Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e Belgjikės March Michielsen, me rastin e pėrfundimit tė detyrės
 

Kryeministri Berisha priti sot, në takim, ambasadorin e Belgjikës, zotin March Michielsen, me rastin e përfundimit të detyrës në Shqipëri.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e falenderoi ambasadorin Michielsen për bashkëpunimin dhe kontributin që ai ka dhënë gjatë kësaj periudhe, në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve dhe kombeve, në konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira e miqësore dhe në bashkëpunimin e  gjithanshëm e të suksesshëm midis dy vendeve e qeverive.

 

“Ju largoheni si një mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve, por jeni përherë i mirëpritur si vizitor, turist apo investitor, në vendin tonë,” - tha Kryeministri.  

 

Ambasadori Michielsen e falenderoi Kryeministrin për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe për bashkëpunimin shumë të mirë që ai ka pasur gjatë kësaj periudhe me qeverinë shqiptare. Ambasadori Michielsen vlerësoi  transformimin e jashtëzakonshëm që ai ka parë gjatë kësaj periudhë, në të gjitha fushat, në Shqipëri. Në veçanti, zoti Michielsen vlerësoi zhvillimin ekonomik, liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, si një arritje historike e realizuar në vitin 2010 dhe arritjet e rëndësishme në projektin madhor kombëtar për integrimin europian.

 

Në takimin u vlerësua në veçanti vizita e Kryeministrit belg Leterme dhe e Princeshës Mathilde, si ngjarje shumë të rëndësishme që kanë ofruar një kontribut të padiskutueshëm në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, por edhe në nxitjen e investitorëve belgë për të ardhur në Shqipëri. Një sërë kompanish belge janë ndërkohë prezent në fusha të ndryshme në Shqipëri, si ato të tregtimit të produkteve të konsumit të gjerë, sektorin farmaceutik, komunikacionit etj.. Ndërsa sektorë si ai i energjetikës, sektori minerar, trajtimi i mbetjeve etj. vlerësohen si sektorë potencialë të zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

 

Kryeministri Berisha e njohu gjithashtu, ambasadorin Michielsen, me punën intensive që po bëhet për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian, si dhe në shumë fusha të tjera.

 

Ambasadori belg vlerësoi shumë të rëndësishëm lajmin për përmbylljen e reformës elektorale, me konsensus të plotë, si dhe i shprehu Kryeministrit vlerësimin për progresin për 12 prioritetet, duke i rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Belgjikës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Pas takimit, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të ambasadorit Michielsen.

 

 

 

 


12/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave