Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret ne takim ambasadoren e Polonisė nė Shqipėri, zonjėn Irena Tatarzynskam me rastin e pėrfundimit tė detyrės nė vendin tonė
 

Kryeministri Berisha priti sot në një takim lamtumire, ambasadoren e Polonisë në Shqipëri, zonjën Irena Tatarzynskam me rastin e përfundimit të misionit të saj në vendin tonë.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e madh të ambasadores Tatarzynskam në konsolidimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve shumë të mirë e miqësore mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fushat, si në kuadrin dypalësh ashtu dhe në atë shumë palësh, në veçanti në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë.

Kryeministri u shpreh se zonja Tatarzynskam largohet si një mike  e madhe dhe  e shquar e Shqipërisë dhe popullit shqiptar, e cila është përherë  e mirëpritur në vendin tonë, tashmë si vizitore apo turiste.

Ambasadorja polake, zonja Irena Tatarzynskam e falenderoi kryeministrin Berisha për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin  që ai personalisht dhe qeveria shqiptare kanë ruajtur me ambasadën polake në Tiranë, e cila ka shërbyer si një ndihmesë e jashtëzakonshme në suksesin e misionit të saj.

Zonja Tatarzynskam shfrytëzoi rastin për ti shprehur kryeministrit Berisha vlerësimet më të larta për arritjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe në të gjitha fushat, duke u ndalur në veçanti në arritjet historike si anëtarësimi në NATO, liberalizmi i vizave dhe ecja përpara me shpejtësi drejt integrimit evropian.

Zonja Tatarzynskam vlerësoi se Shqipëria është transformuar tërësisht gjatë kësaj periudhe dhe se ajo largohet me përshtypjet më të shkëlqyera për mikpritjen, miqësinë dhe bashkëpunimin që i është ofruar gjatë gjithë kësaj periudhe në vendin tonë, duke mbetur një dashamirëse dhe adhuruese e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në takim u vlerësua intensifikimi i ndjeshëm i marrëdhënieve politike të nivelit më të lartë, të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve gjatë kësaj periudhe. Zonja Tatarzynskam e siguroi Kryeministrin Berisha se Polonia ka qenë, është dhe do të vijojë të mbështesë fuqishëm Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare në të gjitha përpjekjet për integrimin sa më parë të Shqipërisë në BE.

Kryeministri Berisha, pasi e falenderoi ambasadoren  Tatarzynskam për mbështetjen jashtëzakonshme që Polonia i ka treguar Shqipërisë si në projektin madhor të integrimit evropian, ashtu dhe në fushat e bashkëpunimit dypalësh përfshi edhe ndihmat humanitare ne rastet e fatkeqësive natyrore si përmbytja në Shkodër, kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për ti përcjellë presidentit polak zotit Bronisław Komorowski dhe Kryeministrit polak, zotit Donald Tusk përshëndetjet më të përzemërta.

Pas takimit, kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të ambasadores Tatarzynskam, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë  e miqësore.


19/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave