni një vend shumë i rëndësishëm në prodhimin e tyre.   

 

***

 

Këto ishin disa nga aspektet njerëzore, sociale të kësaj mbledhjeje të qeverisë, e cila ka e do të ketë gjer në fund parimin qeveri e zemrës së dhimbsur. Këtu qëndrojmë ne. Mbledhjen tjetër do të diskutojmë për rritjen e rrogave dhe pensioneve, natyrisht, edhe për shkurtimin e ndjeshëm të shpenzimeve. Borxhi nuk mund të rritet dhe ky është edhe vendimi më kategorik që kemi ne si qeveri. Do të marrim e t’i shohim edhe një herë me sy të vëmendshëm, do të përqendrohemi në projektet më kryesore që kanë impaktin më pozitiv në jetën e shqiptarëve. Natyrisht, rrogat e pensionet do të rriten. 

 

 

 

 


   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt pėr deputetė tė qarkut tė Dibrės
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave