Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha i kėrkon KPS-sė specifikimin e pėrparėsive pėr ēdo sektor tė zhvillimit
 

Komiteti i Planifikimit të Strategjive shqyrtoi sot ecurinë e hartimit të strategjive sektoriale të zhvillimit dhe përcaktimin e prioriteteve në këto strategji. Kryeministri Berisha, i cili drejtoi mbledhjen e KPS-së, tha se përcaktimi i përparësive për çdo fushë të zhvillimit duhet të mbështetet me planifikimin real të tyre në buxhetet respektive deri në vitin 2020.

Duke i konsideruar objektive përparësitë e identifikuara nga KPS-ja, Kryeministri Berisha kërkoi që përcaktimi i tyre të bëhet në përputhje me programin politik të qeverisë dhe drejtimet e sotme të zhvillimit. Shqipëria dixhitale, arsimi dhe shëndetësia, infrastruktura me përqendrim të veçantë në zhvillimin e sistemeve vaditëse, energjia, turizmi dhe mjedisi - janë fushat kryesore të zhvillimit, për të cilat, theksoi Kryeministri, strategjitë sektoriale duhet të specifikojnë përparësitë për secilën prej tyre.

Kryeministri Berisha tha se mbrojtja sociale, e cila në Shqipëri ka një ndër nivelet më të larta, me 30 përqind të buxhetit, do të vazhdojë të mbetet një politikë konstante, në mbështetje e përkrahje të personave në nevojë.

Kryeministri theksoi gjithashtu, domosdoshmërinë e zhvillimit të mëtejshëm të sistemit të pensioneve, duket ftuar opozitën të bëhet pjesë e miratimit të projektit të përgatitur me asistencën e Bankës Botërore. “Duke pasur parasysh se është një sistem që vendoset së paku për 30-40 vitet që vijnë, është mirë që ai të ketë mirëkuptimin e të dy krahëve të politikës,” -  u shpreh Kryeministri.   

Në vijim, fjala e Kryeministrit në Komitetin e Planifikimit të Strategjive.

“Kjo mbledhje do të shqyrtojë ecurinë e punës së ministrive dhe agjencive me hartimin e strategjive sektoriale të zhvillimit, përcaktimin e prioriteteve në këto strategji dhe natyrisht të mbështetura këto nga planifikimi në buxhetet respektive deri në vitin 2020.

Në tërësinë e tyre parashikimet buxhetore janë realiste. Mund të ketë një nevojë që të zhvendosemi në fushën e infrastrukturës drejt sistemeve vaditëse, si një nga prioritetet më të mëdha pas përfundimit të sistemit rrugor – ose të një përafrimi të sistemit rrugor, pasi rrugët nuk përfundojnë asnjëherë. Rëndësi ka që sistemi  i vaditjes të përcaktohet si një projekt madhor infrastrukturor për vendin. Shqipëria është vend i pasur me ujëra dhe ka mundësi të ndërtojë sistemin vaditës me rrjedhje, më të mirin që mund të ekzistojë. Ndaj gjykoj që në parashikimin e buxhetit, ku për infrastrukturën ka rritje progresive dhe kjo është normale, këtu duhet të vetëkuptohet sistemi i ri i vaditjes i vendit.

Lidhur me përparësitë, ato në tërësi janë renditur dhe ka pasur një përcaktim objektiv të tyre, por në krye të tyre duhet të jetë gjithnjë Shqipëria dixhitale. Ky është projekti më dinamik, më i ri, por edhe që vjetrohet më shpejt për shkak të progresit të madh të sistemit. Ndaj fusha e Shqipërisë dixhitale duhet të jetë dominuese.

Në tërësinë e tyre përparësitë janë të drejta, por ato duhet të specifikohen me përparësitë përkatëse për secilën fushë. Le t’i referohemi sistemit shëndetësor. Nuk kemi përparësi më të madhe, sesa zhvillimin e një sistemi rehabilitues. Ne kemi nivele të larta - të mira e shumë të mira - në diagnozë, po shkojmë drejt standardeve më të mira në mjekim, po bëhet punë në parandalim, por ajo që mbetet rudimentare në sistemin tonë është sistemi i riaftësimit, mungesa e të cilit ka një kosto shumë të madhe mbi taksapaguesit shqiptarë, por edhe shëndetin e tyre.

Natyrisht, me të drejtë përparësitë janë përqendruar në reformat e konsolidimit të institucioneve dhe funksionimin e shtetit ligjor. Çdo hap drejt Bashkimit Europian kërkon një funksionim gjithnjë e më të mirë të demokracisë e rendit në Shqipëri. Ndaj përqendrimi ynë duhet të jetë maksimal në këto fusha.

Në përcaktimet e buxhetit bie në sy fatura sociale. Mbrojtja sociale në Shqipëri është ndër më të larta. Ajo shkon në rreth 30 përqind të buxhetit. Faktikisht, është një faturë që po ta proporcionesh do ta kishte lakmi çdo vend. Nuk ka dhe nuk do të ketë tërheqje prej saj. Një qeveri bën gjithçka të mundshme për të mbrojtur, përkrahur e mbështetur ata që janë në nevojë, të papunët, ata që janë në ndihmë ekonomike, të sëmurët invalidë. Me gjithë përqindjen shumë të lartë, mbrojtja sociale në mesatare në BE është 26 përqind. Shqipëria, sipas këtij parashikimi, po shkon në 30-31 përqind. I vetmi problem është se duhet të bëhet një përpjekje e gjithanshme ndaj informalitetit dhe jo cenim i mbrojtjes sociale. Ne do të vazhdojmë të mbështesim pensionistët, personat me ndihmë ekonomike, të papunët, të bindur se, pavarësisht nga mbështetja jonë, ata sërish mbeten në vështirësi. E theksoj këtë se ata e kanë të domosdoshme, jetike këtë mbështetje dhe ne i jemi përmbajtur kësaj politike. Pikërisht pse i jepmi përmbajtur asaj, fatura sociale ka arritur në këto përmasa. Ne kemi pasur trashëgiminë tonë të vështirë në këtë aspekt.

Gjatë viteve që vijnë, një zhvillim i mëtejshëm i sistemit të pensioneve do të jetë i nevojshëm. Banka Botërore ka përgatitur me kohë, një nga platformat më të mira. Mirëpo opozita e pranon atë, privatisht dhe e refuzon publikisht. Ky nuk është një ligj që kërkon për miratim 3/5 në parlament, por, duke pasur parasysh se është një sistem që vendoset së paku për 30-40 vitet që vijnë, është mirë që ai të ketë mirëkuptimin e të dy krahëve të politikës. Natyrisht, ne do të vazhdojmë përpjekjet për ta bindur opozitën për këtë platformë, që është interesi më i mirë i pensionistëve dhe qytetarëve dhe nuk synon asgjë tjetër, veçse zhdërvjelltësi e potencim të rrugëve dhe mundësive për të mbështetur pensionistët. Sikundër synon përmirësimin e një sistemi të vendosur 20 vite më parë dhe që sot ka pa diskutim nevojë, të marrë një formë tjetër.

Mjedisi është gjithashtu një përparësi madhore për këtë mazhorancë, në këtë mandat e për mandatin tjetër dhe tjetrin mbrapa. Janë parashikuar ndërtimi i një serie landfillesh dhe venddepozitimesh, rreth 80 dhe të cilat Shqipëria i ka të domosdoshme. Sikundër është edhe finalizimi i sistemit të kanalizimeve. Në rast se në ujësjellës në tërësi është ecur me ritme shumë të shpejta dhe sot rreth 98 përqind e qytetarëve kanë ujë rubineti, kjo, për fat të keq, nuk është me kanalizimet. Në këtë sektor ka nevojë për investimeve shumë të mëdha dhe ne po i bëjmë ato. Vetëm në këtë sistem janë në zhvillim e sipër mbi 50 projekte, të cilat zhvillohen në heshtje totale, pa asnjë njoftim mediatik, por janë epokale, sepse Shqipërinë e gropave septike e shndërrojnë në Shqipërinë e sistemeve moderne të trajtimit të ujërave të zeza.

Natyrisht, energjia mbetet përparësi kryesore. Vitet që vijnë janë vitet e shndërrimit të Shqipërisë në një superfuqi të vogël të energjisë së rinovueshme në rajon. Në rastin më të parë që do të krijohet mundësia buxhetore, ne do të krijojmë fondin e energjisë jeshile, me të cilin do të zbusim të gjithë kreditë e investimeve që bëhen në energjinë e ujit, erës dhe diellit.

Turizmi përbën një tjetër përparësi shumë të madhe. Çdo ditë e më shumë po bëhen të njohura bukuritë mahnitëse të Shqipërisë. Në një konferencë shumë serioze, presidenti i saj do të më drejtohej dje, me fjalët se çfarë duhet të bëjmë ne më shumë, që bukuritë tuaja mahnitëse të shijohen në mbarë botën.

Natyrisht, arsimi e shëndetësia janë e do të mbeten dy përgjegjësitë më të mëdha të qeverisë. Ne do të bëjmë gjithçka për t’u garantuar qytetarëve shqiptarë shërbime cilësore, më të mundshme. Ne do të bëjmë gjithçka për të reformuar më tej sistemin tonë arsimor e për ta bërë atë realisht konkurrues me vende të tjera të zhvilluara. Ne do të bëjmë gjithçka për të nxitur sektorin privat në këto dy fusha të rëndësishme, në shëndetësi ashtu edhe në arsim.

Në mbledhjen e qeverisë, sot, kam kërkuar dhe i ftoj qeveritarët vendorë të ofrojnë tokë për shkollë. Ky projekt e ky program është zbatuar nga vendi më i pasur i botës. Arsimi, si problemi më serioz i çdo kombi, kërkon garë, financim e mobilizim fondesh. Sot, arsimi privat ka një histori të shkurtër në Shqipëri, vetëm dhjetë vjeçare. Natyrisht, arsimi publik, me një histori të gjatë dekadash, është e do të mbetet lider, por asgjë nuk e nxit më shumë konkurrencën, sesa zhvillimi i arsimit privat. Veprime antiligjore janë ndëshkuar e do të ndëshkohen me forcën e ligjit, por nuk ka e nuk do të ketë asnjë tërheqje nga politika jonë e inkurajimit të sektorit privat, në këto dy fusha.

Nga institucionet arsimore private ka prej tyre që kanë një staf kombëtar e ndërkombëtar të shkëlqyer, ka një bashkëpunim ndërkombëtar ndër më seriozët, e zhvillojnë mësimin në anglisht, e cila sot është latinishtja e dikurshme. Sigurisht që ka një dallim midis studentit që mëson me tekstet më të mira të botës anglosaksone dhe një studenti tjetër që ulet me defterët e leksionet e pedagogut të tij. Ndryshimi është i madh. Një tekst serioz botëror është kuintesenca e zhvillimit të shkencës. E kam theksuar dhe e theksoj sërish, Linus Pauling, dy herë nobelist, një herë për strukturën e proteinës. Në tekstin e tij thuhet se është për nxënësit e gjimnazeve, për studentët e universiteteve, pedagogëve të kimisë dhe kjo, sepse ky gjeni kishte arritur vërtet të bënte në tekstin e tij përkufizimet më të qarta, më të palëkundura. Imagjinoni një student që mësonte me tekstin e Pauling dhe një student që mëson kiminë me tekstin e një anonimi. Dy botë! Ndaj shpresoj që konkurrenca të funksionojë të nxisë të dy këta sektorë në sistemin arsimor, që është edhe detyra më kryesore e çdo qeverie.” 

 

 


18/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave