Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pėrshėndet ekipin tonė olimpik nė Londėr
 

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në pritjen që Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II do të japë në Buckingham Palace. Para saj, Kryeministri do të zhvillojë në Buckingham Palace, një takim të veçantë me Kryeministrin britanik David Cameron.

Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Londër për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Londër 2012, pati sot një takim shumë të ngrohtë me ekipin olimpik shqiptar, stafin e trajnerëve dhe atë organizativ që e shoqëron, në një pritje të organizuar në ambasadën e Shqipërisë në Londër. 

 

Në pritje ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ministrat e Kulturës dhe Sporteve Aldo Bumci dhe ai i Kosovës Memli Krasniqi, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër dhe miq britanikë me kontribut në zhvillimet e të Shqipërisë.

 

Kryeministri Berisha u uroi sportistëve suksese në garimin e tyre, duke shprehur njëherësh besimin se në këtë garë, ata do të arrijnë të zënë vendet që meritojnë. “Suksesi i juaj i parë – u shpreh Kryeministri - është që jeni këtu si përfaqësues të kombit shqiptar. Ndaj jam i bindur se në këtë garë, më e bukura që organizon njerëzimi, ju do të nderoni veten dhe kombin tuaj.”

 

Një përshëndetje të veçantë, Kryeministri Berisha i drejtoi sportistet Majlinda Kelmendi, e cila garon në disiplinën e xhudos, për prezencën e saj në ekipin olimpik. “Ju vini këtu si ekipi i një kombi të bashkuar dhe kjo e ka simbolikën e madhe. Majlinda, ti je faktori më kryesor i këtij ekipi të përbashkët dhe të gjithë jemi tifozët e tu dhe kemi shumë besim se ky akt i yti do të kurorëzohet me suksesin që ti meriton dhe të gjithë sportistët tanë meritojnë,” - u shpreh Kryeministri.

 

Kryeministri Berisha falënderoi edhe miqtë britanikë jo vetëm për prezencën në pritje, por edhe për mbështetjen që i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë dhe  angazhimin e kahershëm të tyre në zhvillimet në vend.

 

Presidentja Jahjaga uroi gjithashtu sportistët olimpike për suksese në këto Lojëra. Të gjithë, tha Presidentja Jahjaga, kemi sot, ndjenjën e sportit dhe  shpirtin e sportistit, duke theksuar se edhe prezenca në Londër ishte një përkrahje e fuqishme për ekipin tonë.  

 

Kreu i delegacionit shqiptar në Lojërat Olimpike Viron Bezhani, në emër të të gjithë ekipit, tha se ëndrra e sportistëve është ngritja lart e flamurit shqiptar dhe se ata do përpiqen shumë ta arrijnë.

 

Në vijim, përshëndetja e Kryeministrit Berisha për ekipin tonë olimpik.

 

“Së pari dëshiroj nga zemra të përshëndes sportistët tanë, të cilët sot kanë me vete mbarë kombin. Sytë e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e kudo që ndodhen janë të drejtuar tek ju, me urimin më të mirë për një sukses të dytë, pasi jam plotësisht dakord me Presidenten Jahjaga se suksesi i juaj i parë është që jeni këtu si përfaqësues të kombit shqiptar. Ndaj jam i bindur se në këtë garë, më e bukura që organizon njerëzimi, ju do të nderoni veten dhe kombin tuaj.

 

Dua t’ju bëj një urim të dytë të përzemërt. Ju vini këtu si ekipi i një kombi të bashkuar dhe kjo e ka simbolikën e madhe. Majlinda [Kelmendi], ti je faktori më kryesor i këtij ekipi të përbashkët dhe të gjithë jemi tifozët e tu dhe kemi shumë besim se ky akt i yti do të kurorëzohet me suksesin që ti meriton dhe të gjithë sportistët tanë meritojnë.

 

Dua gjithashtu të përshëndes këtu mikpritësit, qeverinë britanike, për këtë organizim të shkëlqyer që ka bërë, në një vit ndër të rëndësishmin për Britaninë e Madhe, por edhe për botën, në vitin e jubileut të diamant të Mbretëreshës Elisabet, një personalitet sa britanik, aq edhe botëror.

 

Këtu kemi shumë miq dhe një ndër ta është ambasadori Stive Nesh, John Van Weenen e të tjerë. Ambasadori Nesh pas misionit të tij të suksesshëm në Shqipëri i është përkushtuar shoqatës Britaniko-Shqiptare. Kjo shoqatë është ndofta shoqata më e suksesshme shqiptare në këto 100 vite. Ajo ka pasur në gjirin e saj personalitete të jashtëzakonshme, që i deshën shqiptarët me ndjenjat më të pastra, që bënë avokatinë e shqiptarëve, në këto 100 vjet, në mënyrë të pandërprerë. Ne u jemi shumë mirënjohës anëtarëve të kësaj shoqate, personaliteteve të shquara, miq të mëdhenj të kombit shqiptar, të cilët kanë një kontribut të madh në lirinë e shqiptarëve në këto 100 vite. Këtu kemi edhe miq të tjerë, njëri nga të cilët është John Van Weenen, një lloj Nënë Tereze për Shqipërinë e shqiptarët. Dua t’ju rrëfej një moment për mikun tim të dashur. Në vitin ’91, kur vendi ishte buzë një katastrofe reale njerëzore John mobilizoi ndihma humanitare dhe në krye të një karvani, erdhi në Shqipëri dhe e vërteta është se pas ndihmave humanitare të Komisionit Europian dhe Italisë, ndihma e John ishte e treta më të mëdha. John është një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ne jemi shumë krenar me të. Ai është njëkohësisht edhe konsulli ynë i nderit. Ai ka marrë të gjitha nderimet, jo vetëm nga autoritetet shqiptare, por edhe nga madhëria e saj Mbretëresha, për aktivitetet e tij në mbështetje të kombit shqiptar.

 

Dua të falënderoj gjithashtu zyrtarët e Foreign Office dhe të gjithë të pranishmit këtu, për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të kësaj veprimtarie.

 

Edhe një herë, ju uroj të dashur sportistë, suksese dhe jam i sigurt se suksesin e parë që kishit me ardhjen tuaj këtu, do ta shoqëroni me një sukses të dytë, duke zënë vendet që meritoni.”

 

###

 

Në mbrëmje, Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja, zonja Liri Berisha do të marrin pjesë në pritjen që Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II do të japë në Buckingham Palace, për nder të liderëve botërore, që do të ndjekin ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Londër 2012.

Përpara pritjes, Kryeministri Berisha do të ketë në Buckingham Palace, një takim të veçantë me Kryeministrin britanik David Cameron.

Në orën 21 (ora lokale), Kryeministri Berisha do të jetë i pranishëm në Stadiumin Olimpik të Londrës, ku do të ndjekë ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike 2012.

 

 

 


27/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave