Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Zonja Liri Berisha
 
Liri Berisha është lindur në Tiranë, në 5 korrik, 1948, me prindër Rexhepin dhe Milica Ramaj.

Me mbarimin me rezultate të larta të shkollës fillore dhe të mesme ajo ndjek studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, prej nga diplomohet në vitin 1971. Ky vit shënon edhe martesën e saj me Sali Berishën, një nga mjekët me te njohur në vend të asaj periudhe. Si rezultat i martesës së tyre ata kanë dy fëmijë Argitën dhe Shkëlzenin, si dhe janë gjyshër të Sarës, Dalilës, Amlës, Artit, Medinës dhe Lajdonit.

Përveç punës së saj të palodhur si mjeke ajo njihet në publikun shqiptar edhe si një bashkëshorte e përkushtuar, veçanërisht në fund të viteve ’90, kohë në të cilën bashkëshorti i saj Sali Berisha angazhohet publikisht dhe luan rol parësor në rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Fitorja e plotë e demokracisë në Shqipëri në vitin 1992 dhe zgjedhja e z. Sali Berisha, President i Republikës, sollën angazhimet publike për znj. Liri Berisha. Ajo është “First Lady” e parë në historinë e Shqipërisë Demokratike gjatë viteve 1992-1997, gjatë së cilës kohë u dallua për përfshirjen në jetën publike dhe përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë.

Dr. Liri Berisha është Presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”, i cili ka në qëndër të vëmendjes fëmijët që vuajnë nga probleme të gjakut, kanceri dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Si një pediatre prej 30 vjetësh, ajo ka luftuar për uljen e mortalitetit infantil. Nën drejtimin e saj Fondacioni “Domenick Scalione” bashkëpunon me qëndra ndërkombëtare mjekësore dhe fondacione për fëmijët, që trajtojnë kryesisht talaseminë, autizmin apo sëmundje të tjera.

Znj. Berisha jep vazhdimisht kontributin e saj dhe personal në drejtim të Autizmit duke organizuar në Tiranë për vite me rradhë Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare mbi Autizmin me profesorë të njohur nga vendi dhe bota. Znj. Berisha merr pjesë për çdo vit në Takimin Vjetor “Fokusimi i Botës mbi Autizmin” nën kujdesin e Znj. Ban Soon-Teak, organizuar nga Autism Speaks në New York. Ngritja e një Qendre për trajtimin e Autizmit “Fluturo për Jetën” nën kujdesin e Znj. Berisha dhe ombrellën e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë është një arritje e rëndësishme dhe shumë optimiste për të gjithë komunitetin e fëmijëve dhe familjeve shqiptare që vuajnë çrregullimet e Autizmit.

Një angazhim i vazhdueshëm lidhet dhe më sëmundjen e Talasemisë, ku perveç lobimeve me Qeverinë në ndihmë të kësaj shtrese, impenjimi i Znj. Berisha bëhet i pranishëm dhe në fushata ndërgjegjësuese në Dhurimin Vullnetar të Gjakut për ta shndërruar këtë veprim në kulturë të përgjithshme për të gjithë shoqërinë shqiptare. Nën kujdesin e Znj. së Parë të Qipros Znj. Elsi Christofia, Znj. Berisha është gjithashtu një nga themelueset e “Grupit të Personaliteteve të Shquara” për ndërgjegjësim mbarëbotëror për çrregullimet e hemoglobinës. Znj. Berisha është Presidente e Nderit e UNICEF-it në Shqipëri dhe ka postin e zëdhënëses për përpjekjet për arsimimin e fëmijëve të margjinalizuar dhe për përmirësimin konkret të kujdesit dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme, arsimimin e femrave dhe luftës kundër trafikut të fëmijëve.
Znj. Liri Berisha është gjithashtu antare e bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Onkologëve dhe Gastrologëve. Kjo shoqatë ka nderuar Zonjën Berisha me Diplomën e Nderit, për mjeksinë pa kufi dhe ndihmën ndaj fëmijëve.

Dr. Berisha u emërua Ambasadore Lokale për Shqipërinë dhe Kosovën për iniciativen botërore të UNICEF, lidhur me Eliminimin e Tetanozit Neonatal dhe Maternal në Republiken e Afrikës Qëndrore.

Gjatë aktivitetit të përditshëm, Znj. Berisha është aktive dhe në fushata sensibilizuese si: Fushata kundër varfërisë të organizuara nga FAO (Food Agriculture Organization) Romë, Itali, Fushata për Planifikim Familjar “Për momente të lumtura” organizuar nga USAID në ditën botërore të shëndetit, si dhe në Fushatën “Promovojmë Gjithpërfshirjen” – Mundësi të barabarta për njerëzit me aftësi të kufizuara, organizuar nga British Council dhe Ambasada Angleze në Tiranë.

Organizata prestigjioze WIN, Washington DC, i ka akorduar znj. Liri Berisha në vitin 2009 çmimin “Gruaja e Vitit” me motivacionin “Për përkushtimin e saj për ta bërë botën një vend më të mirë për gratë dhe të gjithë qytetarët”.

Znj. Liri Berisha është nderuar me titullin “Simbol i vlerave humane” nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, me rastin e 90-vjetorit të themelimit të Strehës së Parë Vorfnore.

Gjatë gjithë jetës së saj publike znj. Liri Berisha ka luajtur një rol të madh në emancipimin e shoqërisë shqiptare, si dhe nxitjen dhe pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në jetën publike. Ajo është aktive dhe jep kontributin e saj të çmuar për vlerësimin e kapaciteteve të grave dhe vajzave shqiptare.

Në vitin 2008 ajo themelon Fondacionit  Kulturor “Nënë Tereza”, i cili ka si qëllim përkujtimin e e figurës së Nënë Terezës dhe promovimin e vlerave njerezore që ajo përfaqëson botërisht, jashtë përkatësive fetare. Si themeluese e këtij Fondacioni, znj. Liri Berisha ka luajtur rol kryesor në nismën për ngritjen në Tiranë, të një Memoriali për nderimin e figurës së Nënë Terezës, që do të shërbejë edhe si një vend ku do të marrin jetë ide dhe projekte nën frymën e humanizmit, përkushtimit për njerëzit në nevojë dhe të dobëtit.

Duke shënuar 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, ky vit merr një rëndësi të veçantë për aktivitetin e znj. Liri Berisha dhe i Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”. Gjatë kësaj kohe ajo ka bërë disa vizita në SHBA, ku së fundi, në 28 Prill 2010 do të organizojë një pritje dhe ekspozitë në ambjentet e Capitol Hill, në shenjë nderimi të veprimtarisë së humanistes së madhe Nënë Tereza.

Në 8 maj 2010, Këshilli Bashkiak i Qytetit të Lushnjes i dha Znj.Berisha titullin “Qytetare Nderi e qytetit të Lushnjes” me motivacionin “Për kontributin e shquar në fushën e shëndetësisë për kujdes të veçantë dhe special dhe ndihmën për fëmijët të cilët vuajnë nga Talasemia.”

Si rezultat i një pune disa vjeçare në krye të Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, në Nëntor të vitit 2011, Znj. Berisha bën të mundur një prej nismave më ambicioze të këtij fondacioni, ngritjen e Qendrës Rajonale për Autizimin, më e madhja në Ballkan, e cila i vjen në ndihmë fëmijëve të prekur nga çrregullimet e spektrit autik dhe familjeve të tyre. Finalizimi i këtij angazhimi paralelisht i hapë rrugë punës kërkimore e shkencore që kjo qendër do të bëjë në fushën e trajtimit të autizmit në Shqipëri, një vend me nevoja të mëdha në këtë drejtim. Kontributi i çmuar edhe në drejtim të hartimit  të  Strategjisë Kombëtare për Autizmin në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Autism Speaks, ka bërë që  puna e znj. Berisha në krye të këtij fondacioni të konsiderohet nga personalitete botërore një model suksesi e zhvillimi në rajon, që duhet në këtë pjesë të globit.

Angazhimi serioz disa vjeçar i Znj. Berisha në drejtim të fëmijëve të sëmurë dhe familjeve në nevojë, gjeti vlerësim në Dhjetor të vitit 2011 edhe nga Rajoni i Lombardisë në Itali. Jehona e përkushtimit, impenjimit të saj të vazhdueshëm humanitar, shkencor dhe social në drejtim të personave në nevojë, me një mbështetje të posaçme ndaj grave dhe fëmijëve të prekur nga probleme shëndetësore dhe në kushte të pafavorshme ekonomike, bëri që Znj. Liri Berisha të nderohet me “Vlerësimin Special” të  “Çmimit për Paqen 2011” nga presidenti i Rajonit të Lombardisë, z. Roberto Formigoni.

Tetor 2011, nën patronazhin e Znj. Berisha është formuar Klubi Diplomatik, i cili nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të ndryshme promovon traditën dhe kulturën shqiptare, mikpritjen e popullit shqiptar.

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave