Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha rifton opozitėn tė votojė heqjen apo kufizimin e imunitetit pėr tė zgjedhurit e zyrtarėt e lartė
 

Kryeministri Berisha tha sot se mazhoranca është e hapur për të adresuar shqetësimet e Partisë Socialiste, që lidhen me heqjen apo kufizimin e imunitetit për të zgjedhurit dhe funksionarët e lartë të vendit, ndërsa i konsideroi të padobishme “pazaret” për vendosjen e “Kushtetutës së pakicës bllokuese”.

Duke ritheksuar se projekti i dorëzuar në parlament nga Partia Demokratike është i mbështetur plotësisht mbi dokumentet e EURALIUS-it, PACA-s, OSBE-së dhe institucioneve të tjera, Kryeministri ftoi opozitën të bëhet pjesë e këtij procesi e të votojë për heqjen apo kufizimin e imunitetit, si një akt madhor që i bën politikanët, të zgjedhurit e të emëruarit e lartë të këtij vendi të barabarta para ligjit, me qytetarin shqiptar dhe lehtëson punën e drejtësisë kundër korrupsionit.

Kryeministri Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike mandaton deputetin Edi Paloka për të marrë të gjithë mendimet që janë dhënë nga ekspertët vendas e  të huaj, lidhur me heqjen apo kufizimin e imunitetit.

Lidhur me këtë çështje, Kryeministri Berisha u shpreh:

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Natyrisht, çështje kryesore për qytetarët shqiptarë është heqja apo kufizimi i imunitetit.

Siç e ndoqët ditën e shtunë, Këshilli Legjislativ i parlamentit organizoi në vlerësimin tim, seancën më të qytetëruar, më të rëndësishme të dëgjimit, në të cilën u ftuan personalitetet më të shquara, drejtuesit e institucioneve kryesore, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademike, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që kishin punuar sëbashku me ekspertët e parlamentarët tanë në fushën e imunitetit.

Në këtë seancë doli e qartë si drita e diellit se drafti i paraqitur nga deputetët e Partisë Demokratike është autentik, është besnik i draftit të hartuar bazuar në ekspertizën e ekspertëve ndërkombëtare dhe u konfirmua në mënyrë të përsëritur se ky draft përbën standardet ndër më të avancuarat e kohës, pasi ka vende si Holanda, në legjislacionin e së cilës, termi imunitet nuk ekziston. Por edhe ky variant është një nga variantet më të avancuara.

E vërteta është se të gjithë ata, të cilët e ndoqën këtë seancë të shkëlqyer dëgjimi, patën rastin të vlerësojnë mendime shumë të çmuara që u dhanë nga pjesëmarrësit në këtë seancë. Mendime, të cilat gjykoj se pasuruan ndejshëm mundësinë e një projekti të përbashkët midis forcave politike dhe votimit të tij në datën 6 gusht.

Më duhet të theksoj për qytetarët shqiptarë se, në asnjë nga projektet e mëparshme të paraqitura nga Partia Demokratike, para këtij të fundit, nuk ka ekzistuar ndryshimi i imunitetit nëpërmjet ndërhyrjes në Kushtetutë. Të gjitha variantet tona kanë qenë nëpërmjet ndryshimit të ligjeve organike, ligjeve me 3/5 apo ligjeve të tjera, në mënyrë që Kushtetuta të mos prekej.

Por e vërteta është se opozita që në fillim të vitit 2005 kërkoi që ndërhyrja të bëhej në Kushtetutë. Pra, në rast se pozicionet ishin në distancë nga njëri-tjetri, për t’u afruar në këto pozicione, sigurisht, duhej që njëra palë të bënte lëshime. Ne e vlerësuam se pala që duhej të bënte lëshimin duhet të ishte mazhoranca dhe kjo për faktin se për qytetarin shqiptar, rëndësi shumë më të mëdha ka një mazhorancë pa imunitet, sesa një opozitë pa imunitet. Kjo sepse mazhoranca ka pjesën dërrmuese të pushtetit dhe administrimit të vendit. Ndaj ne vendosëm të pranojmë një variant që e kishim kundërshtuar një vit më parë. Nuk ishte Partia Socialiste, ajo që lëvizi nga pozicioni i saj, por lëvizëm ne dhe shkuam tek pozicioni i PS-së. Kjo është e vërteta!

Por duket se ata që bllokojnë sot heqjen e imunitetit, i befasoi kjo lëvizje e jona, sepse ata mund të mendonin se ne, si pushtetarë që jemi, duam të kemi imunitet. Lëvizja jonë i nxori kundërshtarët tanë, tërësisht të pambrojtur. Këtu fillon kapitulli tjetër. Pas lëvizjes sonë, zoti Rama ndërmori qëndrimin bllokues për heqjen e imunitetit me anë të ndryshimeve kushtetuese. Zoti Rama kushtëzon heqjen e imunitetit, i cili do të hapte katërçipërisht dyert, për hetimin e korrupsionit. Duhet ta themi të vërtetën, se transparenca, nuk po them mbron vreshtat, por në një mënyrë apo tjetër mbron nga keqbërja dhe e lehtëson shumë punën e drejtësisë.

Ajo që është bizare është se zoti Rama e lidh heqjen e imunitetit, me pazare për drejtësinë. Të na thotë zoti Rama që rrëzimi i murit të imunitetit, që po kërkohet nga institucioni i akuzës dhe të gjitha institucionet e tjera, po kërkohet nga çdo qytetar shqiptar, po kërkohet nga bota akademike, lehtëson hetimin për korrupsionin apo jo, e lehtëson hetimin e gjykimin e zyrtarëve apo jo. Nuk ka shqiptar që nuk i jep kësaj pyetjeje, përgjigje pozitive. Por për zotin Rama, kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka pazari dhe në shkëmbim të kësaj kërkon atë që ndodhi me Avokatin e Popullit, institucionin e të cilit e mbajti dy vjet pa kryetar. Ai kërkon që të gjithë krerët e institucioneve, i Gjykatës Kushtetuese, i Gjykatës së Lartë, i të gjithë gjyqtarëve të këtyre gjykatave, i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm Presidenti i Republikës të emërohen me mekanizmin e Avokatit të Popullit, çka do të thotë ose zgjedhje e tyre në zyrat e Fidelit, ose mbetje e institucioneve pa kokë.

Të dashur qytetare e qytetarë, kjo është Kushtetuta e sundimit të pakicës. Por kjo nuk do t’i vendoset kurrë, këtij vendi! Për 45 vite me radhë, ky vend është sunduar nga një pakicë. Por kanë ikur njëherë e përgjithmonë kohërat, kur një pakicë mund të sundojë këtë vend. Ju garantoj se, në rast se ne do të bënim këtë hap, kërkesa tjetër e zotit Rama do të ishte kryeministri të zgjidhet me 84 vota. Kjo sepse standardi i tij është sundimi i pakicës. Në rast se Presidenti e kryetari i Gjykatës Kushtetuese bllokohet nga pakica, kryetari i Gjykatës së Lartë emërohet nga pakica, Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga pakica, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit emërohet nga pakica, atëherë përse të mos emërohet edhe qeveria nga pakica!! Ky është varianti i sundimit dhe i diktatit të pakicës mbi shumicën. 

Zoti Rama mban peng imunitetin për shkak të një kupolë të ngushtë, tre-katër vetë, në Partinë Socialiste, të cilët, duke e ditur qartë se me këtë kurs ajo parti i largohet horizontit të pushtetit me shpejtësi të madhe, duan ta diktojnë marrjen e pushtetit nga pakica, nëpërmjet Kushtetutës së pakicës bllokuese. Kjo praktikë është absolutisht e papranueshme!

Më duhet t’i them zotit Rama se është njëmijë herë më mirë të dëgjosh mendimin e shkëlqyer të të gjithë atyre ekspertëve, të cilët dole t’i gjuash me çomagën e Koços, vetëm e vetëm se, pavarësisht nga orientimi i tyre politik, po mbronin një parim universal, dikush të kufizimit, dikush tjetër të heqjes së imunitetit.

Unë i bëj thirrje zotit Rama të përfillë interesat e qytetarit shqiptar, të lërë mënjanë pazaret, të studiojë qartësisht tërë ecurinë e dialogut politik në këto vite. Në tërë historinë e këtij dialogu, kemi pasur vetëm një qëllim: një histori të përbashkët suksesi. Nuk kemi pasur asnjëherë qëllimin: të tërën për ne, asgjë për kundërshtarin. Nuk është kjo kultura jonë. Në qoftë se kundërshtari, edhe kur ne nisemi nga cepi e vijmë tek varianti i tij, nuk e dëgjon zërin e qytetarëve shqiptarë, të ekspertëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë, por dëgjon vetën zërin e tre-katër vetëve, atëherë nuk mund të ujdisemi, nuk mund të biem dakord.

Çdo ditë, zoti Rama del me një fjalor të denjë vetëm për të dhe kujton se mund t’u mbushë mendjen qytetarëve, kur normalisht ai duhet të jetë promotor kryesor i heqjes së imunitetit, sikurse në çdo vend, promotor kryesor është opozita. Kë mbron zoti Rama me imunitetin: ministrat e qeverisë së kësaj mazhorance, gjykatësit për të cilën nuk lë gjë pa thënë, kur nuk marrin vendime të favorshme, apo mbron një kupolë të caktuar në krye të partisë së tij? Jam i bindur se shumica e deputetëve të asaj partie e kanë të vështirë të dalin para zgjedhësve të vet e të justifikojnë qëndrimin se nuk do të votojnë heqjen e imunitetit.

Ligjet tona janë ligje demokratike, të cilat përputhen plotësisht me standardet ndërkombëtare. Ndaj e ftoj edhe një herë zotin Rama, të amendojmë Kushtetutën për imunitetin. Edhe një herë të vendosë interesin e qytetarëve të thjeshtë para interesit të një kupolë. Imuniteti i intereson vetëm atij që kërkon ta përdorë si mburojë për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme, i intereson vetëm atij që do të përdorë mashën e pushtetit për të prerë gjoba e për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme, vetëm atij që kërkon të përdorë valixhet e strajcat me para për të dhënë vendime të paligjshme. Sot nuk ka një dhunues më të madh të lirive e të drejtave të qytetarëve, sesa korrupsioni dhe një opozitë që pretendon t’i mbrojë ata, ngrihet kundër heqjes së imunitetit.

Dua të garantoj qytetarët se lëshimi që ne kemi bërë për ta hequr apo kufizuar imunitetin nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, është bërë me qëllimin e vetëm që të mund të arrinim në një dakordësi me PS-së. Ndonëse të gjitha variantet e paraqitura më parë janë variante që ekzistojnë në botën e qytetëruar, përsëri zoti Paloka është mandatuar plotësisht që të marrë të gjithë mendimet që u dhanë nga ekspertët tanë e  të huaj dhe me zotin Majko të ulen sëbashku, në rast se ekziston vullneti nga ana e tyre, për të hequr imunitetin. Ne jemi dakord të adresojmë edhe shqetësime të tjera të tyre, që lidhen me projektin e dorëzuar nga ne, i cili ishte qartësisht projekt i mbështetur plotësisht mbi dokumentet e EURALIUS-it, PACA-s, OSBE-së dhe institucioneve të tjera. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk marrim parasysh kërkesa të tjera të deputetëve socialistë, të lidhura me imunitetin, apo të parashtruara nga përfaqësues të institucioneve kombëtare e ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe botës akademike.

Seanca e dy ditëve më parë ishte një shkollë e vërtetë, një leksion i shkëlqyer doktrinar për imunitetin. Natyrisht, ato zonja e zotërinj që folën para jush nuk kanë tagrin politik për t’i shndërruar pikëpamjet e tyre në ligje të vendit. Mendoj se është në detyrimin tonë moral e ligjor që t’i pasqyrojmë ato e të votojmë në datën 6 gusht një akt madhor që qytetarët shqiptarë e presin prej dhjetë vitesh. Një akt madhor, të cilin Partia Demokratike e ka mbështetur dhjetë vite me radhë, e ka mbështetur kur ishte në opozitë, e mbështet tani në qeveri. Një akt madhor që i bën politikanët, të zgjedhurit e të emëruarit e lartë të këtij vendi të barabarta para ligjit, me qytetarin shqiptar, për të gjithë ata që e konsiderojnë barazinë para ligjit si themelin e vërtetë të një shoqërie të lirë.

Nuk bëhet kurrë fjalë, për të mos mbrojtur zyrtarët për funksionin e tyre, por bëhet fjalë për të parandaluar, moslejuar përdorimin e pushtetit për pasurimin e tyre të paligjshëm, në kurriz të taksapaguesve, në kurriz të të papunëve, të të sëmurëve, të pensionistëve dhe fëmijëve të këtij vendi. Çdo pasuri e paligjshme është kafshatë që u merret të varfërve nga goja, është vend pune që shkatërrohet dhe lë qytetarët pa punë, është falimentin i sipërmarrjes së ndershme, është pamundësi për rritje të mëtejshme të pensioneve, është bllokim i krijimit të vendeve të punës, për të cilat kanë nevojë jetike mijëra familje shqiptare.

Në qoftë se do që të përdorë për maske Kushtetutën e sundimit të pakicës, le ta përdorë, por i them zotit Rama se të gjithë shqiptarët do të shohin mbrapa saj, fytyrat e kupolës së biznesmenëve që mbajnë peng këtë proces. Dhe kjo nuk është mirë as për ta, as për Partinë Socialiste, as për Shqipërinë e shqiptarët.”    

 

 

 


23/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave