Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė takimin "Sfidat kryesore, sot, pёr paqen dhe sigurinё”
 

Kryeministri Berisha ishte sot në drekë, një nga folësit kryesorë në takimin mbi sigurinë globale në Romë, me temë “Sfidat kryesore, sot, për paqen dhe sigurinë”.

Në vijim, fjala e Kryeministrit Berisha në këtë takim.

“I nderuar zoti President,

Zonja dhe zotërinj,

Së pari, më lejoni t’ju falënderoj për ftesën që më bëtë për t’iu drejtuar kësaj audience. Sot ndjehem i nderuar dhe i lumtur. Do të doja gjithashtu të falënderoja miqtë tanë, Presidentin Giogio Napoletano, Kryeministrin Monti dhe Ministrin e Mbrojtjes, nën kujdesin e të cilëve zhvillohet takimi ndërkombëtar mbi sigurinë, si dhe për mikpritjen e tyre.

Këtë vit, Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë së saj. Kombi, i cili 100 vjet më parë gjendej para alternativës “të ekzistojë apo të mos ekzistojë” dhe fuqitë e mëdha të asaj kohe mendonin që ai të mos ekzistonte si nocion politik, e feston 100 vjetorin e pavarësisë së tij si vend anëtar i NATO-s. Zoti President, dita kur flamuri ynë u ngrit në Bruksel, ishte për mua, dita më emocionuese dhe historike.

Këto muaj, Shqipëria kryeson Këshillin e Europës, institucionin demokratik më të vjetër të kontinentit tonë. Ne e morëm presidencën nga demokracia më e vjetër europiane, nga qeveria britanike, çka ka një simbolikë domethënëse.

Sot, ne jetojmë kohë vërtet interesante. Pas rënies së perdes së hekurt, NATO tregoi vullnet të fortë për të konsoliduar një dimension të ri, mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Bosnja dhe Hercegovina është një vend i lirë dhe i bashkuar. Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur. Libia mbajti javën e kaluar zgjedhjet e para të lira dhe të drejta. Të gjithë ne ishim shumë të trishtuar, kur pamë gjakun e derdhur në Libi, por shpërblimi më i mirë për ata që luftuan dhe vdiqën për lirinë, ishin këto zgjedhje dhe padyshim, çmimi ia vlejti. Përndryshe, do të kalonin nga një trashëgimtar tek tjetri, nga Gaddafi tek Saif-i, nga Saif tek Saifi i tretë etj.. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorën fuqinë e tyre për të përmbysur dy diktatorët më të tmerrshëm, Mullah Omar dhe Sadam Hussein.

Një diktator tjetër mizor po sfidon botën e lirë dhe ky është Asad. Nga ajo që kam parë dhe kam ndjekur çfarë po ndodh atje, nuk shoh ndryshime të mëdha me atë që ndodhi në Bosnje, në Kosovë, në Libi. Një diktator, i cili ka pasur mundësinë për të hequr qafe trashëgiminë e të atit, dështoi në përqafimin e reformave për të ndryshuar vendin e tij. Përkundrazi, ai ndoqi të kaluarën e të atit dhe adoptoi të njëjtën politikë mizorie dhe shtypjeje. Ai përfaqësonte një minoritet në të gjitha aspektet, në popullsi, në regjim, kudo. Kështu, thirrja e ditës e këtyre njerëzve është për t’i ndihmuar. Pa vendosur një zonë ndalim-fluturimi, gjaku i derdhur dhe mizoritë e regjimit, i cili është i armatosur më mirë dhe më i fuqishëm në shumë aspekte, e bëjnë shumë të vështirë për opozitën, për të hequr qafe këtë Millosheviç të ri, Sadam të ri, Gaddaf të ri dhe djalin e Asad.

Shqipëria pa dyshim, në kryesimin e Këshillit të Europës, po përpiqet për të punuar me këto vende, po përpiqet të përdorë kryesimin për t’i afruar këto vende me Këshillin e Europës, një institucion i shkëlqyer, me një arkiv të jashtëzakonshëm. Këshilli i Venecias është pa dyshim think-tanku më i mirë në përgatitjen e kushtetutave nga Afrika e Jugut deri tek vendet ish komuniste. Departamente e njësi të tjera të Këshillit të Europës mund të jenë shumë të dobishme për këtë vend. Shqipëria po përpiqet të punojë në mënyrë të dyanshme, gjithashtu, nëpërmjet Këshillit të Europës. Për dekada këtyre njerëzve u është thënë se nuk janë një vend demokratik, sepse islami nuk është i pajtueshëm me demokracinë, çka ishte një dogmë e rremë. Ne jemi një vend multifetar. Ne mund t’u japim - dhe ata janë të interesuar - shembullin më të mirë se islami është plotësisht i pajtueshëm me të drejtat dhe liritë universale dhe demokracinë.

Unë besoj se pavarësisht rezultateve, në Egjipt, në vëllazërinë myslimane, në forcat liberale të Libisë, që ndihmojnë këto vende, është një fillim i madh i tyre drejt sistemit demokratik.

Rruga e tyre nuk do të jetë e lehtë, do të jetë shumë më e vështirë se sa ishte rruga jona. Ne erdhëm nga një errësirë e tmerrshme. Askush nuk mund ta imagjinojë se nga prej e filluam ne. Më lejoni t’ju jap një të dhënë. Një statistikë e Bankës Botërore tregonte se Shqipëria në vitin 1992 ishte vendi i tretë më i varfër në botë, së bashku me Angolën dhe Uganden, me 204 dollarë amerikanë të ardhura për frymë. Por ne jemi me fat, se kemi pasur modele prej të cilëve kemi mësuar dhe të cilat i kemi adaptuar. Ne rrethoheshim nga vende demokratike, nga miq, të cilët na kanë ndihmuar dhe pa këtë ndihmë, pa këtë solidaritet, pa këtë mbështetje të jashtëzakonshme, rruga jonë do të ishte shumë më e gjatë dhe shumë më e vështirë. Këto vende kanë nevojë për modele dhe ka një problem se ato duhet ta gjejnë modelin në bregun tjetër të Mesdheut. Ofrimi i modeleve mund të ishte i një rëndësie të madhe. Unë besoj se ky ndryshim i madh që ka filluar këtë pranverë do të vazhdojë. Unë besoj se ata do të jenë tani gati të pranojnë dhe të përballen me atë që u është dashur të përballin gjatë shumë dekadave përpara pranverës arabe. Më pak diktatorë, më pak diktatura, më e sigurt është bota. Siguria është një çështje komplekse, shumë-faktoriale, por unë besoj se rruga më e konsoliduar drejt saj, është një shoqëri e lirë, shteti ligjor dhe sistem demokratik.

Shqipëria merr pjesë në Afganistan, me 350 trupa. Ne jemi atje në të gjitha rolet, nga luftimi, tek OMLT. E vizitova atë vend dhe në përshtypjen time modeste, forcat ushtarake talebane nuk kanë shans për të mbizotëruar. NATO kontrollon situatën dhe marrëveshja e fundit strategjike e nënshkruar midis qeverisë amerikane dhe qeverisë afgane është një zhvillim i madh, përsa i përket sigurisë dhe lirisë së këtij vendi. Kjo është shumë vendimtare. Gjithashtu konferenca e donatorëve në Tokio ishte një arritje e madhe, ku u arrit të mblidhen 60 miliardë dollarë amerikanë donacione për këtë vend. Por ka një tjetër Afganistan që është i tmerrshëm dhe shumë i vështirë. Një Afganistan me indekse njerëzore ndër më të ulëtit në botë. Më lejoni t’ju jap vetëm një shembull. Vdekshmëria amtare në vendin tim është 8 në 100 mijë lindje. Në Afganistan është 1400 për 100 mijë lindje. Ne mund të marrim një numër treguesish dhe të gjithë dëshmojnë një situate të tmerrshme. Pasi ke parë këto indekse, sheh se pasiguria është shumë e lartë atje. Kështu unë shpresoj se konferenca e donatorëve dhe paratë e mbledhura do të përdoren për ta nxjerrë këtë vend nga një situatë mesjetare në shumë rajone të tij. Angazhimi në Afganistan është angazhim për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në botë. Kombet e lira duhet të hedhin vështrim tek ky vend për ta ndihmuar, madje mendoj se një koalicion global ndoshta do të ishte i vlefshëm. Ka edhe një faktor të tretë që është droga. Atje, ju kërkoj ndjesë, por është mbretëria e drogave kudo. Kështu lufta për ta larguar këtë vend nga droga është lufta për sigurinë e vendeve tona, lufta për shëndetin e fëmijëve tanë e shoqërive tona. Kur shkon në këtë vend, gjëja e parë që të bie në sy është shkretëtira dhe droga e mbjellë kudo.

Unë besoj se bota është shumë më e sigurt sot, sesa ishte vite më parë. Dhe kjo sepse Mullah Omari, Sadami nuk janë më një kërcënim për sigurinë globale. Më parë vlerësova se ushtarët janë njerëzit që besojnë në fort në misionin e tyre dhe rëndësinë jetike të tij, edhe duke u përballur me rreziqe të shumta në punën e tyre të përditshme.

Zonja dhe zotërinj,

Më lejoni të them disa fjalë për Ballkanin. Ky gadishull ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Asnjë rajon tjetër në Europë nuk ka ndryshuar më shumë se ky rajon. Nga një rajon i kohës së ndaluar, vendet e tij kanë sot, qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike. Nga një rajon konfliktual, është shndërruar sot në një rajon bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.

Unë mendoj se Ballkani ka arritur këtu edhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme pozitive të vendeve tuaja për të ndihmuar kombet tona dhe rajonin tonë. Por sërish disa problem mbeten. Unë kam bindjen se ndryshimet në rajon janë përfundimisht të pakthyeshme. Ajo që është më e rëndësishmja për të gjithë ne që jetojmë në këtë rajon është të kuptojnë e pranojmë se këto ndryshime janë të pakthyeshme dhe se koha nuk mund të kthehet pas.

Pak javë më parë, komuniteti ndërkombëtar vendosi heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Shteti ligjor atje është forcuar dhe vendi po bëhet gjithnjë e më shumë i njohur në forumet ndërkombëtare. Brukseli negocioi një marrëveshje shumë të mirë midis Kosovës e Serbisë, e cila i hap dyert bashkëpunimit intensiv rajonal. Unë besoj se pranimi i kufijve ekzistues është kruciale për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë. Çdo përpjekje për të rishikuar kufijtë, hap një zinxhir tensionesh dhe madje konfliktesh dhe do të duhen shumë vite për të dalë prej tyre. Në Kosovë ka disa minoritete, përfshirë atë serb. Por në mënyrë të habitshme, shumica e serbëve, që jetojnë në jug të Ibrit, jetojnë në paqe e harmoni me shqiptarët, ndërsa serbët, që jetojnë në tre komuna në veri të Mitrovicës, ku nuk ka shqiptarë, jetojnë në tension, në një kohë kur askush nuk i lëndon, askush nuk ua kufizon të drejtat njerëzore. Çështja e këtyre tre komunave duhet të zgjidhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Kufijtë e Kosovës dhe integriteti territorial i saj duhet të respektohen. Problemi kryesor në këto tre komuna është kontrabanda. Kontrabanda me shqiptarët, maqedonasit, boshnjakët, me të gjithë. Kjo është e vërteta. Dhe kjo sepse ata janë jashtë kontrollit.

Në Beograd ka një qeveri të re dhe pavarësisht disa deklaratave paraprake jo të shëndetshme që kanë bërë, ne shohim me interes të vazhdojmë përpjekjet tona për integrimin e mëtejshëm rajonal. Ne mbështesim plotësisht integrimin e rajonit në NATO. Shqipëria po punon fort për t’u afruar edhe më shumë me Bashkimin Europian. Shqipëria ka vendosur marrëdhënie shumë të mira me fqinjët e saj.

Edhe një herë zoti President, ju falënderoj për mundësinë që më dhatë për të folur sot, këtu.”

 

 

 

 


17/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave