Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Shqipėria do tė dėrgojė ekipe mjekėsore nė ndihmė tė qytetarėve sirianė tė strehuar nė kampet e refugjatėve
 

Kryeministri Berisha i kërkoi sot, ministrisë së Shëndetësisë të angazhohet për t’u ofruar ndihmë qytetarëve sirianë të strehuar në kampet e refugjatëve.  

Kryeministri Berisha shprehu gjithashtu bindjen se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë të gjitha vendimet për t’i dhënë përgjigjen e merituar Assad, ndërsa theksoi se qeveria shqiptare mbështet e do të mbështesë çdo veprim, në këtë drejtim.     

Duke folur për situatën në Siri, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme është se dje, Kryeministri i Sirisë denoncoi regjimin gjakësor të Assad dhe u bashkua me forcat opozitare. Ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe një goditje shumë e rëndë, në kështjellën e këtij diktatori që e ka kohën e numëruar.

Assad është varianti i ri i Muammar Gaddafit, i cili kryen çdo ditë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, ndaj popullit sirian. Është përfaqësuesi i një pakice që ka qeverisur me gjak e hekur, ka terrorizuar e shtypur një shumicë të tërë, në këtë vend. Është e dhimbshme kur sheh se nuk po ndërhyhet, nuk po ndërmerren ato vendime që u morën për qytetarët në Bosnje dhe i shpëtuan nga një eksterminim tërësor, e dhimbshme se nuk po ndërmerren ato vendime, me të cilat u shpëtuan qytetarët e Kosovës nga barbaritë e Sadamit të Ballkanit, nuk po ndërmerren ato veprime, të cilat shpëtuan qindra e mijëra jetë në Libi. Kjo për faktin se Rusia po bllokon Këshillin e Sigurimit.

Në kampin opozitar sirian ka një vendosmëri absolute për të shembur këtë regjim mizor. Por, natyrisht, krijimi i zonave të ndalim fluturimit, i korridoreve të ndihmave humanitare do të ishin jetike për ta shpejtuar procesin e fundit që meriton ky diktator.

Një situatë e rëndë është krijuar nga përmbytjet në kampet e refugjatëve. Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet Ministrisë së Jashtme, të marrë të gjitha masat e të ofrojë ekipe mjekësore, qoftë në kufirin me Jordaninë, Turqinë apo kudo që të ketë nevojë. Ne duhet të ndihmojmë këta qytetarë refugjatë, t’u ofrojmë ndihmën mjekësore, të dërgojmë ekipe infermierësh, kirurgësh, me të gjitha pajisjet, deri në hapjen e një spitali fushor, në mënyrë që t’u ofrojmë solidaritetin tonë njerëzor, atë që ne mund të bëjmë.

Natyrisht, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të marrë të gjitha vendimet për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij kasapi të vërtetë të popullit sirian. Ne mbështesim e do të mbështesim çdo veprim në këtë drejtim.”    


07/08/2012

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha pret shefen e Misionit tė ODIHR-it Conny McCormak dhe anėtarė tė tjerė tė misionit vėzhgues tė OSBE/ODIHR
Kryeministri Berisha pėrshėndet Konferencėn e Nivelit tė Lartė tė OSBE-sė mbi Tolerancėn dhe Mosdiskriminimin
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Gjirokastėr
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Vlorė
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave