Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha takon nė Romė, Zėvendėssekretaren pėr Ēėshtjet tė Sigurisė sė SHBA-sė Jane Lute
 

Kryeministri Berisha zhvilloi sot, gjatë takimit e drekës së shtruar në nder të pjesëmarrëve në takimin mbi sigurinë globale, në Romë, një bisedë të ngrohtë e miqësore me Zëvendëssekretaren për Çështjet të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Jane Lute.

 

Znj. Lute tregoi interes të veçantë për zhvillimin e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, duke i treguar Kryeministrit Berisha se ka qenë në Shqipëri në fillim të vitit ‘92 dhe se ndjehet një admiruese e vendit tonë.

 

Kryeministri Berisha e njohu me zhvillimet e vrullshme dhe transformimet e rëndësishme që kane ndodhur në vend gjatë kësaj periudhe dhe e ftoi përzemërsisht Zëvendëssekretaren Lute të vizitojë sërish Shqipërisë,  si mike e vërtetë e vendit tonë dhe e kombit shqiptar.

 

Gjatë bisedës, Kryeministri Berisha dhe znj. Lute rikonfirmuan vullnetin e të dy qeverive e vendeve për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë. Zëvendëssekretarja Lute e falenderoi Kryeministrin, në emër të qeverisë dhe SHBA-së, për bashkëpunimin shumë të mirë e shumë të frytshëm në të gjitha aspektet e sigurisë.

 

Më tej, ata u  ndalen edhe në zhvillimet e fundit në rajonin e Mesdheut dhe Afrikës Veriore e më gjerë, për sa i përket çështjeve të sigurisë, pas ndryshimeve rrënjësore që vijuan pas “Pranverës arabe”, por edhe për situatën në  rajonin e Europës juglindore.

 


17/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave