Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha pret Kryetarin e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Mbretėrisė sė Jordanisė, z. Abdulkarim Al Doghmi
 

Kryeministri Berisha priti sot në mesditë, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë, z. Abdulkarim Al Doghmi dhe delegacionin që e shoqëronte atë.

Pasi u uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë vizitë si një kontribut tejet të rëndësishëm në konsolidimin e miqësisë mes dy vendeve dhe popujve dhe në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dy vendet.

Zoti Abdulkarim Al-Doghmi, pasi e falënderoi Kryeministrin për pritjen, i përcolli atij përshëndetjet më të ngrohta e miqësore të Mbretit të Jordanisë Abdulla II.

Në takim i ripohua vendosmëria e të dy vendeve për të zgjeruar hapësirat e bashkëpunimit në fusha si ajo e kulturës, arsimit, turizmit, ndërtimit të infrastrukturave të rëndësishme, në fushën ekonomike, në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu, të dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim për nxitjen e bashkëpunimit në tërheqjen e investitorëve reciprokë, për të shfrytëzuar potencialet e jashtëzakonshme që ofrojnë ekonomitë e të dy vendeve për biznesin dhe investimet dhe shprehën gatishmërinë e të dy vendeve për të kompletuar kuadrin ligjor për zbatimin e  projekteve të rëndësishme, konkrete, në këtë drejtim.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Jordanisë, z.Abdulkarim Al-Doghmi dhe deputetët e parlamentit jordanez e uruan Kryeministrin Berisha për 100 vjetorin e pavarësisë, si ngjarje jubilare, jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin shqiptar e mbarë kombin.

Kryeministri Berisha falënderoi Jordaninë mike për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe kombit shqiptar gjatë gjithë kësaj periudhe, në veçanti, mbështetjen që Jordania i ka dhënë shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës.

Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i përcjellë Mbretit Abdullah II dëshirën dhe ftesën e tij për të vizituar Shqipërinë, në një kohë të përshtatshme për të.

Pas takimit, për nder të  delegacionit jordanez, Kryeministri Berisha shtroi një drekë, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

 

 

 


31/07/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha inauguron fillimin e projektit pėr zhvillimin e rrjetit tė transmetimit 110 kV tė Jugut tė vendit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Pukė
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral tė Beratit
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Maqellarė, Dibėr
Fjala e Kryeministrit Berisha nė Has, Kukės
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Bajram Curri
Kryeministri Berisha takohet me qytetarė tė Durrėsit
Fjala e kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Rrashbull, Durrės
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr ndėrtimin e rrugės Lushnje-Berat
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave