Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Kryeministri Berisha takon Kryetarin e Grupit Parlamentar tė PPE nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, zotin Luca Volonte
 

Kryeministri Berisha priti në takim Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës zotin Luca Volonte.
 
Në këtë takim u diskutua lidhur me ecurinë e tematikës së Kryesisë Shqiptare të Këshillit të Europës  si dhe për zhvillimet pozitive në vend.

Në takim kryeministri Berisha theksoi se marrëveshja e nëntorit midis forcave politike u respektua nga palët, në këtë kontest u miratuan reforma zgjedhore dhe një seri kodesh por, u shpreh ai,  tani në një qëndrim bllokues zoti Rama nuk pranon heqjen e imunitetit. "Ai për më shumë se 5 vjet e bllokoi heqjen e imunitetit duke kërkuar që kjo heqje të bëhet nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës. Kur ne pranuam heqjen e imunitetit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës dhe dorëzuam në Parlament projektin e përgatitur nga Këshilli i Evropës dhe Euralius, zoti Rama nuk pranoi të votojë atë, por kërkoi të votohet projekti i Partisë Socialiste, i cili nuk lejonte arrestimin dhe kontrollin e banesës së deputetit pa miratimin e Parlamentit. Kur ne pranuam kërkesat e tij, Zoti Rama përsëri deklaroi se nuk do të lejonte grupin të votonte më datë 6 gusht heqjen apo kufizimin e imunitetit megjithëse kjo datë është caktuar me datë 12 korrik si datë për votimin e heqjes së imunitetit me miratimin unanim të Parlamentit", u shpreh kryeministri.

Ndërkohë, theksoi kryeministri, që çdo qytetar shqiptar po pret me padurim rrëzimin me datë 6 gusht të murit të imunitetit dhe korrupsionit dhe hapjen e dyerve të Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Kryeministri Berisha u shpreh se zoti Rama nuk voton heqjen e imunitetit vetëm e vetëm për të bllokuar marrjen e statusit mbasi beson se kjo do të dëmtojë në sytë e shqiptarëve qeverinë, ndërkohë që kjo dëmton  rëndë interesin jetik të çdo qytetari shqiptar.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës zoti Luca Volonte, u shpreh se ky bllokim nga zoti Rama i procesit të statusit është  tejet i dëmshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Zoti Volonte theksoi se zoti Rama në takimin e fundit me përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kishte akuzuar qeverinë se nuk pranon heqjen e imunitetit, sepse me imunitetin mbron korrupsionin e zyrtareve të saj kurse tani rezulton se është ai dhe opozita që duke bllokuar heqjen e imunitetit mbrojnë korrupsionin dhe bllokojnë marrjen  e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria.

Zoti Volonte në këtë takim vlerësoi lart qëndrimin parimor të mazhorancës  për heqjen e imunitetit dhe përgëzoi kryeministrin Berisha për kompromiset e tij për të arritur në një projekt të përbashkët për këtë çështje me një rëndësi kapitale për vendin. 


03/08/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha prezanton kandidatėt e rrethit tė Librazhdit
Kryeministri Berisha inspekton punimet pėr rikonstruksion e lotit tė parė tė rrugės Librazhd – Dibėr
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave