Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Fjala e kryeministrit Berisha nė seancėn e sotme plenare
 

Kryeministri Berisha mbajti sot një fjalë në seancën plenare, e cila kishte në rendin e ditës votimin e projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.

Fjala e plotë e kryeministrit:

“Sot për parlamentin, për vendin është një ditë e veçantë, votohet sot me konsensus një nga ligjet më themelore të një shoqërie të lirë, ligji i zgjedhjeve, Kodi Elektoral, fryt i një pune shumë mujore, serioze, të ekspertëve më të mirë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të Komisionit Parlamentar të Reformës, ligj i cili adreson, u jep përgjigje një seri problemesh të evidentuara në testimin e ligjit të mëparshëm, i cili ishte 100 % konsensual në germë dhe në frymë, por që në dy provat e mëdha, atë të zgjedhjeve të përgjithshme dhe zgjedhjeve lokale u evidentuan problematika që duheshin adresuar për tu përsosur.

Ligji i mëparshëm ka meritën e jashtëzakonshme që i dha Shqipërisë, po citoj këtu Sekretarin  e Përgjithshëm të OSBE-së, sistemin më preciz të numërimit të votave në planet. Ka meritën e madhe se i dha Shqipërisë një sistem përfaqësimi rajonal, përfaqësimi politik shumë më të mirë se të mëparshmit të të gjitha qarqeve të vendit; ka meritën se prodhoi zgjedhje, të cilat sipas vëzhguesve ndërkombëtarë plotësuan kriteret kryesore të OSBE/ODIHR dhe nuk pati asnjë provë për manipulim rezultati apo numërim të parregullt. Natyrisht pati dhe mangësi të evidentuara, të cilat adresohen me të drejtë në këtë ligj. Ligji u testua në zgjedhjet lokale dhe pavarësisht nga momenti dramatik i përjetimit të rezultatit, rrethimit të paprecedent ndonjëherë të KQZ-së , ligji bëri të mundur që çdo votë e qytetarëve shqiptarë të numërohej para syve të tyre dhe syve te të gjithë botës. Natyrisht, ligji pati në mënyrë të padiskutueshme mangësitë e veta të cilat u adresuan. Nuk mund të thuhet se nuk kishte boshllëqe për sa u përket votave të hedhura në kutitë e gabuara, në kohën që këto vota në të gjitha kodet etike evropiane dhe botërore rezultojnë vota që duhet të konsiderohen.

Ligji i jep përgjigje të qartë të gjithë problematikës që ekzistonin në interpretimin e nenit për Komisionin Zonal të Tiranës. Ligji shtrin më tej teknologjinë e lartë dhe një kompromis i arsyeshëm u arrit me ODIHR pasi i u pranua një test prej rreth 20 % të zgjedhësve dhe kjo kënaqi në një mënyrë kërkesën e Partisë Socialiste.

Ligji adreson pra të gjitha rekomandimet dhe madje ndërhyn dhe në etapa të tjera, në momente te tjera, të cilat u gjykuan si të rëndësishme, të domosdoshme, nga ata ekspertë, do të them dhe njëherë, të shkëlqyer kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të cilët punuan mbi këtë ligj, ndaj dhe unë dua tu shpreh atyre mirënjohjen më të thellë falënderimet e mija të përzemërta, sikundër dua të shpreh një mirënjohje dhe një falënderim të përzemërt për të 7 anëtarët e KQZ, të cilët kanë punuar me përkushtim, me ndershmëri, në kushte të paimagjinueshme, të vështira në momente te caktuara, por ata i qëndruan besnikë ligjit, i qëndruam besnikë detyrës, i qëndruan besnikë misionit të tyre. Nga ata që sot kanë një vendim tjetër për këtë komisionin, ky nuk është problemi i tyre, por është problem i marrëdhënieve politike ndërmjet forcave, i marrëdhënieve mes forcave politike të vendit, ndaj dhe ata duhet tu them këtu që ata kanë, përsa i përket kësaj maxhorance, vlerësimin  e palëkundur të saj, si shërbëtorë dinjitozë të zgjedhësve të Shqipërisë, të qytetarëve shqiptarë.

Zonja dhe zotërinj,

Po të ndalesh dhe të  analizosh sot këtë proces, ky është  një proces i cili mund të ishte kryer dhe dy vite me parë, një proces i cili mbi bazën e kësaj platforme mund të fillonte që në shtatorin e vitit 2009 dhe të vazhdonte natyrisht edhe pas zgjedhjeve lokale, të cilat do të testonin ligjin e ri dhe të kompletohej. Në tërësinë  e tij është pak i vonuar, por ne kemi fjalën “më mirë vonë se kurrë”, ndaj dhe le ta përshëndesim. Është e vërtetë që ndodh rreth 10 muaj para zgjedhjeve të ardhshme çka i jep mundësi administratorëve të këtyre zgjedhjeve ta përvetësojnë ligjin dhe të marrin të gjitha masat që me aktet nënligjore të krijojnë kuadrin më të mirë për zhvillimin e zgjedhjeve.

Ligji është një dëshmi tjetër, është një histori në të cilën nuk ka të humbur, është një win, win story, është një histori në të cilën fitojnë të gjitha palët, është një shembull që duhet të frymëzojë forcat politike të vendit, të cilat nuk mund të udhëhiqen kurrë nga parimi “e tëra ose asgjë”, “me të ose mbi të”. Ky parim është parim tërësisht i papërshtatshëm në një vend demokratik me një shoqëri demokratike, në një sistem demokratik. Kurrë ndonjëherë, në një vend të tillë, në një sistem të tillë nuk mund të synohet të fitosh çdo gjë dhe tjetri të humbasë gjithçka. Ju mund të më thoni mua se në të shumtat  e rasteve keni mbetur duar bosh. E vërteta është se kjo kryekëput është për përgjegjësinë tuaj. Në qoftë se ju hyni dhe mbeteni në detaje dhe harroni trungjet, kjo nuk është përgjegjësia ime, por ju garantoj një gjë se dëshira ime është që çdo hap të jetë një histori e përbashkët suksesi. Natyrisht, në një rast njëra palë fiton më shumë, në një rast tjetër pala tjetër fiton më shumë, por ne duhet të bëjmë gjithçka tu japim fund këtyre qëndrimeve, të cilat bazohen në parimin “e tëra ose asgjë”, “me të ose mbi të”.

Zotërinj,

Ne po mbyllim këtu një kapitull shumë të rëndësishëm dhe është  një arritje  e madhe, nuk janë të shumta vendet të cilat arrijnë të votojnë me konsensus ligjin elektoral. Të shumtat nuk arrijnë ta votojnë me konsensus dhe kjo është e vërteta. Ne kemi bërë trajtimin më të përgjegjshëm të këtij ligji që është themelor për një shoqëri të lirë. Le të na frymëzojë ky ligj, ju bëj thirrje të kalojmë tek ligji tjetër, i cili ka një vlerë të jashtëzakonshme, ligji i zhveshjes sonë nga imuniteti. Ky ligj që pret datën 6, ekzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë që ne të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona dhe ta votojmë atë brenda muajit korrik.

Të nderuar zotërinj,

Nuk ka nevojë të bëjmë një historik, por unë ju bëj thirrje ju deputetëve socialistë, u bëj thirrje ju, ish qeveritarëve, ish zyrtarëve të mendoni për një moment se si do u dukemi ne qytetareve shqiptare, në qoftë se ju themi – “unë me imunitet, kurse ti pa imunitet dhe pa ligjin”.  Cili është mesazhi që japim ne për qytetarët tanë? Kjo nuk duhet të ketë asnjë lidhje me një kërkesë ndërkombëtare, kjo duhet të ketë lidhje tërësisht me një standard të brendshëm moral që ne politikanët e këtij vendi kërkojmë të vendosim. Kjo duhet të ketë lidhje me vendosmërinë tonë për të bërë atë që kanë bërë ligjvënësit amerikanë ndofta 200 vjet më parë në kushtetutën e tyre, për të bëra atë që kanë bërë ligjvënësit e vendeve të tjera dhjetëra, qindra vite më parë, sepse nuk ka parim më themelor për një shoqëri, nuk ka parim më të drejtë për një shoqëri, sesa parimi i barazisë para ligjit, por ne shkojmë më tutje. Çfarë mendojmë ne se qytetarët nuk janë në gjendje të vlerësojnë pse e heqim dhe pse nuk e heqim imunitetin. Të jemi të vërtete me veten tonë, në qoftë se ne nuk heqim imunitetin, ne e themi shqip dhe copë, - “nuk e heqim se kemi dorë, nuk e heqim se kemi frikë nga frikë nga dora jonë, nuk e heqim se kemi frikë nga veprat tona, nuk e heqim se nuk mund të pranojmë të barazohemi me ju”. - Një histori ekziston këtu në parlament, kur ne sollëm ligjin në vitin 2003, ju ishit në qeveri dhe  e kundërshtuat në mënyrën tuaj. Kur ne sollëm ligjin në vitin 2005, ju e kundërshtuar sepse kërkuat ndryshimin e Kushtetutës. Kur ne gjatë ndryshimit të kushtetutës kërkuam të ndërhynim në imunitet, ju e kundërshtuat se nuk është në axhendë, kur KE mbështeti propozimin tuaj për ndryshimin e Kushtetutës, ne ndryshuam pozicionin tonë dhe mbështetëm propozimin tuaj. Unë këtu dua të dal. Duhet të dini një gjë që në histori të dy palët fitojnë. Ju, në vend që të përdorni këtë si një argument që e detyruam shumicën që të vijë tek varianti ynë, ju kundërshtoni veten tuaj. Por çfarë mendoni ju se qytetarët nuk janë në gjendje të gjykojnë? Dhe çfarë bëni, i vëni 8 prita për ta ekzekutuar në çdo pritë. Ç’ishin ato 8 kushte zotëri, ishin prita ndaj ligjit.

Të nderuar deputetë,

Kjo ka një histori, e refuzuat në 2005 se donit ndryshim Kushtetute, e refuzuat në 2007 se nuk donit të kalonit përmes problemeve që kishin të bënin me axhendën për ndryshimin e Kushtetutës, e refuzuat në 2008 sepse thatë se do ta bëjmë pas zgjedhjeve. Nuk dua të nxjerr kapital politik nga ky problem. Nuk më intereson fare kapitali politik, mua më intereson që ky të jetë një proces i përbashkët, ku të fitojë në këtë rast para të gjithash dhe mbi të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët do të shohin politikanët  e tyre të barabartë para ligjit, të fitojnë të papunët shqiptarë, të cilat do të shohin qeveritarët dhe politikanet e tyre të vendosur të luftojnë korrupsionit, të fitojnë ata që janë në nevojë, të fitojë Shqipëria dhe po fituan këta kemi fituar të gjithë ne. Dhe nuk ka asnjë argument për ta kundërshtuar.

Së fundi dy fjalë për aleatët. Po të kisha qenë sot në vendin e tyre ju garantoj se ligjërata më të forta se ju mbajtën ata, do të mbaja kundër Sali Berishës dhe Edi Ramës, por një dallim duhet të bëj. Të gjithë ta të cilët duan të lexojnë traktate, libra, romane apo novela mbi dashurinë dhe tradhtinë, le të lexojnë historinë  e aleancave të Edi Ramës me aleatët e tij dhe pastaj le të lexojnë besnikërinë e Sali Berishës ndaj aleatëve të vet. I garantoj aleatwt se në qoftë se nuk arrita të realizoj qëllimet  e tyre të ndershme, ju garantoj besnikërinë time të palëkundur me një aleancë që do të fitojë në zgjedhjet e 2013.

Ju faleminderit!


19/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave