Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret Zoubir Yazid, Drejtor i ETS Global
 

Kryeministri Berisha priti sot, në takim, Zoubir Yazid, Drejtor i ETS Global (Kompani shërbimi e testimit të gjuhës angleze në nivel botëror).

Zoti Yazid falenderoi Kryeministrin për mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë shtrirjes së përdorimit të gjuhës angleze, përmes përfshirjes së saj edhe në ligjin për arsimin e lartë dhe atë parauniversitar, duke bërë të mundur, theksoi ai, që të rinjtë e studentët shqiptarë të jenë më të hapur në komunikimin global dhe të kenë një qasje sa më të shpejtë ndaj njohurive të reja.

Zoti Yazid vlerësoi rezultatet e testit të gjuhës angleze të vitit të  kaluar, për nxënësit e shkollave të mesme, i cili shënoi një arritje për ta, si dhe ofroi një sesion tjetër testi pilot për 300 nxënës të shkollave të mesme nga zonat rurale.

Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Yazid për ndihmën që ETS Global po jep në këtë drejtim, ndërsa theksoi se  përmes gjuhës angleze, ne inkurajojmë të rinjtë të jetë më të hapur ndaj dijes, si domosdoshmëri e kohës. Kryeministri kërkoi që të shihet mundësia e një testi më afatgjatë dhe me një akses më të gjerë për të rinjtë.  


12/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave