Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
Informacione mbi Kryeministrinë
 
 
Vendime tė miratuara nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave
 
Nė mbledhjen e sotme, Kėshilli i Ministrave shqyrtoi dhe miratoi njė sėrė vendimesh tė rėndėsishme. V E N D I M PĖR NJĖ NDRYSHIM NĖ VENDIMIN NR.524, DATĖ 30.7.2004, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, "PĖR MASĖN DHE MĖNYRĖN E KOMPENSIMIT TĖ QIRASĖ SĖ BANESĖS DHE TĖ USHQIMIT TĖ USHTARAKĖVE TĖ FORCAVE TĖ ARMATOSURA TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ" Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė nenit 21, tė ligjit nr. 9210, datė 23.3.2004, "Pėr statusin e ushtarakut tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė", me propozimin e ministrit tė Mbrojtjes, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I : Nė paragrafin e fundit, tė pikės 1, tė vendimit nr.524, datė 30.7.2004, tė Kėshillit tė Ministrave, tė hiqen fjalėt "... duke u bazuar nė tė dhėnat e Institutit tė Statistikave (INSTAT).". Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare". K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NĖ VENDIMIN NR.661, DATĖ 25.9.2003, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, "PĖR KALIMIN E SHĖRBIMIT UNIVERSITAR TĖ ORTOPEDI-TRAUMATOLOGJISĖ NĖ VARĖSI TĖ MINISTRISĖ SĖ SHĖNDETĖSISĖ" Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė pikės 1, tė nenit 29, tė ligjit nr.8379, datė 29.7.1998, "Pėr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tė shtetit nė Republikėn e Shqipėrisė", tė neneve 124 e 128, tė ligjit nr.8485, datė 12.5.1999, "Kodi i Procedurave Administrative tė Republikės sė Shqipėrisė", dhe tė nenit 16, tė ligjit nr.9464, datė 28.12.2005, "Pėr buxhetin e shtetit, tė vitit 2006", me propozimin e ministrit tė Shėndetėsisė dhe tė ministrit tė Mbrojtjes, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Nė vendimin nr.661, datė 25.9.2003, tė Kėshillit tė Ministrave, tė bėhen kėto ndryshime e shtesa: a) Nė pikėn 5, fjalėt "… brenda vitit 2005…" zėvendėsohen me "… brenda vitit 2009…". b) Pas pikės 6 shtohet paragrafi, me kėtė pėrmbajtje: "Pėr pėrballimin e shpenzimeve tė tjera operative, pėr funksionimin e shėrbimit tė ortopedi-traumatologjisė, Ministrisė sė Shėndetėsisė, nė buxhetin e vitit 2006, zėri "Shpenzime pėr mallra e shėrbime", t'i shtohet fondi prej 20 000 000 (njėzet milionė) lekėsh , i cili tė zbritet nga buxheti i vitit 2006, zėri "Shpenzime pėr mallra e shėrbime", miratuar pėr Ministrinė e Mbrojtjes. Pėr vitet e tjera, deri nė transferimin e kėtij shėrbimi nga mjediset e SUQU-sė, nė buxhetin e ēdo viti, qė do tė miratohet pėr Ministrinė e Mbrojtjes, zėri "Shpenzime pėr mallra e shėrbime", tė parashikohet fondi i nevojshėm pėr pėrballimin e shpenzimeve tė tjera, pėr funksionimin e shėrbimit tė ortopedi-traumatologjisė, pėrveē parashikimeve pėr medikamente e materiale mjekimi, tė cilat do tė pėrballohen nga buxheti, qė do tė miratohet, ēdo vit, pėr Ministrinė e Shėndetėsisė.". 2. Ngarkohen ministri i Shėndetėsisė, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Financave pėr zbatimin e kėtij vendimi. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare". K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR MIRATIMIN, NĖ PARIM, TĖ MARRĖVESHJES, NDĖRMJET KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE SHOQĖRISĖ "HACI SAKIR SABUN VE GLISERINE FABRIKALARI TURK ANONIM SIRKETI", STAMBOLL, TURQI, PĖR RISKEDULIMIN E BORXHIT Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 5 e 7, tė ligjit nr.8371, datė 9.7.1998, "Pėr lidhjen e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare", me propozimin e ministrit tė Financave, ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės dhe tė ministrit tė Drejtėsisė, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin, nė parim, tė marrėveshjes, ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe shoqėrisė private "Haci Sakir Sabun ve Gliserine Fabrikalari Turk Anonim Sirketi", Stamboll, Turqi, pėr riskedulimin e borxhit. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR MIRATIMIN E MARRĖVESHJES, NDĖRMJET KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE QEVERISĖ SĖ REPUBLIKĖS SĖ MALIT TĖ ZI, PĖR ORGANIZIMIN E TRAFIKUT KUFITAR HEKURUDHOR NDĖRMJET TĖ DYJA VENDEVE Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 17 e 23, tė ligjit nr.8371, datė 9.7.1998, "Pėr lidhjen e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare", me propozimin e ministrit tė Punėve tė Jashtme, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin e marrėveshjes, ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Republikės sė Malit tė Zi, pėr organizimin e trafikut kufitar hekurudhor ndėrmjet tė dyja vendeve. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare". K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR DISA NDRYSHIME NĖ VENDIMIN NR.553, DATĖ 12.8.2004, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, "PĖR PROCEDURAT DHE KUSHTET PĖR DHĖNIEN E LEJEVE TĖ KONCESIONIT, PĖR NDĖRTIMIN DHE PĖRDORIMIN E RAFINERIVE, TĖ NAFTĖSJELLĖSAVE E GAZSJELLĖSAVE" Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 18, tė ligjit nr.8450, datė 24.2.1999, "Pėr pėrpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftės, gazit dhe nėnprodukteve tė tyre", tė ndryshuar, dhe tė neneve 124-128, tė ligjit nr.8485, datė 12.5.1999, "Kodi i Procedurave Administrative tė Republikės sė Shqipėrisė", me propozimin e ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Nė vendimin nr.553, datė 12.8.2004, tė Kėshillit tė Ministrave, tė bėhen kėto ndryshime: a) Pika 3 ndryshohet, si mė poshtė vijon: "3.Ngritjen dhe funksionimin, pranė ministrisė pėrgjegjėse pėr hidrokarburet, tė komisionit tė vlerėsimit tė kėrkesave, me kėtė pėrbėrje: - Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės 4 anėtarė; - Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit 1 anėtar; - Ministria e Financave 1 anėtar; - Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave 1 anėtar; - Ministria e Brendshme 1 anėtar; - Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve 1 anėtar. Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės zgjedh kryetar njėrin prej anėtarėve tė komisionit.". b) Nė kėtė vendim, si dhe aktet nėnligjore tė dala nė zbatim tė tij, emėrtimet "… Ministria e Industrisė dhe Energjetikės…" dhe "… Ministria e Ekonomisė…" zėvendėsohen me "… Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės…" dhe emėrtimi "… Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe e Turizmit…" zėvendėsohet me "…Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit…" dhe "… Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve…". 2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave, Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave pėr zbatimin e kėtij vendimi. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare". K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR MIRATIMIN E FONDIT TĖ SHPENZIMEVE TĖ ENTIT RREGULLATOR TĖ SEKTORIT TĖ FURNIZIMIT ME UJĖ DHE LARGIMIT E PĖRPUNIMIT TĖ UJĖRAVE TĖ NDOTURA, PĖR VITIN 2006 Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, dhe tė pikės 1, tė nenit 11, tė ligjit nr.8102, datė 28.3.1996, "Pėr kuadrin rregullator tė sektorit tė furnizimit me ujė dhe largimit e pėrpunimit tė ujėrave tė ndotura", tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Miratimin e fondit tė shpenzimeve tė Entit Rregullator tė Sektorit tė Furnizimit me Ujė dhe Largimit e Pėrpunimit tė Ujėrave tė Ndotura, pėr vitin 2006, nė shumėn 23 940 000 (njėzet e tre milionė e nėntėqind e dyzet mijė) lekė, sipas pasqyrės nr.1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi. 2. Ngarkohet Enti Rregullator i Sektorit tė Furnizimit me Ujė dhe Largimit e Pėrpunimit tė Ujėrave tė Ndotura pėr zbatimin e kėtij vendimi. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR MIRATIMIN, NĖ PARIM, TĖ LETĖRMARRĖVESHJES, PĖR NJĖ NDRYSHIM NĖ MARRĖVESHJEN, NDĖRMJET QEVERISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ DHE QEVERISĖ SĖ KONFEDERATĖS ZVICERANE, PĖR ASISTENCĖN FINANCIARE PĖR PROJEKTIN "FURNIZIMI ME UJĖ I POGRADECIT" Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 5 e 27, tė ligjit nr.8371, datė 9.7.1998, "Pėr lidhjen e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare", me propozimin e ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ministrit tė Financave dhe ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin, nė parim, tė letėrmarrėveshjes, pėr njė ndryshim nė marrėveshjen, ndėrmjet qeverisė sė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Konfederatės Zvicerane, pėr asistencėn financiare pėr projektin "Furnizimi me ujė i Pogradecit", pėr rritjen e shumės sė kontributit tė parimbursueshėm, 2.1 milionė CHF (Franga zvicerane). Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR MIRATIMIN, NĖ PARIM, TĖ MARRĖVESHJES, NDĖRMJET KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE MBRETĖRISĖ SĖ SUEDISĖ, PĖR AFATET DHE KUSHTET E PĖRGJITHSHME TĖ BASHKĖPUNIMIT PĖR ZHVILLIM Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 5 e 7, tė ligjit nr.8371, datė 9.7.1998, Ā« Pėr lidhjen e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare Ā», me propozimin e ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I : Miratimin, nė parim, tė marrėveshjes, ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Mbretėrisė sė Suedisė, pėr afatet dhe kushtet e pėrgjithshme tė bashkėpunimit pėr zhvillim. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR MIRATIMIN E PLANIT TĖ RISHIKUAR TĖ VEPRIMIT PĖR REDUKTIMIN E EKONOMISĖ INFORMALE, PĖR PERIUDHĖN 2006-2009 Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, me propozimin e ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Miratimin e planit tė rishikuar tė veprimit pėr reduktimin e ekonomisė informale, pėr periudhėn 2006-2009, sipas matricės, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi. 2. Ministria e Financave, nė bashkėpunim me institucionet pėrgjegjėse pėr zbatimin e kėtij plani veprimi, tė pėrfshijė nė programin e buxhetit afatmesėm, 2007-2009, shpenzimet pėr realizimin e masave tė parashikuara. 3. Vendimi nr.246, datė 21.4.2005, i Kėshillit tė Ministrave, "Pėr miratimin e planit tė veprimit pėr reduktimin e ekonomisė informale", shfuqizohet. 4. Ngarkohen tė gjitha ministritė dhe institucionet qendrore pėr ndjekjen dhe zbatimin e kėtij vendimi. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit tė "Fletoren zyrtare" K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR MIRATIMIN E MARRĖVESHJES, NDĖRMJET KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE QEVERISĖ SĖ REPUBLIKĖS FEDERALE TĖ GJERMANISĖ, PĖR BASHKĖPUNIMIN FINANCIAR, 1992 Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 17 e 23, tė ligjit nr.8371, datė 9.7.1998, "Pėr lidhjen e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare", me propozimin e ministrit tė Punėve tė Jashtme, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin e marrėveshjes, ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Republikės Federale tė Gjermanisė, pėr bashkėpunimin financiar, 1992. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare". K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR NJĖ NDRYSHIM NĖ VENDIMIN NR.762, DATĖ 13.11.2003, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, "PĖR MIRATIMIN E LISTĖS SĖ INVENTARIT TĖ PRONAVE TĖ PALUAJTSHME SHTETĖRORE, QĖ I KALOJNĖ NĖ PĖRGJEGJĖSI ADMINISTRIMI BANKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ" Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 8, pika 3, e 13, tė ligjit nr.8743, datė 22.2.2001, "Pėr pronat e paluajtshme tė shtetit", dhe tė neneve 124 e 128, tė ligjit nr.8485, datė 12.5.1999, "Kodi i Procedurave Administrative tė Republikės sė Shqipėrisė", me propozimin e ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Nė vendimin nr.762, datė 13.11.2003, tė Kėshillit tė Ministrave, nė listėn qė i bashkėlidhet, pėrmasat e disa pronave, nė inventarin e miratuar pėr Bankėn e Shqipėrisė, zėvendėsohen me pėrmasat e pėrcaktuara nė formularin 1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi. 2. Ngarkohen ministri i Brendshėm, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė dhe kryeregjistruesi i Pasurive tė Paluajtshme pėr zbatimin e kėtij vendimi. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR KRIJIMIN DHE ADMINISTRIMIN E TĖ ARDHURAVE, QĖ KRIJOJNĖ INSTITUCIONET BUXHETORE Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė ligjit nr.8379, datė 29.7.1998, "Pėr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tė shtetit nė Republikėn e Shqipėrisė", me propozimin e ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: 1.Tė ardhurat, qė institucionet buxhetore realizojnė nga veprimtaria e tyre kryesore dhe nga ofrimi i shėrbimeve ndaj tė tretėve, trajtohen si tė ardhura publike dhe derdhen nė buxhetin e shtetit. Pėr tė nxitur rritjen e kėtyre tė ardhurave dhe pėr tė ulur barrėn e shpenzimeve publike, klasifikimi dhe menaxhimi i kėtyre tė ardhurave tė bėhet, si mė poshtė vijon: a)Tė ardhura nga veprimtaria kryesore, ku pėrfshihen tė ardhurat, qė realizohen nga institucionet buxhetore, gjatė kryerjes sė detyrave tė tyre funksionale, siē janė dhėnia e licencave, e lejeve, e vėrtetimeve, etj. Tarifat pėr kėto tė ardhura caktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, me propozimin e ministrisė/institucionit qendror pėrkatės. Kėto tė ardhura derdhen tėrėsisht nė buxhetin e shtetit dhe shpenzohen si pjesė e totalit tė tė ardhurave tė kėtij buxheti. b) Tė ardhura nga veprimtaritė ekonomike dytėsore tė institucioneve buxhetore, ku pėrfshihen tė ardhurat, qė realizojnė institucionet buxhetore nga ofrimi i shėrbimeve apo i mallrave ndaj tė tretėve, duke shfrytėzuar kapacitetet e lira tė tyre, si shtypshkrime, botime, etj. Tarifat pėr kėto tė ardhura caktohen nga ministri i Financave, me propozimin e ministrisė/institucionit qendror pėrkatės. Institucionet mund tė pėrdorin deri nė 30 pėr qind tė shumės sė siguruar nga kėto tė ardhurave, pėr tė kompensuar kostot materiale shtesė, qė bėhen pėr kėto shėrbime/mallra. c) Tė ardhurat nga veprimtaria ekonomike, ku pėrfshihen tė ardhurat qė realizojnė institucionet buxhetore nga shėrbimet ndaj tė tretėve, pėr tė cilat nuk janė parashikuar fonde nė buxhetin e shtetit ose financimi i institucioneve bėhet pėr diferencė ndėrmjet tė ardhurave dhe shpenzimeve tė institucionit. Tarifat pėr kėto shėrbime miratohen nga ministri i Financave dhe titullari i ministrisė/institucionit qendror nga varet institucioni buxhetor. Tė ardhurat nga kėto shėrbime derdhen 10 pėr qind nė buxhetin e shtetit, ndėrsa pjesa tjetėr i mbetet institucionit, pėr tė pėrballuar koston e parashikuar pėr kėto veprimtari. 2. Tė gjitha tė ardhurat, qė realizohen nga institucionet buxhetore, derdhen nė llogarinė e tė ardhurave tė buxhetit tė shtetit, qė administrohet nga thesari i shtetit. 3. Klasifikimi i tė ardhurave nė tri grupet kryesore, sipas pėrcaktimeve tė pikės 1, tė kėtij vendimi, bėhet me udhėzimin e pėrbashkėt tė ministrit tė Financave dhe tė titullarit tė ministrisė/institucionit qendror pėrkatės. 4. Tė ardhurat, qė i shtohen buxhetit tė institucioneve, sipas shkronjave "b" e "c", tė pikės 1, tė kėtij vendimi, pėrdoren vetėm pėr mbulimin e shpenzimeve tė kryera pėr ofrimin e shėrbimit/mallit pėrkatės. Ato programohen e pasqyrohen nė buxhetin vjetor tė shtetit dhe shpenzimi i tyre autorizohet nga sistemi i thesarit, kundrejt arkėtimeve faktike dhe limiteve tė autorizuara pėr pjesėmarrje nė kėtė vendim dhe nė udhėzimet e pėrbashkėta tė Ministrisė sė Financave dhe tė ministrive tė tjera. Nė udhėzimet e pėrbashkėta tė ministrit tė Financave dhe tė titullarit tė ministrisė/institucionit qendror pėrkatės pėrcaktohen edhe kriteret e pėrdorimit, brenda limitit, tė kėtyre tė ardhurave. 5. Tė ardhurat, qė u mbeten nė dispozicion institucioneve nuk pėrdoren, nė asnjė rast, pėr shpėrblime. Ato mund tė pėrdoren vetėm pėr pagesa pėr punė, tė matshme dhe tė kontrollueshme, qė lidhet me koston e shėrbimit tė kryer dhe vetėm pėr ata punonjės, qė merren, me kontratė, pėr kėtė qėllim ose pėr pagesėn e orėve jashtė orarit tė punės, sipas dispozitave tė legjislacionit nė fuqi. 6. Tė gjitha tė ardhurat e institucioneve buxhetore, nė funksionin si agjentė tatimorė, trajtohen sipas pikės 1, paragrafi 1. 7. Vendimi nr.424, datė 9.7.1998, i Kėshillit tė Ministrave, "Pėr krijimin dhe administrimin e tė ardhurave, qė krijojnė institucionet buxhetore", shfuqizohet. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.7.2006. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR SHKARKIMIN NGA DETYRA TĖ KRYETARIT TĖ KOMUNĖS SĖ GOLEMIT Nė mbėshtetje tė neneve 100, pika 2, e 115 tė Kushtetutės, dhe tė shkronjės "a", tė nenit 42, tė ligjit nr.8652, datė 31.7.2000, "Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", me propozimin e ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Demir Lika shkarkohet nga detyra e kryetarit tė komunės sė Golemit, pėr shkelje tė rėnda ligjore. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR NJĖ NDRYSHIM NĖ VENDIMIN NR.507, DATĖ 18.7.2003, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, "PĖR KOMPENSIMIN PĖR PRIVACIONET DHE HUMBJET, QĖ I SHKAKTOHEN PUNONJĖSIT TĖ POLICISĖ SĖ SHTETIT, PĖR SHKAK TĖ NEVOJAVE TĖ PUNĖS DHE TĖ SHĖRBIMIT" Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė pikės 3, tė ligjit nr.8553, datė 25.11.1999, "Pėr Policinė e Shtetit", tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Pika 3, e vendimit nr.507, datė 18.7.2003, tė Kėshillit tė Ministrave ndryshohet, si mė poshtė vijon: "3. Punonjėsi i Policisė sė Shtetit, pėr punė cilėsore, angazhim dhe rezultate tė larta nė luftėn ndaj krimit, sigurimit tė rendit, gatishmėrisė, ruajtjes sė administrimit tė pronės dhe nė kryerjen e detyrave dhe tė shėrbimeve tė veēanta, i jepet nė vit, me urdhėr tė drejtorit tė Pėrgjithshėm, njė shpėrblim deri nė 2 (dy) paga mujore. Masa e shpėrblimit pėrcaktohet gjithashtu, me urdhėr tė drejtorit tė Pėrgjithshėm.". Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare". K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR EMĖRIM NĖ DETYRĖ Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė pikės 2, tė nenit 6, tė ligjit nr.9000, datė 30.1.2003, "Pėr organizimin dhe funksionimin e Kėshillit tė Ministrave", me propozimin e Kryeministrit, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Arben Ivanaj emėrohet zėvendėsministėr i Shėndetėsisė. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TĖ NJĖ KOMPANIE USHTARAKE SLLOVENE, PĖRMES TERRITORIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ PĖR NĖ REPUBLIKĖN E MAQEDONISĖ Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, tė ligjit nr.9363, datė 24.3.2005, "Pėr mėnyrėn dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit tė forcave ushtarake tė huaja nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, si dhe pėr dėrgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtė vendit", me propozimin e ministrit tė Mbrojtjes, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Lejimin e kompanisė ushtarake tė transportit, SIKON KFOR, tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Sllovenisė, tė pėrbėrė prej 90 (nėntėdhjetė) trupash dhe 41 (dyzet e njė) mjetesh ushtarake, tė kalojė tranzit pėrmes territorit tė Republikės sė Shqipėrisė pėr nė Republikėn e Maqedonisė. 2. Hyrja e trupave ushtarake sllovene, tė pėrmendura nė pikėn 1, tė kėtij vendimi, nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, tė bėhet nė portin e Durrėsit, mė datė 29.6.2006. Lėvizja e karvanit ushtarak, gjatė kalimit tranzit, do tė ndjekė itinerarin Durrės-Elbasan-Qafė-Thanė. Dalja nga territori i Republikės sė Shqipėrisė tė bėhet nė pikėn e kontrollit tė kalimit kufitar Qafė-Thanė, mė datė 30.6.2006. 3. Procedurat pėr hyrjen, qėndrimin dhe daljen e kėtyre trupave nė/dhe nga Republika e Shqipėrisė, janė parashikuar nė marrėveshjen ndėrmjet palėve tė Traktatit tė Atlantikut tė Veriut, pėr statusin e forcave nėnshkruar nė Londėr, mė 19 qershor 1951, tė marrėveshjes ndėrmjet shteteve palė nė Traktatin e Atlantikut tė Veriut dhe shteteve tė tjera, qė marrin pjesė nė Partneritetin pėr Paqe, pėrsa i pėrket statusit tė forcave tė tyre, nėnshkruar nė Bruksel, mė 10 janar 1994, si dhe tė protokollit shtesė pėr marrėveshjen ndėrmjet shteteve palė nė Traktatin e Atlantikut Verior dhe tė shteteve tė tjera pjesėmarrėse nė Partneritetin pėr Paqe, pėrsa i pėrket statusit tė forcave tė tyre", ratifikuar nga Kuvendi me ligjin nr.8034, datė 22.11.1995. 4. Karvani ushtarak slloven, gjatė itinerarit tė lėvizjes tė shoqėrohet nga njė njėsi e armatosur e Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė. 5. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes pėr zbatimin e kėtij vendimi. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė dhe botohet nė "Fletoren zyrtare". K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR PĖRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PĖR MBLEDHJEN, PĖRPUNIMIN DHE ADMINISTRIMIN E TĖ DHĖNAVE PĖR NDĖRTIMET PA LEJE, PĖR NGRITJEN E BAZĖS TĖ SĖ DHĖNAVE Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe neneve 4, pika 3, e 46, pika 1, tė ligjit nr.9482, datė 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje", me propozimin e ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: I. Procedurat e mbledhjes tė sė dhėnave. 1.Tė dhėnat mblidhen nėpėrmjet: i. vetėdeklarimit nga subjekti juridik apo personi fizik, pronar i sipėrfaqes sė parcelės ndėrtimore tė zėnė dhe ndėrtimit pa leje ose tė shtesės pa leje, mbi ndėrtimin me leje; ii. identifikimit dhe verifikimit nė terren tė ēdo ndėrtimi pa leje; iii. hartės/fotografisė sė gjendjes ndėrtimore. 2. Njėsia e urbanistikės nė njėsinė e qeverisjes vendore, pajis ēdo subjekt me formularin pėrkatės tė vetėdeklarimit. Formulari, i shoqėruar me fotografitė e katėr pamjeve tė objektit, plotėsohet dhe nėnshkruhet nga subjekti nė dy kopje. Njėra kopje, e nėnshkruar edhe nga punonjėsi pranues, e protokolluar dhe e vulosur me vulėn e institucionit, i kthehet subjektit. 3. Tė dhėnat e mbledhura nga vetėdeklarimi regjistrohen, verifikohen, ruhen, pėrpunohen, krahasohen, pėrdoren, dhe komunikohen, por nuk ndryshohen, korrigjohen ose fshihen. 4. Pėr ēdo deklarim tė pranuar, hapet njė dosje e veēantė, ku shėnohen: a) emri i qarkut pėrkatės; b) emri i komunės/bashkisė, sė cilės i pėrket ndėrtimi pa leje; c) numri i zonės, sipas modelit "Fleta e regjistrit tė tė dhėnave tė formularėve", i vendndodhjes sė objektit apo shtesės pa leje, tė deklaruar; ē) numri rendor, i vendosur nga njėsia e urbanistikės, pėr numėrimin e banesave, sipas pėrcaktimit tė ligjit nr.9296, datė 21.10.2004, "Pėr verifikimin, identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve nga njėsitė e qeverisjes vendore". d) numri i protokollit tė komunės/bashkisė, ku ėshtė dorėzuar vetėdeklarimi. 5. Tė dhėnat e deklaruara nėpėrmjet formularit tė vetėdeklarimit regjistrohen nė regjistrin e zonės, sipas modeli "Fleta e regjistrit tė tė dhėnave tė formularėve", qė i bashkėlidhet kėtij vendimi. 6. Shtesat anėsore apo nė lartėsi mbi ndėrtimet me leje regjistrohen nė njė regjistėr tė veēantė, ku shėnohen adresa e truallit tė ndėrtimit dhe specifikimet pėrkatėse. 7. Regjistri me ndėrtime pa leje, regjistri i shtesave, me sipėrfaqe tej lejes sė miratuar, si dhe regjistri i shtesave pėr subjekte tė ndėrtuara para vitit 1993, sipas modelive pėrkatėse, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi, 8. Zyra e Urbanistikės nė njėsinė e qeverisjes vendore, pėr ēdo formular vetėdeklarimi tė pranuar: a) identifikon, nė hartėn/fotografinė e gjendjes ndėrtimore, objektin pa leje apo shtesėn nė ndėrtimin me leje; b) verifikon nė terren ēdo tregues dhe bashkėsinė e tyre; c) harton procesverbalin e konstatimit. 9. Procesverbali i konstatimit, sipas modelit tė miratuar nga ALUIZNI, ruhet nė dosjen e objektit tė deklaruar. II. Procedurat e pėrpunimit tė tė dhėnave 10. Objektet e deklaruara dhe tė identifikuara grupohen nė : (i) ndėrtime nė pritje tė legalizimit; (ii) ndėrtime pėr t'u prishur; (iii) ndėrtime me procedurė tė pezulluar. 11. Nė procesverbalin e konstatimit: a) pėr ndėrtimet me deklarim tė pasaktė tė sipėrfaqes sė tokės sė zėnė, tė sipėrfaqes sė ndėrtimit dhe tė numrit tė kateve, shėnohet "deklarimi i rremė". b) pėr objektet e paidentifikuara nė hartėn/fotografinė e gjendjes ndėrtimore, shėnohet "i kryer pas hyrjes nė fuqi tė ligjit". c) pėr ndėrtimet, tė cilat ndodhen nė kushtet e mospėrfshirjes nė procesin e legalizimit, nga pengesat e vendosura nga neni 39, tė ligjit nr.9482, datė 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje", shėnohet "i pėrjashtuar nga legalizimi". ē) pėr objektet e ndėrtuara nė troje private, brenda vijės sė verdhė, kur planet e pėrgjithshme rregulluese/studimet urbanistike nė fuqi, qė parashikojnė ndėrtime mbi 5 kate nga niveli i tokės, shėnohet "i pėrjashtuar nga legalizimi pėr shkak studimi". 12. Grupimi i ndėrtimeve pėr t'u prishur pėrbėhet nga tė gjitha ndėrtimet, ku procesverbali i konstatimit pėrmban shėnimin "deklarim i rremė", " i kryer pas hyrjes nė fuqi tė ligjit" ose "i pėrjashtuar nga legalizimi". 13. Nė grupimin e ndėrtimeve "me procedurė tė pezulluar legalizimi" pėrfshihen tė gjitha ato objekte, pėr tė cilat ka filluar procedimi gjyqėsor, sipas pėrcaktimeve tė neneve 13 e 26, tė ligjit nr.9482, datė 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje", ose pėr tė cilat ėshtė vendosur masė sigurie, me vendim gjykate, sipas pėrcaktimit tė nenit 40, tė po kėtij ligji. 14. Objektet e deklaruara nga subjekte, tė cilat kanė ndėrtuar mė shumė se njė ndėrtim pa leje, tė identifikuara pas depozitimit tė deklarimit tė zgjedhjes dhe heqjes dorė nga ushtrimi i sė drejtės mbi parcelėn ndėrtimore, grupohen nė listėn e ndėrtimeve "legalizim me kushtet e tregut". 15. Sipėrfaqja e zėnė nga ndėrtimet pa leje, tė futur nė grupin "nė pritje tė legalizimit", sipas vendndodhjes, paraqitet nė hartė, dhe, sipas pėrcaktimeve tė bėra nė ligjin 9482, datė 3.4.2006 "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje", nė relacionin pėrkatės pėrshkruhen kufiri i kėsaj sipėrfaqeje dhe pozicioni topografik i saj. Kėtu pėrfshin edhe objektet e pėrshkruara nė pikėn 14, tė kėtij vendimi. Pėr secilėn zonė hapet njė regjistėr i veēantė. Tėrėsia e tė dhėnave tė secilės zonė pasqyrohet nė "Pasqyrėn pėrmbledhėse tė tė dhėnave tė zonės", sipas modelit, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi. 16. Sipėrfaqja e zonės, e pasqyruar nė hartė, emėrtohet me njėrėn nga termat e pėrcaktuar nė nenin 3, tė ligjit "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje", sipas kritereve: a) tė vendndodhjes; b) tė sasisė sė sipėrfaqes sė zėnė nga ndėrtimet pa leje, tė vendosura mbi tė. 17. Harta/fotografia e gjendjes ndėrtimore, pas miratimit tė kufirit gjeografik tė shtrirjes sė ndėrtimeve pa leje, pėrditėsohet nė teren nga njėsia e qeverisjes vendore, sipas kėsaj procedure: a) Verifikohen tė dhėnat e deklaruara tė objektit tė identifikuar nė hartėn/fotografinė; b) Identifikohen nė terren kufijtė e parcelės ndėrtimore dhe pasqyrohen nė genplan, nė shkallėn 1:500. c) Pasqyrohen nė hartėn e zonės genplani i objektit, kufiri i parcelės ndėrtimore dhe kondicionet urbane; ē) Saktėsohet me pėrshkrim kufiri i secilės parcelė me kufitarėt, sipas gjendjes faktike. d) Pas miratimit tė kufijve tė zonės nė KRRT–nė pėrkatėse dhe miratimit tė kontratave tė kalimit tė pronėsisė nė kėshillin bashkiak a komunal, harta e zonės i kalon strukturės pėrkatėse tė ALUIZNI-t. III. Procedurat e administrimit tė tė dhėnave 18. Gjatė periudhės katėrmujore tė vetėdeklarimit dhe procesit tė legalizimit tė ndėrtimeve pa leje, njėsitė e qeverisjes vendore procedojnė si mė poshtė: a) Zyra e urbanistikės nė njėsinė e qeverisjes vendore plotėson dosjet e vetėdeklarimeve, qė pėrmbajnė tė gjithė dokumentacionin, sipas pėrcaktimeve tė bėra nė kėtė vendim. Dosja e "ndėrtimit nė pritje tė legalizimit", nė pėrfundim tė procesit tė plotėsimit dėrgohet pėr miratim nė zyrėn pėrkatėse tė Agjencisė sė Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale. Dosjet e vetėdeklarimeve arkivohen dhe administrohen, nė pėrputhje me dispozitat e ligjit pėr arkivat. b) Pas depozitimit tė vendimit pėrkatės, nė dosjen e objektit pėr t'u prishur dėrgohet nė organin, qė mbulon prishjen e ndėrtimeve pa leje njoftimi pėr ekzekutim. c) Dosjet e objekteve me procedura tė pezulluara tė legalizimit ruhen sipas ligjit "Pėr arkivat" dhe me depozitimin e vendimit tė formės sė prerė tė gjykatės, rihapet procedura e legalizimit. ē) Dosjet pėr objektet "e pėrjashtuara nga legalizimi pėr shkak studimi", pas evidencimit dhe nėnshkrimit fletė pėr fletė nga kryetari i njėsisė sė qeverisjes vendore, arkivohen dhe ruhen sipas legjislacionit pėr arkivat. d) Kontratat e kalimit tė pronėsisė sė parcelės ndėrtimore dhe pagesat e kryera pėr tė pėrbėjnė dokumentacionin financiar dhe ruhen nė dosjen pėrkatėse. 19. Dosja e ndėrtimit pa leje, pėrmban dokumentacionin e mėposhtėm: a) Formularin e vetėdeklarimit, bashkė me dokumentacionin shoqėrues tė tij. b) Dokumentacionin, teknik e ligjor, pėr legalizimin e ndėrtimit pa leje apo tė shtesės mbi ndėrtimin me leje. c) Procesverbalin e konstatimit, tė njėsisė sė qeverisjes vendore. ē)Vendimin dhe/ose shkresėn e gjykatės pėr pezullimin e procedurave tė legalizimit, ose pėr vendosje mase sigurie. d) Deklaratėn e zgjedhjes sė objektit dhe e heqjes dorė nga pėrfitimi, nė rastet e dy a mė shumė ndėrtimeve pa leje, tė deklaruara nga i njėjti subjekt. dh) Mandatpagesat. e) Vendimet e miratimit. ė) Dokumentacionin e vlerėsimit, nga njėsia pėrkatėse e qeverisjes vendore. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale, pas pajisjes sė dosjes me lejen e legalizimit, kryen procedurat e rregjistrimit fillestar. 20. Instituti i Topografisė Ushtarake, Shėrbimi Gjeologjik Shqiptar, Instituti i Studimit tė Tokave, Instituti i Projektimeve dhe Studimeve Urbane, Instituti i Ndėrtimit, njėsitė e qeverisjes vendore, tė ēdo niveli, dhe zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme janė palė pjesėmarrėse aktive nė procesin e legalizimit, urbanizimit dhe integrimit tė ndėrtimeve pa leje dhe janė tė detyruara tė pėrgatisin e tė vėnė nė dispozicion tė njėsive tė qeverisjes vendore dhe ALUIZNI-t, tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm, pėr realizimin e kėtij procesi. 21. Zyra Qendrore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, brenda dy muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij vendimi, pėrcakton me hollėsi masat dhe veprimet, qė duhen ndėrmarrė pėr inventarizimin, transferimin dhe kompensimin e tokės, sipas pėrcaktimeve tė bėra nė ligjin nr.9482, datė 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje". IV. Informatizimi i tė dhėnave 22. Zyra qendrore e Agjencisė sė Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale mbledh, trajton e administron tė dhėnat pėr ndėrtimet pa leje dhe pronėsinė mbi to. Ajo ndjek edhe ecurinė e procesit tė legalizimit dhe vė nė dispozicion tė zyrave vendore tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme pėrkatėse dokumentacionin e nevojshėm. Informatizimi i tė dhėnave, "baza e tė dhėnave", pėrfshin ēdo tregues tė veēantė apo bashkėsi tė treguesve tė njė ndėrtimi pa leje dhe dokumentacionin zyrtar, tė pranuar apo tė lėshuar, nė pėrputhje me pėrcaktimet e ligjit nr.9482, datė 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje". Baza e tė dhėnave ėshtė e njėjtė pėr tė gjitha strukturat e ngarkuara pėr legalizimin dhe regjistrimin, nė regjistrat e pasurive tė paluajtshme, tė ndėrtimeve pa leje dhe tė truallit, mbi tė cilin janė ngritur. 23. Baza e tė dhėnave tė sistemit tė informatizimit pėr ndėrtimet pa leje: a) ndalohet tė pėrdoret pėr qėllime tė ndryshme nga ato tė parashikuara nė kėtė vendim; b) ndalohet t'u transmetohet institucioneve, enteve ose subjekteve, tė ndryshme nga ato tė parashikuara nė kėtė vendim; c) mund tė pėrdoret gjatė procedimeve, gjyqėsore ose administrative. Kur gjatė njė procedimi, juridik a administrativ, vėrtetohet se tė dhėnat janė tė pasakta, tė paplota ose tė trajtuara nė kundėrshtim me parimet e kėtij vendimi, autoriteti procedues njofton zyrėn qėndrore tė ALUIZNI-t. 24. Ngarkohen Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, institutet e administratės qendrore dhe njėsitė e qeverisjes vendore pėr zbatimin e kėtij vendimi. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare". K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA * * * V E N D I M PĖR PĖRCAKTIMIN E KRITEREVE, TĖ PROCEDURAVE DHE DOKUMENTACIONIT TĖ ZBATUESHĖM, PĖR TĖ KUALIFIKUAR OBJEKTET NĖ NDĖRTIM, QĖ LEGALIZOHEN OSE JO Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 2, pika 1, e 46, pika 1, tė ligjit nr.9482, datė 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje", me propozimin e ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Kėshilli i Ministrave V E N D O S I: I. Kriteret dhe dokumentacioni i zbatueshėm pėr legalizimin e ndėrtimit pa leje 1. Kualifikohet pėr legalizim objekti pa leje i pėrfunduar deri nė datėn e hyrjes nė fuqi tė ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje, qė: a) ka minimalisht tė ngritur njė kat, me lartėsi dysheme-tavan jo mė pak se 2 m; b) ka tė pėrfunduar konstruksionin sė bashku me mbulesėn; c) nuk ka trajtim tė veēantė, sipas pėrcaktimit tė neneve 2, pika 4, dhe 35, tė ligjit nr.9482, datė 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje"; ē) nuk ndodhet nė kushtet e pėrjashtimit nga procesi i legalizimit, sipas pėrcaktimeve nė pikėn 2, tė kėtij vendimi. 2. Nuk kualifikohet pėr legalizim objekti i ndėrtuar pa leje ose shtesa e sipėrfaqes tej lejes sė miratuar qė: a) cenon sistemin, rrugor dhe hekurudhor, kombėtar e rajonal, si dhe brezat mbrojtės tė tyre, tė parashikuar nga plani i pėrgjithshėm rregullues apo studime tė ēdo niveli, tė miratuar a nė proces. b) shkel vijėn e ndėrtimit nė rrugėt e kategorisė sė pare, tė dytė dhe tė tretė, tė parashikuar nga plani i pėrgjithshėm rregullues, studimet urbanistike apo projektet e veēanta pėr infrastrukturėn rrugore tė ēdo niveli, tė miratuar deri nė datėn e hyrjes nė fuqi tė ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje". c) ėshtė ngritur brenda territorit tė shkollave, kopshteve, spitaleve, ēerdheve, qendrave shėndetėsore dhe tė ēdo institucioni tjetėr publik. ē) cenon integritetin e Monumenteve tė Kulturės, sipas pėrcaktimit tė pikės 1, tė nenit 29, tė ligjit nr.9048 datė 7.4.2003, "Pėr trashėgiminė kulturore", tė specifikuar nga materiali i botuar i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, sipas pėrcaktimit tė nenit 38, tė ligjit nr.9482, datė 3.4.2006. d)ėshtė ngritur mbi/ose brenda brezit mbrojtės tė kolektorit, digės, ose aeroportit dh) cenon trungun kryesor tė infrastrukturės inxhinierike, sipas pėrcaktimeve nė rregulloren e urbanistikės tė miratuar me vendimin nr.722, date 19.11.1998, tė Kėshillit tė Ministrave, tė ndryshuar. e) ėshtė ngritur brenda territoreve dhe kufirit mbrojtės tė zonave tė mbrojtura, me akte, ligjore dhe nėnligjore, si: (i) zonė turistike, sipas pėrcaktimit tė bėrė nė pikėn 3, tė nenit 2, tė ligjit nr.9482, date 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje". (ii) zonė e mbrojtur, sipas pėrcaktimit tė bėrė nė ligjin nr.8906, datė 6.6.2002, "Pėr zonat e mbrojtura". (iii) zonė me vlera arkeologjike, muzeale e historike ose nė kufi me objektet apo strukturat ndėrtimore me vlera tė veēanta, sipas pėrcaktimit tė neneve 73 e 74, tė ligjit nr.8405, datė 17.9.1998, "Pėr urbanistikėn", tė ndryshuar, dhe tė neneve 31, 32 e 33, tė ligjit nr.9048, datė 7.4.2003, "Pėr trashgiminė kulturore". ė) cenon sistemet dhe brezat mbrojtėse tė kanaleve kulluese dhe ujitėse. f) ėshtė ngritur brenda kufirit mbrojtės tė burimeve natyrore, si naftė e gazmbajtėse, burimeve minierare, energjetike, burimeve e rezervave ujore, etj. 3. Objekti i veēuar, i ngritur nė territore tė tjera, nuk kualifikohet pėr t'u legalizuar, kur ėshtė ndėrtuar: i) nė zona me rrezik pėrmbytjeje; ii) nė shtretėrit e lumenjve; iii) brenda sipėrfaqeve tė baseneve, rezervuarėve dhe liqeneve; iv) nė zonat e riskut gjeologjik, ēarje-rrėshqitje; v) niveli i ndotjes sė mjedisit kalon nivelin e pėrcaktuar nė legjislacionin nė fuqi pėr mjedisin. 4. Pėr tė kualifikuar objektet, qė legalizohen apo jo, njėsitė e qeverisjes vendore mbėshteten nė: a) hartėn/fotografinė e gjendjes ndėrtimore; b) materialin grafik tė planit tė pėrgjithshėm rregullues dhe tė ēdo studimi tė miratuar, tė infrasktrukturės, inxhinierike dhe rrugore, tė zonės, sipas pėrcaktimeve tė rregullores sė urbanistikės miratuar me vendimin nr. 722. datė 19.11.1998, tė Kėshillit tė Ministrave, tė ndryshuar; c) materialin grafik pėr territorin brenda kufirit tė zonave me mbrojtje tė veēantė nga aktet, ligjore e nėligjore, rast pas rasti. II.Procedurat e kualifikimit tė objekteve, qė legalizohen dhe dokumentacioni, teknik e ligjor 5. Pėr kualifikimin e objekteve qė legalizohen apo jo, veprohet, si mė poshtė vijon: a) Identifikohet nga njėsia e qeverisjes vendore, me pranimin e formularit tė vetėdeklarimit, ndėrtimi nė hartė/fotografi, gjendja ndėrtimore, sipas vendndodhjes; b) Verifikohet nė terren nga njėsia e qeverisjes vendore, brenda 20 ditėve nga dorėzimi i formularit tė vetėdeklarimit, ndėrtimi i identifikuar nė hartė/fotografi dhe hartohet procesverbali i konstatimit. Pėr rastet e ndėrtimeve, qė pėrjashtohen nga procesi i legalizimit, sipas pikės 2, tė kėtij vendimi, njėsia e urbanistikės i dėrgon, brenda 5 ditėsh, mendimin e saj KRRT–sė njėsisė sė qeverisjes vendore. Kjo e fundit merr vendim nė mbledhjen mė tė afėrt tė saj. c) grupohen sipas vendndodhjes dhe tipologjisė sė tyre ndėrtimet e pėrfshira nė procesverbalin e konstatimit. 6. Pėr objektet e ndėrtuara pa leje apo shtesat e sipėrfaqeve tej lejes sė miratuar ndaj tė cilave ka filluar proces gjyqėsor ose ėshtė vendosur masa e sigurisė me vendim gjykate, nga njėsia e qeverisjes vendore, ndiqen kėto procedura: a) I kėrkohet deklaruesit apo personit tė tretė, me marrjen dijeni tė procedimit gjyqėsor, depozitimi, nė dosjen e ndėrtimit pa leje, pėrkatėsisht, tė kopjes sė vendimit tė gjykatės ose tė shkresės sė gjykatės pėr zhvillimin e njė procesi gjygjėsor dhe pėr objektin e gjykimit. b) Vė nė dijeni, menjėherė, personin e interesuar pėr legalizimin e ndėrtimit pa leje, kur njoftimi pėr zhvillimin e procedimit gjyqėsor vjen nga gjykata, pėr vendosje mase sigurie, sipas nenit 40, tė ligjit nr.9482, datė 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje". c) Depoziton nė dosjen e ndėrtimit pa leje, nė tė dyja rastet e mėsipėrme, aktin pėr pezullim procedurash legalizimi. Kjo dosje ruhet nga njėsia e qeverisjes vendore, sipas ligjit pėr arkivat. ē) Rifillon, me paraqitjen e vendimit tė formės sė prerė tė gjykatės pėr procedimin gjygjėsor, shkak i pezullimit tė procedurave tė legalizimit, procesin e legalizimit tė ndėrtimit pa leje, sipas kontekstit dhe pėrmbajtjes sė vendimit tė formės sė prerė tė gjykatės. 7. Pėr rastet kur vėrehet se njė subjekt ka deklaruar mė shumė se njė objekt pa leje, veprohet si mė poshtė vijon: 7.1. Kur objektet pa leje ndodhen brenda kufirit territorialo-administrativ tė sė njėjtės njėsi tė qeverisjes vendore, kjo e fundit i kėrkon deklaruesit: a) tė zgjedhė objektin, pėr tė cilin kėrkon legalizim, nė pėrputhje me pėrcaktimet e ligjit nr.9482, datė 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje". b) tė depozitojė deklaratėn noteriale tė heqjes dorė nga pėrfshirja nė procesin e legalizimit, sipas kushteve tė pėrcaktuara nė ligjin nr.9482, datė 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje", pėr objektet e tjera, e cila depozitohet nė dosjen pėrkatėse. 7.2. Kur objektet pa leje ndodhen brenda kufirit territorialo-administrativ tė dy ose mė shumė njėsive tė qeverisjes vendore dhe/ose kur rasti i pikes 7/1, tė kėtij vendimi nuk ėshtė vėnė re, ALUIZNI, i kėrkon njėsisė pėrkatėse tė qeverisjes vendore, ku ka vendbanimin subjekti, tė veprojė sipas pėrcaktimit tė pikes 7.1, tė kėtij vendimi. Nė kuptim tė kėsaj pike subjekti identifikohet nga tė dhėnat e certificates sė pėrbėrjes familjare, tė lėshuar sipas gjendjes familjare tė dates sė hyrjes nė fuqi tė ligjit nr.9482, date 3.4.2006. 7.3. Pėr objektet, tė cilat legalizohen me kushtet e tregut: (i) ēmimi i shitjes pėr metėr katror tė sipėrfaqes sė zėnė nxirret, nė pėrputhje me vlerėn e tregut, (ii) taksa e legalizimit pėrllogaritet sipas neneve 51, paragrafi i parė, e 77, tė ligjit 8405, datė 17.9.1998 "Pėr urbanistikėn", tė ndryshuar, dhe tė nenit 16, tė ligjit nr.8982, datė 12.12.2002, "Pėr sistemin e taksave vendore". 8. Pėr rastet, kur vėrehet se objekti ndodhet nė kushtet e trajtimit tė veēantė, pėr shkak tė vendndodhjes nė troje private, tė parashikura nga plani i pėrgjithshėm rregullues/studimet urbanistike, tė ndėrtimeve mbi 5 kate nga niveli zero, njėsia e qeverisjes vendore vepron si mė poshtė vijon: a) afishon hartėn me kufirin e zonės nėn juridiksion, tė mbuluar me plan urbanistik, tė miratuar pėr ndėrtimet mbi 5 kate nga niveli zero, me fillimin e procesit tė vetėdeklarimit. Nė kėtė rast niveli zero ėshtė kuota e nivelit tė truallit. b) dėrgon kopje tė kėsaj harte nė ZRPP pėrkatėse dhe i kėrkon asaj listėn e pronarėve privat, tė regjistruar mbi kėto territore, e cila detyrohet tė dėrgojė, brenda 30 ditėve nė njėsinė e qeverisjes vendore, pėrkatėse, materialin e kėrkuar. c) dokumentacioni i afishimit dhe i dėrguar nga ZRPP, depozitohet nė dosjen e objektit pa leje, evidencohet dhe nėnshkruhet nga kryetari i njėsisė sė qeverisjes vendore. ē) pas kryerjes sė procedurave tė mėsipėrme, kryetari i njėsisė sė qeverisjes vendore, me urdhėr tė tij, njofton subjektin deklarues, pronarin e sipėrfaqes sė truallit, sekretarinė teknike tė KRRT dhe ZRPP pėrkatėse, pėr pezullimin e legalizimit tė objektit. 9. Hartimi i dokumentacionit teknik tė pėrcaktuar mė poshtė dhe dokumentacioni i pėrcaktuar nė pikėn 5, tė kėtij vendimi, mbėshtetet nė normat dhe kriteret e legjislacionit urbanistik nė fuqi. a) Genplani nė shkallėn 1:500, pėr ēdo ndėrtim pa leje tė deklaruar, hartohet nga njėsia e qeverisjes vendore, nė bazė tė dokumentacionit hartografik tė gjendjes ndėrtimore, brenda 20 ditėsh nga paraqitja e kėrkesės tė tė interesuarit. b) Planvendosja e zonės/vendbanimit/bllokbanimit/grupndėrtimit informal pėrgatitet nga njėsia e qeverisjes vendore dhe pėrmban: (i) kufirin e zonės/vendbanimit/bllokbanimit/grupndėrtimit informal tė miratuar nga KRRTRSH-ja/KRRT-ja; (ii) sipėrfaqen e bazės tė secilit objekt dhe kufirin e secilės parcelė ndėrtimore. c) Pėr hartimin e planimetrisė dhe genplanit njėsia vendore: (i) pėrditėson nė terren hartėn/fotografinė e gjendjes ndėrtimore; (ii) verifikon tė dhėnat e deklaruara dhe specifikon nė hartė/fotografi, sipas deklarimit, kufirin e secilės pronė. Harta e pėrftuar konfirmohet nga njėsia e qeverisjes vendore dhe depozitohet nė strukturėn pėrkatėse tė Agjencisė sė Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale. 10. Pas deklarimit fillestar dhe pas plotėsimit tė dosjeve dhe kualifikimit pėr legalizim njėsia e qeverisjes vendore njofton subjektin deklarues pėr plotėsimin e dokumentacionit. Dosjet pėr objektet e kualifikuara pėr pėrjashtim ose pezullim i dėrgohen ALUIZNI-t. Pas shqyrtimit tė kėtij tė fundit brenda njė muaji i kthehen njėsive tė qeverisjes vendore, tė cilat i arkivojnė dhe njoftojnė deklaruesit. 11. Planimetria e ēdo kati apo e sipėrfaqeve shtesė tej lejes sė miratuar e shkallės 1:100, hartohet dhe nėnshkruhet nga njė projektues i licencuar. 12. Institucionet e pėrcaktuara nga ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit pėr pėrgatitjen e oponencės mbi qėndrueshmėrinė konstruktive tė objektit me sipėrfaqe tej lejes sė miratuar me vendim tė KRRTRSH-sė/KRRT-sė, japin mendimin e tyre, me shkrim, brenda 20 ditėsh nga paraqitja e kėrkesės sė tė interesuarit. I interesuari dėrgon bashkė me kėrkesėn dhe deklaratėn noteriale ose aktekspertimin, sipas pėrcaktimit tė nenit 37, tė ligjit nr.9482, datė 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje", edhe projektin e plotė tė zbatimit tė objektit. Kopja e oponencės dėrgohet zyrtarisht nė njėsinė pėrkatėse tė qeverisjes vendore dhe/ose nė strukturėn pėrkatėse tė Agjencisė sė Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale, brenda afatit tė mėsipėrm. 13. Njėsia pėrkatėse e qeverisjes vendore, pėr objekte tė ngritura pa leje ndėrtimi, brenda ose nė afėrsi tė territoreve tė mbrojtura nga aktet, ligjore dhe nėnligjore, menjėherė, me marrjen e formularit tė vetėdeklarimit pėr secilin objekt, i kėrkon sipas rastit, organit pėrkatės mendim. Ky i fundit jep mendimin e tij me shkrim, brenda 20 ditėsh nga paraqitja e kėrkesės sė njėsisė pėrkatėse tė qeverisjes vendore. 14. Udhėzimi nr. 3, datė 15.3.2005, i Kėshillit tė Ministrave, "Pėr miratimin e zonės informale", shfuqizohet. 15. Ngarkohen Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale, zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme dhe njėsitė e qeverisjes vendore pėr zbatimin e kėtij vendimi. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare". K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA
28/06/2006

   Foto Galeri...

   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Fjala e Kryeministrit Berisha nė tubimin elektoral nė Berat
Kryeministri Berisha inauguron rehabilitimin e dy nėnstacioneve elektrike nė Elbasan, me vlerė 11 milionė euro
Kryeministri Berisha pėrshėndet takimin e BSPSH-sė nė kujtim tė 22 vjetorit tė grevės sė pėrgjithshme tė vitit ‘91
Kryeministri Sali Berisha pret kryetarėt e Bashkėsive Islame tė Ballkanit
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha nė Korēė
Kryeministri Berisha nė inaugurimin e impiantit tė pėrpunimit tė ujėrave tė zeza nė Korēė: Infrastruktura ujore, me rėndėsi parėsore
Kryeministri Berisha: Arsimi profesional njė zgjedhje e menēur pėr tė ndėrtuar tė ardhmen
Kryeministri Berisha: Sektori i akuakulturės do tė pėrfitojė nga lehtėsitė fiskale tė njėjta si fermerėt
Qeveria miraton vendimin pėr rimbursimin e TVSH-sė pėr fermerėt. Kryeministri njofton uljen e TVSH-sė pėr industrinė turistike
Qeveria miraton truallin pėr ndėrtimin e banesave pėr tė pastrehėt e sistemuar nė godinat e Institutit Bujqėsor dhe ish Institutit tė Kėrkimeve Biologjike
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave