Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha inauguron HEC-in e Tervolit nė Gramsh
 

Kryeministri Berisha mori pjesë sot, në ceremoninë e inaugurimit të hidrocentralit të Tervolit, komuna Pishaj, Gramsh. Kjo vepër është një investim privat tërësisht shqiptar, me vlerë 8 milion euro dhe ka një  fuqi të instaluar prej 12 MW dhe një prodhim vjetor të energjie elektrike 40.000 kWh.

 

Kryeministri përgëzoi investitorin dhe ekipin e inxhinierëve dhe teknikëve për realizimin e kësaj vepre në standardet më të mira, për ndërtimin e së cilës janë hapur 3 kilometra tunel në masiv shkëmbor, me diametër 6.5 metra.

 

Kryeministri Berisha, duke përmendur potencialet e mëdha ujore që ka kjo zonë, tha se ajo do të shndërrohet në një qendër të rëndësishme të prodhimit të energjisë ujore. HEC-i i Tervolit është vetëm një ndër 14 hidrocentralet që janë kontraktuar të ndërtohen në rrethin e Gramshit dhe vepra më e madhe e energjisë ujore, kaskada e Devollit.

 

Duke sjellë si shembull suksesin e HEC-it të Tervolit, një nismë krejtësisht lokale, Kryeministri Berisha i drejtoi një thirrje publike komuniteteve lokale: Të projektojnë kudo ku është e mundur, ndërtimin e punimeve të vogla energjetike. Ndërsa i siguroi se qeveria do të garantojë blerjen me çmim tregu të të gjithë energjisë së tepërt, që atyre nuk u duhet për komunitetin e tyre.

 

Gjithashtu, HEC-i Tervolit, tha Kryeministri, është shembulli më i mirë kundër zërave skeptikëve ndaj vendimit të qeverisë për dhënien me koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve, me qëllim shfrytëzimin e të gjitha potencialeve ujore të vendit dhe shndërrimin e tyre në vlerë energjetike. Vendim, të cilin Kryeministri e konsideroi se po dëshmohet një sukses në rritje.

 

Më pas, Kryeministri u takua me komunitetin lokal, të cilët i garantoi se qeveria do të qëndrojë fuqishëm pas çdo iniciative të tyre për zhvillimin e zonës.

 

“Gramshi nuk ka shumë tokë, por e ka ndër më pjellorët në Shqipëri dhe ne do ta shndërrojmë atë në një nga epiqendrat e fuqishme të frutave, ullinjve dhe arrorëve. Është rreth i krijuar natyralisht për arrorët,  me ujëra të shumta. Dhe mbi të gjitha, do të bëhet urbanizimi i plotë i tij, do të ecim drejt Skraparit e Korçës. Me rrugën e re që po ndërtohet distanca me Elbasanin shkurtohet dhjetë kilometra,” tha Kryeministri.

 

Fjala e Kryeministrit Berisha në takimin me banorët e komunës Pishaj.

 

“Sot, ne inaugurojmë sëbashku hidrocentralin e Tervolit, një vepër energjetike, e cila prodhon rreth 12 MW në vit, me një prodhim vjetor prej 40.000 kWh. Ky hidrocentral, vepër e investitorëve privatë, ka kushtuar rreth 8 milionë euro. Në ndërtimin e tij u punësuan me dhjetëra e dhjetëra qytetarë të zonës, teknikë e inxhinierë nga rrethi e zona të tjera. Në ndërtimin e tij u ndërtuan 3 kilometra tunel, me një diametër prej 6.5 metra, i cili në të vërtetë përbën një nga tunelet më të gjatë në vepra ujore, në vend.  

 

Shndërrimi i Shqipërisë në një superfuqi të energjisë së rinovueshme në rajon është një nga qëllimet madhore të kësaj qeverie e mazhorance, çka nënkupton të bëjmë çdo gjë që të gjitha burimet ujore të vendit të mos derdhen të fjetura në det, por të shndërrohen në energji elektrike për qytetarët shqiptarë, të bëjmë gjithçka të shfrytëzojmë çdo potencial ujor, diellor, të erës, në mënyrë që Shqipëria të shndërrohet në nga eksportuesit kryesorë të energjisë në rajon, të bëjmë gjithçka të shfrytëzojmë çdo burim uji, dielli e erë, në mënyrë që ne dhe brezat që vijnë të kemi energji me çmime më të leverdishme, pasi dihet se çmimi i energjisë vjen gjithnjë në rritje të madhe.

 

Zonja e zotërinj,

 

Përqendrimi ynë i madh në energjinë e rinovueshme, në energjinë ujore synon para së gjithash shndërrimin e këtyre ujërave në vlera për ju. Ndaj thirrja ime nga Tervoli është të bëjmë gjithçka si komunitet dhe si biznes, për të ndërtuar hidrocentrale aty ku është  mundur. Në rrethin tuaj janë kontraktuar me sektorin privat ndërtimi i 14 hidrocentraleve, ndër të cilat është në proces ndërtimi i hidrocentralit të Sotirës, janë pesë hidrocentrale në lumin e Kukurit, pesë hidrocentrale në komunën Lenije, dy hidrocentrale në komunën Poroçan. Por këtu është edhe vepra më e madhe energjetike që shqiptarët kanë ndërtuar ndonjëherë, kaskada e Devollit, e cila po shkon drejt finalizimit në çdo detaj të saj, në çdo financim, pra, po shkon drejt finalizimit të të gjitha elementeve të kontratës, për të filluar vitin e ardhshëm. Në këtë vepër do të punësohen së paku 5 mijë qytetarë nga Gramshi dhe mbarë Shqipëria dhe për ndërtimin e tre hidrocentraleve të saj do të investohen mbi 1 miliardë euro. Kaskada e Devollit përbën projektin më të madh energjetik që ndërtohet aktualisht në Europë, i cili kalon në dhjetëra kilometra tunele.

 

Në Shqipëri ndërtimi i veprave hidroenergjetike ka koston më të ulët, se në çdo vend tjetër. Kudo kostoja e tyre është 1 MW me 2 milionë euro, por kjo nuk është e vërtetë për Shqipërinë. Për shkak të terreneve të saj, të krahut të punës e disa veçorive të tjera, ndërtimet e deritanishme faktojnë se ky çmim është përgjysmë, krahasuar me çmimin në vende të tjera.

 

Zonja e zotërinj,

 

Unë jam sot, këtu, edhe për t’i drejtuar një thirrje të gjithë qytetarëve të Gramshit dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë në zonat rurale: Të guxojnë e të projektojnë kudo ndërtimin e punimeve të vogla energjetike. Qeveria do të firmosë me ta, që të kenë energji falas për të gjithë kohën që ata do të nxjerrin shpenzimet e ndërtimit. Qeveria do të garantojë blerjen me çmim tregu të të gjithë energjisë së tepërt, që atyre nuk u duhet për fshatin apo fshatrat e tyre. Nuk duhet t’i shmangemi kësaj nisme. Shteti më i pasur i botës në ujëra, në banka, në industri mekanike i është rikthyer fuqishëm vitet e fundit, një nisme të tillë. Ndaj edhe ne, një vend me një terren shumë më malor se Zvicra, me ujëra pa fund, le të nisim këtë nismë. Komunitetet lokale kudo që janë të bashkohen e të ndërtojnë hidrocentrale të vogla, për të marrë falas, për të marrë energji me çmim të leverdishëm, për të shitur energji me çmimin e tregut e për të ndarë fitimet e saj.

 

Të dashur qytetare e qytetarë të komunës Pishaj,

 

Këto kanë qenë vite, në të cilat qeveria ime është përqendruar në rrethin tuaj më shumë se në çdo kohë tjetër. Kemi investuar gjatë këtyre viteve, tetë herë më shumë se në tetë vitet pararendëse. Kemi ndërtuar rreth 90 kilometra rrugë 25 shkolla dhe 18 ambulanca, janë në ndërtim e sipër rruga Gramsh- Kodovjat, 16 kilometra me vlerë 400 milionë lekë, rruga Drizë-Bardhan, 12 kilometra me vlerë 300 milionë lekë. Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të bëhet financimi i rrugës Kodovjat-Kukur. Unë ju garantoj se shumë shpejt ju do të lidheni me Skraparin dhe me Maliqin. Gramshi do të urbanizohet i tërë dhe shqiptarët do të njohin bukuritë mahnitëse të malit të Gramshit, prodhimet  e mrekullueshme të tokave të tij. Ne kemi financuar rreth 300 hektarë fruta-perime dhe jemi të gatshëm të financojmë edhe 1 mijë të tjera.

 

Ne do të bëjmë gjithçka të ndryshojmë për mirë jetën e njerëzve punëtorë të Gramshit. Urbanizimi juaj është projekti ynë ndër më kryesorët. Dua t’ju garantoj se kudo që jeni në këto komuna, kudo që ndodheni në zonat midis Librazhdit, Peshkopisë apo midis Mirditës, Kukësit e Peshkopisë, në çdo vend, ne do të vijmë tek ju, do t’ju ndërtojmë rrugët, shkollat e qendrat shëndetësore, do t’ju ndërtojmë kushtet jetësore që ekzistojnë në lagjet e qyteteve tona. Të tjerat do t’i ndërtoni ju, me mundin, djersën e përkushtimin tuaj.

 

Edhe një herë gëzuar këtë vepër të mrekullueshme. Një ngjarje e madhe kjo për Gramshin e Shqipërinë. Dua t’ju përgëzoj për guximin vendosmërinë që keni treguar, dua të përshëndes punonjësit, inxhinierët e teknikët që kanë hapur malin për të ndërtuar 3 kilometra tunel, për të ndërtuar një hidrocentral të fuqishëm për zonën. Faleminderit.”

 

 

 

 

 


22/06/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave